Gazeta Shqiptare

“Të kërkohet ndihmë nga Italia”, Meta: Të nisë terapia me plazmë hiperimune

Presidenti: MSH të sigurojë sa më shpejt aparaturat për plazmën që shpëton pacientët me COVID “Ka rezultuar e dobishme te pacientët me COVID- 19”

- Valentina Madani

Presidenti Ilir Meta kërkon nga autorite tet që të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune. Meta inkurajon autoritete­t shëndetëso­re në vend që të implemento­jnë sa më shpejt terapinë me plazmë imune, që ka rezultuar e dobishme te pacientët me COVID- 19. Përmes një postimi në “Facebook”, Presidenti Meta shkruan se inkurajon që të ecet sa më shpejt me terapinë me plazmë hiperimune në lidhje me pacientët e COVID- 19. Meta thekson se në këtë situatë është shumë e rëndësishm­e të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialist­ë. “Nisur nga informacio­net përgjithës­isht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune ( konvaleshe­nte) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me Covid- 19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj. Në këtë situatë është shumë e rëndësishm­e të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialist­ë, si një vend me eksperienc­ë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por edhe do të evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohe­t në praktikë”, - shprehet kreu i shtetit. Dy ditë më parë mjeku Pëllumb Pipero njoftoi se po bashkëpuno­het me italianët për ta futur këtë terapi edhe në vendin tonë. “Në Shqipëri një praktikë e tillë ende nuk përdoret, por po punohet në bashkëpuni­m me një ekip italian, në dijeninë time, për të filluar sa më shpejt aplikimin edhe në vendin tonë”, - deklaroi z. Pipero. Mjeku i njohur, Pëllumb Pipero, sqaroi se çfarë është plazma imune dhe kur ajo

ka dhënë rezultate optimiste. “Plazma imune është plazëm e marrë nga gjaku i pacientëve që kanë qenë të sëmurë me COVID- 19, janë shëruar dhe kanë krijuar një sasi të mjaftueshm­e antitrupas­h mbrojtës, ose antitrupa ndaj COVID- 19. Se sa mbrojtës janë, duhen anali

zuar për sasinë e antitrupav­e neutralizu­es për COVID- 19, analizë që sot për sot nuk realizohet në shumë vende në botë. Kjo plazëm është futur në protokolli­n mjekues të COVID- 19 në shumë vende dhe kur përdoret në fazat e hershme të sëmundjes ka dhënë rezul

DEKLARATA

“Nisur nga informacio­net përgjithës­isht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune ( konvaleshe­nte) dhe për shkak se aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID- 19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj”, - tha z. Meta.

tate optimiste”, - u shpreh Pipero.

Në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ndërroi jetë skulptori i njohur Arben Bajo. Gjatë ditëve të fundit u bë apel për dhurimin e gjakut për të, i grupit A- negativ nga një person që ka kaluar koronaviru­sin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania