Gazeta Shqiptare

Droga u kap e fshehur në motorin e makinës, në doganën e Vermicës

6 kg marijuanë nga Kosova në Shqipëri, arrestohet 54- vjeçari

-

Një

shtetas kosovar ka tentuar ditën e djeshme të futet në Shqipëri me 6 kg marijuhanë, por është arrestuar në doganën e Vermicës. E. l. 54 vjeç u arrestua pasi droga u gjet e fshehur në motorin e makinës së tij “Seat”. Policia e Kosovës njoftoi se arrestimi ndodhi në orën 11: 20. Zyrtarët kufitarë në pikën kufitare Vërmicë gjatë regjistrim­it në sistem të

KONTROLLI

Gjatë kontrollim­it të hollësishë­m të ushtruar nga ana e zyrtarëve policorë në bashkëpuni­m dhe koordinim me oficerët doganorë, në pjesën e përparme te motori i automjetit janë gjetur 15 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marijuanë.

automjetit “Seat” me targa lokale që ishte duke hyrë nga Shqipëria për në Kosovë kanë vendosur ta zgjedhin për kontroll të detajuar në vijën e dytë të

kontrollit. Gjatë kontrollim­it të hollësishë­m të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpuni­m dhe koordinim me oficerët doganorë, në pjesën e përparme, te motori i automjetit janë gjetur 15 qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marijuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6 kg. Në lidhje me rastin është njoftuar Drejtoria për Hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e Forenzikës dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejshëm të rastit. Me urdhër të Prokurorit të Prokuroris­ë

Themelore DKR Prizren është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, shpërndarj­a, transporti­mi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetës­imi ose shitja e paautorizu­ar e substancav­e narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit E. L., viti i lindjes 1966. Të gjitha veprimet e mëtejme ndaj personit të dyshuar do të ndërmerren në bashkëpuni­m dhe koordinim me prokurorin kompetent.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania