Gazeta Shqiptare

Mbeti i vrarë në atentat, Gjin Ndoji mik i familjes Bajri

Shkodër, 38- vjeçari i qëlluar për vdekje dy ditë më parë, shok me Behar Bajrin Policia konfiskon kamerat e sigurisë së zonës, pistat ku po hetohet

-

8- vjeçari Gjin Boriçi që u vra dy ditë më parë në Shkodër njihej edhe si Gjin Ndoj apo Gjin Frroku. Burime policore bëjnë të ditur se 38- vjeçari është qëlluar me dy plumba në kokë dhe një në shpatull, duke gjetur vdekjen e menjëhersh­me. Policia deri më tani ka dy pista hetimi. Njëra është për shkak të gjakmarrje­s, pasi një xhaxha i viktimës 15 vite më parë ka vrarë një djalë 16 vjeç, ndërsa pista tjetër po aq kryesore ka të bëjë me aktiviteti­n e mëparshëm të Gjin Boriçit. Dyshohet se vrasja e Gjin Boriçit ka lidhje me përplasjet e grupeve kriminale në Shkodër. Gjin Boriçi ka qenë shok me anëtarë të familjes Bajri, konkretish­t me Behar Bajrin, i cili sapo ka dalë nga paraburgim­i pasi janë pushuar akuzat ndaj tij. Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë Gjin Boriçit dhe pasi e kanë nxjerrë nga makina, kanë qëlluar ndaj tij pa sh

GJAKMARRJA

Policia deri më tani ka dy pista hetimi. Njëra është për shkak të gjakmarrje­s, pasi një xhaxha i viktimës 15 vite më parë ka vrarë një djalë 16 vjeç, ndërsa pista tjetër ka të bëjë me aktiviteti­n e mëparshëm të Gjin Boriçit.

këmbyer asnjë fjalë duke shtënë dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja, edhe pse nuk ka arritur ende në identifiki­min e tyre. Trupi i tij i pajetë u gjet pak metra larg automjetit, ndërsa në vend

ngjarje u zbuluan 3 gëzhoja kallashnik­ovi. 38- vjeçari njihej si person me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e krimeve ndaj personit. 1 km larg vendit ku u qëllua për vdekje i riu, është gjetur e djegur një makinë, e cila dyshohet se u përket autorëve, një skemë kjo e

SKENA E VRASJES

Autorët dyshohet se i kanë zënë pritë Gjin Boriçit dhe pasi e kanë nxjerrë nga makina, kanë qëlluar ndaj tij pa ndërruar asnjë fjalë, duke shtënë dy plumba në kokë dhe një në shpatull. Policia dyshon se autorët janë njohës të mirë të zonës ku ndodhi vrasja, edhe pse nuk ka arritur ende në identifiki­min e tyre.

përdorur edhe në vrasjet e tjera për të humbur gjurmët. Mjeti i gjetur është tip “Benz” me targa AA 346 LC dhe nga verifikime­t e bëra rezulton se targat e këtij mjeti i përkasin mjetit tip “Fiat Punto”, të cilat rezultojnë të vjedhura më datë 20.06.2020, në rrugën IshëmDurrë­s në pronësi të shtetases A. K., banuese në Durrës, e cila ka bërë kallëzim për këto targa. Skenar ky i përdorur shpesh nga vrasësit me pagesë, çfarë e ka shtyrë policinë të hetojë edhe rreth vrasjes për prishje të pazareve të drogës, veç asaj të hakmarrjes. Ajo që mbetet mister është se nga kanë ikur autorët, pasi kanë pasur tri mundësi, një në drejtim të Torovicës në Lezhë, e dyta një rrugë që të nxjerr tek ura e Gjo Lulit në Velipojë, ose në këmbë, përmes një mali në zonën e Velipojës. Hetimi për këtë vrasje të rëndë po kryhet në total në 5 drejtori të policive vendore, ku mendohet se mund të kenë lëvizur dhe vepruar autorët. Ndërkohë, mësohet se policia e Shkodrës ka sekuestrua­r një numër të madh të kamerave të sigurisë në rrugën nacionale Shkodër- Tiranë, në zonën e Bushatit ku janë drejtuar autorët pas vrasjes, në zonën e Velipojës, në Lezhë dhe vende të tjera, ku ka dyshime se mund të kenë lëvizur.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania