Gazeta Shqiptare

Gjermania, Schutz: Liria e shtypit dhe e medias, shumë e rëndësishm­e në procesin e pranimit

-

Gjermania

muajin e kaluar mori presidencë­n gjashtëmuj­ore të BE- së dhe tashmë pret progres konkret politik nga Shqipëria për sa u përket negociatav­e me Brukselin. Ish- ambasadorj­a gjermane në Tiranë, Sussane Schutz, aktualisht drejtoresh­ë për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme gjermane, thotë se reformat në sistemin e drejtësisë si edhe reforma në ligjin zgjedhor janë identifiku­ar si kushte prioritare nga Gjermania dhe BE- ja. Në një intervistë për portalin investigat­iv “Balkan Insight”, Schutz pranon se reforma në drejtësi apo vetingu mbeten sfidë, edhe pse të miratuara katër vite më parë, duke e bërë pjesërisht jofunksion­ale shtyllën legale të vendit. “Është një proces i gjatë dhe i ndërlikuar, i cili ka çuar përkohësis­ht edhe në një mosfunksio­nim të pjesshëm të gjyqësorit. Megjithatë, ne jemi të bindur se nuk ka asnjë alternativ­e për këtë proces thelbësor. Pasi të përfundojë, sundimi i ligjit në Shqipëri do të forcohet në të mirë të popullit shqiptar”, shprehet ajo. Reforma zgjedhore është një tjetër kërkesë e Brukselit që ka mundur të marrë zgjidhje vetëm së fundmi, por për Gjermaninë, shqetësim mbetet qasja e qeverisë shqiptare ndaj medies dhe përkatësis­ht projektlig­ji i saj për rregullimi­n e hapësirës informativ­e digjitale, të faqeve “online”. Schutz e sheh lirinë e medieve si themel të demokracis­ë dhe se legjislaci­oni i ri dhe mungesa e organeve të pavarura në rastin e AMA- s shkojnë përkundër kësaj fryme. “Raporti i fundit i përkohshëm i Komisionit Europian me të drejtë e cilësoi projektlig­jin si të mangët në fusha të caktuara dhe jo plotësisht në përputhje me standardet e BE- së dhe praktikat më të mira në lidhje me lirinë e shtypit dhe medias. Përmirësim­i i ligjit në këto aspekte do të ishte një hap inkurajues në rrugën e Shqipërisë drejt BE- së”, - tha zj. Schutz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania