Gazeta Shqiptare

Skandali me tokën në Shëngjin, pronari: Ma kanë vjedhur!

“101 dynymë e 700 m tokë të trashëguar, e ka fituar me vendim gjykate” Denoncimi: Prokurorë e deputetë, palë me abuzuesit

-

Gjykata e ka njohur pronar të mbi 10 hektarëve tokë në Shëngjin, por prej 15 vjetësh ky vendim nuk po ekzekutohe­t.

Kjo është historia e 65 vjeçarit Nik Paloka, i cili thotë se prokurorë dhe deputetë janë bërë palë me abuzuesit dhe i kanë vjedhur pronën.

65- vjeçari Nik Paloka çdo ditë del nga banesa dhe sheh përballë në malin e Shëngjinit, 101 dynym e 700 m tokë të trashëguar nga i gjyshi të cilën e ka fituar me vendim gjykate, por që nuk mund ta shfrytëzoj­ë pasi vendimi nuk ekzekutohe­t. Kjo sagë ka 14 vite që vijon në dyert e të gjitha institucio­neve pa marrë zgjidhje.

Gjithçka nisi në 2006. Asokohe Nik Paloka ishte emigrant në Itali dhe pa në televizor se si disa investitor­ë po prezantoni­n një projekt mbi tokën e trashëguar nga i gjyshi. Menjëherë u kthye në vendlindje dhe shkoi në hipotekë nga ku mësoi se prona ishte ndarë në disa pronarë.

Skandali qëndron në faktin që personat të cilët duhet të ndëshkonin vjedhjen e pronës u bënë pjesë e aferës duke liruar abuzuesit, në këmbim të një pjese nga kjo pronë. Për të grabitur këtë pronë fillimisht është përdorur një prokurë false dhe për disa ditë prona ka kaluar në 46 persona.

Prona prej më shumë se 101 dynymësh është më pak se 2 km larg Ranës së Hedhur, e cila po ashtu fsheh në vetvete një skandal të tjetërsimi­t të pronave që çoi në burg shumë persona.

Nik Paloka vazhdon të jetojë me vendimin e pronësisë në dorë, por pa mundur të posedojë dhe të zhvillojë tokën e tij.

Më kanë vjedh pronën në bashkëpuni­m të gjitha institucio­net e shtetit, zyra e regjistrim­it të pasurive, prokuroria. Përvec gjykatës që më kanë dhënë të drejtë. S’kërkoj asgjë përvec pronës që e kam trashëgim nga gjyshi”, thotë Nik Paloka në një intervistë për “News 24”.

SKANDALI

Sapo pa në televizor se si disa investitor­ë po prezantoni­n një projekt mbi tokën e trashëguar nga i gjyshi, Nik Paloka menjëherë u kthye në vendlindje dhe shkoi në hipotekë nga ku mësoi se prona ishte ndarë në disa pronarë. Skandali qëndron në faktin që personat të cilët duhet të ndëshkonin vjedhjen e pronës, u bënë pjesë e aferës duke liruar abuzuesit, në këmbim të një pjese nga kjo pronë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania