Gazeta Shqiptare

“Një ditë do të ndodhte”, gjykata lë në burg vrasësin e nënës

Olsi Çekiçi, i papenduar: Vëllai më qëlloi i pari, unë vrava mamanë

-

Gjykata

e Shkallës së Parë në Pogradec dha ditën e djeshme masën e sigurisë “Arrest me burg” për 44- vjeçarin Olsi Çekiçi, i njohur ndryshe si “Lorja”. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura për shkak edhe të masave ndaj COVID- 19. Pas kësaj ngjarjeje makabre, Olsi Çekiçi është braktisur nga familjarët dhe të afërmit e tij dhe gjatë seancës së sotme në sallë nuk ka pasur familjarë të Olsi Çekiçit. Avokati mbrojtës i tij është Sokol Mihali, prokuror Gjergj Ceka, ndërsa gjyqtare Luljeta Kolonja. Sipas burimeve, 44- vjeçari ishte i qetë dhe nuk ka shprehur pendesë. Ai ka dhënë para gjykatës të njëjtat deklarime që dha edhe gjatë marrjes në pyetje nga policia pas arrestimit. Ai ka shpjeguar dinamikën e ngjarjes, duke pohuar autorësinë e vrasjes së nënës dhe plagosjes me mjete të forta të të vëllait, i cili kishte ndërhyrë për të shpëtuar të ëmën në momentin që 44vjeçari po i priste kokën. “Vëllai më goditi i pari, unë vrava nënën”, mësohet të ketë thënë në gjyq. Gjatë deklarimev­e të tij të mëparshme, ai nuk ka shprehur pendesë duke thënë se kjo gjë “një ditë do të ndodhte”. Nga ana tjetër, burime konfidenci­ale bëjnë të ditur se nëna e vajzës dhe ish- bashkëshor­tja e Olsi Çekiçit, e cila momentalis­ht ndodhet në Itali kërkon të marrë kujdestari­në e vajzës së saj. E gjithë ngjarja ndodhi pas një konflikti babë- bijë për një aparat celular, sipas të afërmve të Olsi Çekiçit, 44- vjecari ka dashur të vrasë vajzën e tij, por ka ndërhyrë nëna, e cila ka mbetur e vdekur në vend. Në tentativë për ta shpëtuar ka ndërhyrë edhe vëllai i Çekiçit, por pavarësish­t kësaj, ai nuk ka mundur ta shpëtojë nënën, duke përfunduar i lënduar edhe vetë në pjesë të ndryshme të kokës dhe trupit. Pas gjithë kësaj, 44vjecari i preu kokën nënës së tij dhe ia vari në portën e shtëpisë. Kanë qenë shërbimet e policisë, të cilët gjetën në vendin e ngjarjes Olsi Çekiçin së bashku me mjetin prerës ( drapër). Mësohet se gjatë arrestimit ai nuk ka bërë rezistencë, ndërsa fjalët e tij pas krimit sipas policisë ishin “gjaku është me magji”. Olsi Çekiçi vuan nga probleme të shëndetit mendor e gjithashtu është përdorues i lëndëve narkotike. Është një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili ka qenë i burgosur në Itali për drogë dhe më pas ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë. Prokuroria i kërkoi gjykatës të caktojë për 44vjeçarin masën e sigurisë arrest me burg si dhe të vlerësonte të ligjshëm arrestin në flagrancë. Avokati i caktuar kundërshto­i kërkesën e prokuroris­ë, duke kërkuar që ndaj 44- vjeçarit të caktohej masa e sigurisë me afat 40 ditë, periudhë gjatë së cilës ai t’i nënshtrohe­j ekzaminimi­t psikik për shkak të çrregullim­eve mendore. Pasi ka dëgjuar argumentet e prokurorit të çështjes dhe mbrojtësit, gjykata ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Olsi Cekiçin, duke rrëzuar kërkesën e mbrojtësit, i cili nuk i paraqiti gjykatës asnjë provë shkresore që të vërtetonte se autori i krimit makabër vuante nga probleme të shëndetit mendor. Olsi Çekiçi njihet si person problemati­k në qytetin e

Pogradecit dhe shumë herë është denoncuar pasi ushtronte dhunë të vazhdueshm­e kundrejt nënës së tij, por ajo i ka tërhequr. Fqinjët e familjes thonë se kishin frikë të dilnin në rrugë për shkak të tij, sepse dihej që ishte me probleme mendore. Në Psikiatrin­ë e Elbasanit, 44vjeçari kishte një kartelë mjekësore, por sipas mjekut, ai nuk pranonte të merrte mjekim. Olsi Çekiçi gjithashtu ishte përdorues i lëndëve narkotike dhe i dënuar në më parë për drogë në Itali, Belgjikë e Greqi dhe ka vuajtur dënimin në burgun e Zaharisë në vend.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania