Gazeta Shqiptare

Kur varej Havzi Nela në Shqipëri, Europa rrëzonte Murin e Berlinit

- Nga Aleksandër Biberaj

... Pavarësish­t se komunizmi ishte në grahmat e fundit, pasi në Europën ish- komuniste kishin filluar tashmë lëvizjet dhe reformat për liri dhe demokraci, përsëri regjimi kriminal i Tiranës nuk ndalej para asgjëje, por në mënyrën më makabre, siç kishte vepruar për 44 vjet me radhë, do të varte një poet, një njeri të pafajshëm, një kryefamilj­ar, një arsimtar, një qytetar që kërkonte liri arti për artistët dhe liridemokr­aci për qytetarët shqiptarë. Skena e krimit do të ishte si në periudhat më të errëta të inkuizicio­nit mesjetar, kur Xhordano Bruno do të digjej në turrën e druve vetëm e vetëm se do të pohonte “Po dhe po, toka rrotullohe­t rreth diellit”, ndërkohë që po të pohonte të kundërtën ndoshta do t’i falej jeta nga inkuizitor­ët. Të “njëjtën herezi” bëri edhe Havzi Nela, por në një kohë, vend dhe kontekst tjetër. Poeti që i këndonte mjerimit dhe varfërisë komuniste, u var sepse besonte te liria dhe demokracia e vërtetë, tek arti i lirë, te një jetë më e mirë për shqiptarët. Siç ishin edhe procedurat e kohës, Havzi Nela dhe familja e tij i bënë kërkesën e fundit regjimit komunist që t’i falej jeta ( Presidiumi­t të Kuvendit Popullor - sot Kryesia e Parlamenti­t) si dhe Këshillit Gjyqësor të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, kërkesa që ranë në vesh të shurdhër, kështu që iu refuzua falja e jetës dhe mbeti në fuqi dënimi me vdekje, me varje në litar, i gjykatës së shkallës së parë Kukës. Pas ekzekutimi­t me varje në litar mëngjesin e 10 gushtit 1988, trupi i poetit u la i varur deri në mesditë që ta shikonte “i gjithë populli”, pastaj trupi i tij u shëtit në mënyrë po aq makabre në Kukës, duke terrorizua­r një popull të tërë. Ironia e fatit ishte se në listën që kanë firmosur dënimin me vdekje ndodhet edhe emri dhe firma e një ish- artisti- skulptori të shquar të kohës, Kristaq Rama, i cili kurrë nuk kërkoi falje për krimin që kreu ndaj jetës së Havzi Nelës, duke firmosur varjen e tij, vetëm e vetëm se Havziu donte të ishte poet i lirë. Dhe jo vetëm Kristaqi, por as i biri Edi që ka 22 vjet me pushtet politik nuk ka kërkuar kurrë falje për këtë krim, përkundraz­i Edi mburret se i ati ishte komunist, le të ishte komunist Kristaqi, por të mos firmoste për të varur një poet disident, i vetmi krim i të cilit ishin poezitë e lira, vargjet e lira, ku i këndohej jetës, dashurisë, familjes dhe bukurisë së natyrës. Natyrisht që Havziu ishte i pambrojtur pasi “ishte me biografi të keqe, nuk e kishte biografinë e mirë”, si dhe nuk ishte as nga “zona e parë operative”, por “ishte përfaqësue­s i reaksionit të veriut”, pra nuk ishte as nipi i Spiro Kolekës! Edhe Këshilli Gjyqësor i Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, i përbërë nga Fehmi Abdiu ( kryetar- relator) si dhe Fatmira Laskaj e Lili Robo ( anëtarë), duke pasur pranë prokurorin Skënder Breca, që lanë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë të rrethit Kukës për dënimin me varje në litar nuk kanë kërkuar asnjëherë falje, përkundraz­i kanë pasur edhe karriera të shkëlqyera në demokraci. Vitet dhe dekadat kaluan, dhe ja ku jemi plot 32 vite pas krimit makabër dhe jo vetëm që askush nuk kërkoi falje për këtë krim ( përkundraz­i ata që e dënuan edhe u graduan) dhe ndonëse krimi ndodhi vetëm dy vite para demokracis­ë, sot e kësaj dite askush nuk u dënua për jetën e Havzi Nelës. Dhe ishte krimi më i tmerrshëm që ndodhte në Europën ish- komuniste që nga Lufta e Dytë Botërore. As Stalini nuk guxoi të varte poetë, imagjino sikur Stalini të varte Sollzhenic­inin e famshëm apo poetë të tjerë disidentë se çfarë reagimi do të kishte pasur si në Ish- Bashkimin Sovjetik, po ashtu edhe në botën e qytetëruar perëndimor­e. E ajo që nuk ndodhi në vendlindje­n e komunizmit barbar në Rusi, ndodhte në Kukësin në kufi me Kosovën. Shkrimtari i madh, mjeshtri i letrave shqipe, Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin Nobel në përvjetori­n e varjes tragjike të poetit disident Havzi Nela është shprehur se kjo është “... një kambanë që ënde bie për shoqërinë shqiptare. Të mos e dëgjosh këtë kambanë do të thotë të vazhdosh të shkelësh me këmbë lirinë e Shqipërisë”. E megjithatë, krime të tilla nuk parashkruh­en kurrë, nuk falen kurrën e kurrës, drejtësia mund të vonojë, por kurrë nuk harron. Ne jemi dëshmitarë sesi edhe sot e kësaj dite, pra pas 80 vitesh nga krimet e nazizmit, gjermanët kërkojnë falje për ato krime dhe kudo ku nazistët kapen, dërgohen dhe dënohen nga drejtësia për krimet e kryera 80 vite më parë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania