Gazeta Shqiptare

“Trafik droge” dhe “Vjedhje me armë”, OFL- ja u çon formularin 5 të dënuarve, 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë

-

Operacioni

Forca e Ligjit vazhdon me të njëjtin intensitet në të gjithë territorin e republikës. Këtë herë, OFL- ja ka shkuar në Durrës e Tiranë dhe kërkon që të plotësohet formulari i deklarimit të pasurisë nga 5 të dënuar për “Trafik të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale” dhe “Vjedhje me armë”. Ata janë Erneo Farruku,

Ahmet Alla, Edison Alhasa, Dritan Gjata dhe Ardian Sula. “Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve E. F., me banim në Durrës, i dënuar në Spanjë për veprën penale ‘ Trafik droge’ kryer në bashkëpuni­m dhe ‘ Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale’; A. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale ‘ Vjedhja me armë’; E. A., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën ‘ Vjedhja me dhunë’; D. Gj., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale ‘ Vjedhja me armë’; A. S., me banim në Tiranë, i dënuar për veprën penale ‘ Vjedhja me armë’. Këta individë si subjekt i Ligjit Special duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut për veprime të mëtejshme. OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga policia.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania