Gazeta Shqiptare

COVID- 19 shënon 200 viktima në Shqipëri që prej fillimit të pandemisë

Brenda 24 orëve konfirmohe­n 125 raste të reja, humb jetën 55- vjeçaja nga Vlora Daja: 122 të hospitaliz­uar, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar

-

Gjatë 24 orëve të fun dit janë 125 raste të reja me COVID- 19. Kështu bëri të ditur Ministria e Shëndetësi­së dje gjatë përditësim­it të të dhënave të situatës. Një paciente nga Vlora ka humbur jetën. Në Infektiv dhe tek “Shefqet Ndroqi” janë 122 pacientë, 19 në terapi intensive. Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha se gjatë javës që lamë pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuar­a, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/ 1000 banorë. Incidenca e sëmundjes COVID- 19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë, e ndjekur nga Durrësi dhe Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuar­a është 47 vjeç. Grupmosha 55- 64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuar­a, e ndjekur nga grupmosha 25- 34 vjeç, me 18.5% të rasteve të konfirmuar­a. Sa i përket 24 orëve të fundit, janë kryer 506 testime për të dyshuar të prekur nga COVID- 19, ndërsa 125 persona janë konfirmuar të prekur nga virusi. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 68 raste në Tiranë, 15 në Korçë, 10 në Durrës, nga 4 raste në Shkodër, Lezhë, Berat, Gjirokastë­r, nga 3 raste Lushnje, Kurbin, 2 në Devoll, nga 1 rast Elbasan, Kukës, Pukë, Përmet, Sarandë, Divjakë, Kolonjë, Gramsh.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 37 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3379, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojn­ë çdo ditë personat aktivë me COVID- 19, që janë në banesë me simptoma të lehta apo pa simptoma. Ju lutem për këdo që kërkon të kontaktojë me mjekun e familjes, telefononi në linjën e gjelbër falas, 0800 40 40. Aktualisht në spitalin infektiv dhe ‘ Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 122 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 3 prej të cilëve të intubuar. Një punë e madhe po bëhet në dy spitalet COVID, ku përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me COVID19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolle­ve përkatëse. Fatkeqësis­ht nuk e ka fituar dot betejën me sëmundjen, një 55- vjeçare nga Vlora. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e dhe të afërmve! Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale apelon edhe një herë për më shumë kujdes për respektimi­n e rregullave të higjienës, vendosjes së detyrueshm­e të maskës në ambientet e mbyllura dhe respektimi­t të distancimi­t fizik. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Ko

COVID- 19 – STATISTIKA ( 10 GUSHT 2020)

Testime totale 46448 Raste pozitive 6536

Raste të shëruara 3379 Raste aktive 2957 Humbje jete 200 ( Qarku Tiranë 97, Shkodër 33, Durrës 29, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1)

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve:

BILANCI

Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se gjatë javës që lamë

pas është vënë re një rritje e numrit të rasteve të konfirmuar­a, si edhe e numrit të testimeve në mbi 1/ 1000 banorë. Incidenca e sëmundjes COVID- 19 në Shqipëri deri në javën që lamë pas është 214.9 raste për 100 000 banorë. Në nivel qarku, incidenca më e lartë është në Tiranë, e ndjekur nga Durrësi dhe

Shkodra, ndërsa qarku me incidencën më të ulët është Elbasani. Mosha mesatare e rasteve të konfirmuar­a është 47 vjeç. Grupmosha 55- 64 vjeç zë përqindjen më të lartë të të prekurve me 19.7% të rasteve të konfirmuar­a, e ndjekur nga grupmosha 2534 vjeç me 18.5% të rasteve të konfirmuar­a.

 ??  ?? Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp
Dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë konferencë­s së djeshme për shtyp
 ??  ?? Qytetarë dje tek spitali infektiv në Tiranë
Qytetarë dje tek spitali infektiv në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania