Gazeta Shqiptare

FONDI I QENDRËS SË LIBRIT, PËRFITOJNË TRI LIBRA PËR FËMIJË

-

Një

botë magjike përrallash me xixëllonja, një roman që nxjerr nga mjegulla mesjetare, arbrit dhe një libër që të josh drejt gramatikës. Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit ka shpallur fituesit e Fondit për mbështetje­n e krijimtari­së letrare për fëmijë. Juria e kryesuar nga Gaqo Bushaka ka përzgjedhu­r Luan Ramën me romanin "Udhëtim drejt planetit arbër" me motivacion­in "Për temën interesant­e, sa kombëtare aq edhe universale që trajton dhe gjuhën e pëlqyeshme e të kuptueshme për fëmijët. Shkrimi i librit qartazi është i paraprirë nga një kërkim jo i vogël dhe është një histori e bukur për fëmijët". Po ashtu , u përzgjodh edhe Rovena Rrozhani me përrallën "Fani në kërkim të dritës" me motivacion­in "Për nxitjen e fantazisë së fëmijëve, duke i motivuar ata që të kërkojnë lidhjen e munguar me natyrën. I shoqëruar me ilustrime të arrira, libri e çon edhe më tej fantazinë e të vegjëlve". Një vlerësim tjetër shkoi për Rudina Çupin me librin didaktiko letrar "Grama Tik Tok" me motivacion­in "Për vlerat e larta gjuhësore, që nxit lidhjen e ' shkëputur' të fëmijëve me zotërimin e gjuhës shqipe përmes historive". Kësisoj, duket se letërsia për fëmijë po merr vëmendje dhe po rifiton terrenin e humbur. Alda Bardhyli, drejtore e qendrës, tha dje se, "libri për fëmijë do ketë fond të veçantë, në vijim të politikave të qendrës për mbështetje­n e autorëve shqiptarë e sidomos të letërsisë për fëmijë ku kemi pasur një traditë të shkëlqyer". Mandej shkrimtari për fëmijë, Gaqo Bushaka, anëtar jurie, vërejti se, "Ishin libra të mirë, por çmime janë tri. Nga ata 20 shumica me redaktime fare të vogla janë libra të mirë, sepse lind pyetja, ku është sot letërsia për fëmijë se unë e Canosinaj nuk e lëshojmë kollaj vendin tonë", tha ai me të qeshur. Shkrimtari Viktor Canosinaj, po ashtu anëtar jurie, duke vlerësuar ndryshimet në politikat e librit dhe botimet e tri viteve të fundit, kërkoi që të "shtohen autorët për fëmijë, sidomos ata që punojnë me fëmijët, mësuesit, psikologët e punonjësit socialë". Një vëmendje të veçantë morën ilustrimet e Artur Dautit te "Fani në kërkim të dritës". Edhe motivacion­i vinte në dukje nxitjen e fantazisë së të vegjëlve. Bushaka tha se "kam vite pa parë ilustrime kaq të arrira", ndërsa drejtoresh­a e qendrës, Bardhyli, shtoi se "do ketë një çmim për ilustrimet e librave". fa. ni.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania