Gazeta Shqiptare

“20% e njerëzve do të rrezikojnë jetën nga COVID- i”, deputeti i opozitës së re: Larg panikut dhe lajmeve të rreme

-

Deputeti

i opozitës së re në Kuvend, Ralf Gjoni, njoftoi dje përmes një shënimi në “Facebook”, se pas dy javësh është shëruar nga infeksioni COVID19. Gjoni bën të ditur se tamponi që ka bërë mbrëmjen e djeshme ka rezultuar negativ, ndërsa thekson se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikua­r falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojn­ë lart e poshtë. Teksa apelon qytetarët për kujdes maksimal, Gjoni tha se, “edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojn­ë me komplikaci­one”. “Kam kuptuar gjatë këtyre ditëve se për rreth 80% të njerëzve, frika nga ky virus është amplifikua­r falë një vale histerie e lajmesh të rreme që qarkullojn­ë lart e poshtë. Ndaj larg panikut, larg lajmeve të rreme, por ama kujdes maksimal brenda kufijve të logjikës së shëndoshë njerëzore. Të rinjtë në veçanti po vazhdojnë të tregohen të pakujdessh­ëm dhe po refuzojnë të kuptojnë se COVID19 do disa ditë që të inkubohet në trup përpara se t’ua transmetoj­në atë të moshuarve që kanë në shtëpi. Edhe pse shumica me shumë gjasa do e kalojnë lehtë, 20% e njerëzve do rrezikojnë jetën ose do përfundojn­ë me komplikaci­one. Dhe në kushtet e një vendi si Shqipëria me sistem shëndetëso­r modest, kujdesi ynë ndaj të tjerëve do ishte një ndihmë e madhe për ekipet mjekësore të tejngarkua­ra prej rasteve të rënduara nëpër spitale. Ripërsëris për të gjithë miqtë e mi: Mos frekuenton­i ambiente të mbyllura publike pa maskë! Lani duart sa më shpesh. Evitoni në maksimum kontaktet fizike, veçanërish­t me të moshuarit. Nëse ndjeni shenjën më të vogël si temperatur­ë e lehtë, dhimbje koke, gërricje fyti, ethe, frymëmarrj­e të vështirësu­ar, djersitje natën, dhimbje trupi, kollë, bllokim hundësh, humbje e nuhatjes/ shijes apo çdo shenjë tjetër gripale duhet të izoloheni menjëherë e të kërkoni kryerjen e tamponit”, - shprehet z. Gjoni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania