Gazeta Shqiptare

Morën peng mjekun grek në 2011- ën, policia u konfiskon pasurinë 3 fierakëve

4 apartament­e dhe 1 makinë luksoze, të përfituara nga veprimtari­a kriminale

-

Policia e Fierit kon fiskon katër aparta mente dhe 1 automjet me vlerë tregu 200 mijë euro, që dyshohet se janë përfituar nga veprimtari­a kriminale e tre shtetasve, në fushën e shtrëngimi­t me anë të kanosjes për dhënie pasurie. Kjo pasuri u përket Çerciz Agallijat, Klodjan Lamajt dhe Mariglen Hamatajt. Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Rrethit Gjyqësor Fier u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vendosjen e konfiskimi­t të katër apartament­eve dhe 1 automjeti, konkretish­t: një apartament në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit Ç. A., 37 vjeç, banues në Kraps, Fier. Dy apartament­e në lagjen nr. 13, Durrës, në pronësi të shtetasit K. L., 32 vjeç, banues në Banaj, Fier. Një apartament në lagjen nr. 13, Durrës dhe automjeti tip “Volkswagen” në pronësi të shtetasit M. H., 29 vjeç, banues në Frakull, Fier. Konfiskimi u krye për llogari të procedimit pasuror të filluar për këta shtetas, pasi janë subjekt i ligjit “Për parandalim­in dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsion­it dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandalue­se kundër pasurisë”. Apartament­et e konfiskuar­a dyshohet se janë përftuar nga shtetasit e mësipërm nëpërmjet veprimtari­së kriminale në shtetin grek, ku këta shtetas në

PENGU

Ata e lanë të lirë pengun dhe policia mundi ta marrë 67- vjeçarin vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrës­ve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë euro, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës.

bashkëpuni­m me njëritjetr­in, në datën 02.05.2011 kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëv­e të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro. Vijojnë hetimet intensive për evidentimi­n e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtyre shtetasve, familjarëv­e apo dhe të personave të tjerë të lidhur me ta. Referuar shkrimeve të bëra në atë kohë në media, apartament­et janë blerë në datat 13- 20 qershor 2011, vetëm pak ditë pasi këta persona kanë përfituar përmes pengmarrje­s shumën prej 1.3 milionë eurosh nga ana e familjarëv­e të mjekut grek. Mjeku 67- vjeçar Manolis

Karamolego­s u mor peng teksa po punonte kopshtin e tij, në zonën e Stamatas. Pasi është rrëmbyer, është dërguar në një zonë të thellë dhe malor në pyllin e Agios Merkurios, ku rrëmbyesit i kishin përgatitur

PENGMARRJA

Bëhet me dije se Agallija, Lamaj dhe Hamataj në vitin 2011 kanë rrëmbyer një shtetas grek, pronar i një shoqërie tregtare private, me qëllim përfitimi dhe u kanë marrë familjarëv­e të tij shumën 1 milion e 300 mijë euro.

një kasolle të improvizua­r. Ata e lanë të lirë pengun dhe policia mundi ta marrë 67- vjeçarin vetëm pasi familja e doktorit u pagoi pengmarrës­ve një gjobë prej 1 milion e 360 mijë euro, ndërsa shuma e parave u dorëzua nga familjarët në një tjetër kasolle të braktisur në zonën e Atikës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania