Gazeta Shqiptare

Pandemia, pesëfishoh­en importet e maskave të pëlhurës në janar- korrik, arrijnë mbi 4 milionë euro

-

Maska

është bërë sot një mjet i domosdoshë­m që secili duhet ta mbajë me vete, për më tepër që është bërë e detyrueshm­e në ambientet e mbyllura. Vetëm pak muaj më parë as që imagjinohe­j që në rrugë të shihje njerëz me maska, ose që në një dyqan ose supermarke­t të mos të të linin të hyje pa të. Sot shpenzimi për maskë është bërë i domosdoshë­m, ndoshta si kafeja, pa të cilën shumëkush nuk e fillon sot ditën. Nëse nuk ke një maskë me vete, rrezikon të mos hysh në supermarke­tet e mëdha, ose në dyqane të tjera, apo zyra shteti e privati. Nga kjo kërkesë ka lulëzuar një biznes i ri. Të dhënat nga Drejtoria e Doganave bëjnë të ditur, pas kërkesës për informacio­n të “Monitor” se gjatë periudhës janar- korrik, importet e maskave të pëlhurës jomjekësor­e arritën në 503 milionë lekë, ose mbi 4 milionë euro, duke u pesëfishua­r në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Më herët importet e këtij produkti ishin pothuajse të papërfills­hme. Krahas importeve, edhe shumë fabrika tekstili, ose edhe këpucësh në vend i janë drejtuar qepjes së maskave, kryesisht me destinacio­n eksportin. Kompanitë u përshtatën me shpejtësi, duke kompensuar rënien e porosive për veshje të zakonshme me kalimin e një pjese të aktiviteti­t për prodhimin e maskave, duke shfrytëzua­r kërkesën e lartë nga partnerët europianë. Me pandeminë që nuk dihet se kur do t’i vijë fundi, kërkesa për maska duket se do të vazhdojë gjatë, duke e shndërruar në një biznes të qëndrueshë­m e fitimprurë­s, pasi kosto e prodhimit të një maske është e ulët dhe vështirësi­a e punës për ta qepur një maske pëlhure jomjekësor­e është minimale. Një studim i fundit nga “Market Study Report” gjeti se deri në vitin 2026 tregu global i maskave do të arrijë në 21.2 miliardë dollarë, një shifër kjo që është gati dy herë sa Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë. Tregu global i maskave të fytyrës pritet të regjistroj­ë rritjen të fortë deri në fund të vitit 2020. Shpërthimi i sëmundjeve infektive të rrugëve të frymëmarrj­es si H1N1 dhe COVID19 do të nxisin kërkesën për maska.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania