Gazeta Shqiptare

Njihuni me 5 GABIME fatale për një grua

-

farë po ndodh? Nuk ekzis ton në këtë planet as edhe një burrë, që sillet si du het?”. Kohët e fundit gjithnjë e më shumë ankesa të së njëjtës natyrë dëgjohen nga femrat. Diku midis kafes dhe bisedës për të zakonshmet, tema papritur kthehet te burrat dhe për zhgënjimet që na kanë sjellë. Madje, në të shumtat e herëve përpiqen të shpjegojnë sjelljet e pabesa të tyre, duke përdorur shprehjen: “Burra janë, ç’të presësh!?”. Është zgjidhja më e lehtë që të mos pranojmë se faji mund të jetë vetëm i tyre, por edhe i yni...

“S’kanë faj burrat, por ne që tregohemi mendjeleht­a”, - mbron me zjarr psikoterap­eutja dr. Lora Slesinxer. Dhe ç’është më e keqja nga të gjitha këto, jo vetëm nuk ndërgjegjë­sohemi se bëjmë gabim, por jemi dhe të sigurta se kemi vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Si të jemi të pagabueshm­e brenda botës burrërore jomikpritë­se. E vërteta është krejtësish­t ndryshe dhe e dhimbshme. Gabimet që bëjmë, bëhen të rrezikshme për ne dhe m a r r ë d h ë n i e t tona. Jemi ne gratë që i krijojmë këto situata. Kur shohim se e teprojmë ose nuk jemi të sigurta për diçka, japim një buzëqeshje për t’i mbuluar të gjitha.

MË E MIRË VETMIA

“Nuk mund ta imagjinoj jetën time pa pasur dikë në krah”, dëgjova të thotë një vajzë e re në një rreth miqësor para disa ditësh. Ishte e bukur, ekonomikis­ht e pavarur, por me shikimin e saj kërkonte pa vetëdije te çdo mashkull që takonte ‘ Mr. Mrekullinë’. Po mirë, ç’është në fund të fundit burri? Një lodër e domosdoshm­e? Si është e mundur që një grua të jetë aq e pasigurt saqë vetëm me praninë e të dashurit të ndihet mirë? Shoqëria është një ndjenjë tepër e bukur, por po të mos provojmë vetminë, nuk mund ta vlerësojmë dhe të zbulojmë nivelin që duam të ketë shoku që na takon me të vërtetë. Në të shumtat e herëve, duke u përpjekur që t’i shmangemi vetmisë, krijojmë marrëdhëni­e pa rrugëdalje dhe problemati­ke. Më e keqja është se ne vazhdimish­t trembemi të ikim dhe përfundojm­ë të pranojmë një lidhje që nuk mund t’i rezistojmë.

NUK KA LUMTURI QË TË NDAHET

“E pranoj që burri im shikon të tjera, ndoshta diçka edhe më shumë, por e di që më do. Nga ana tjetër, ka nevojë për mua. Nuk mund ta lë”, - thotë me dhimbje, por me gjakftohtë­si shembullor­e Eleni. “Mund ta prish një marrëdhëni­e që në përgjithës­i është ajo që dua vetëm e vetëm se Andrea shikon femra tjera?”. Natyrisht shoku i Elenit nuk mbetet vetëm te shikimi... dhe Eleni brenda saj është e bindur se nuk i qëndron besnik, por nuk vendos që t’i qartësojnë gjërat. I pëlqen të besojë se megjithëse Andrea e tradhton, ajo ka nevojë për të. E vërteta është se këtë “nevojë të tepërt” e kemi dëgjuar shumë herë në jetën tonë. Ai do të kërkojë ndjesë dhe ne do ta falim dhe kështu do të vazhdojmë. Atëherë kush sillet pa mend në këtë rast?!

NJË FËMIJË PËR DY

Kur njoha burrin tim, isha shumë entuziaste. Shumë shpejt mbeta shtatzënë. Kështu vendosëm ta mbajmë fëmijën dhe të martohemi”, - thotë Marina, nënë e një vajze trevjeçare. Natyrisht, ekzistojnë mundësitë që gjithçka të shkojë mirë dhe martesa të vazhdojë e lumtur si tani.

Por nuk ndodh kështu. Një fëmijë bashkon në realitet dy njerëz që jetojnë mirë bashkë dhe marrëdhëni­et e të cilëve ngjiten mbi baza të shëndosha. Por dy “të panjohur” që në një natë të shkujdes- ur krijuan një jetë të re, nuk mund ta bëjnë njëri- tjetrin të lumtur, sado që të përpiqen. Shtatzënia jashtë dëshire e dëmton tepër gruan që merr përsipër përgjegjës­inë e një jete të re. Është më mirë që të mos ia lëmë gjërat fatit, sidomos në qoftë se nuk e njohim sa duhet shokun tonë dhe nuk jemi të sig- urta për hapin e madh.

Është burrë dhe qejfin e tij do bëjë “Në takimet e para me mikun tim zbulova se ishte disi i papjekur, por isha e sigurt se me kalimin e kohës do të ndryshonte”. Ëndrra femërore e padiskutue­shme: “Të kemi atë fuqi dhe pushtet mbi burrat saqë t’i shndërrojm­ë në burra që ëndërrojmë”.

Njohim dikë që na pëlqen, e dashurojmë, megjithëse ka disa vese “të vogla” ( ndonjëherë edhe shumë të mëdha), por...” ku të vejë, do ta ndryshoj”, - mendojmë përbrenda. Por nuk menduam nëse do të arrijmë. Dhe përse të ndryshojë ai dhe jo ne?

NË QOFTË SE DO TË IKËSH, IK...

“Pas gjashtë vjetësh marrëdhëni­e të lumtura, miku im ngul këmbë se i duhet akoma kohë që të ven- dosë të martohet, kurse unë i ndiej vitet të ikin dhe në një çast dua të krijoj familje bashkë me të”, - shpje- gon me lot në sy Fatimja. “Nuk mund t’i kërkoj drejtpërdr­ejt të martohemi, as edhe t’i japë të kuptojë se kam humbur vite nga jeta ime pa arsye”.

E vërteta është se ne gratë e ndjejmë shumë më herët sesa burrat nevojën që të bëjmë fëmijë, veçanërish­t kur kemi gjetur shokun e jetës. Ndërkaq, nuk është gabim i partnerit tonë, në qoftë se nuk është dakord me dëshirën tonë. Natyrisht situata rëndohet, por nuk veprohet dhe ndryshe. Ose rri dhe prit, ose ik dhe kërko gjetkë për një dashuri të re.

FANTAZITË TONA...

Natyrisht që rastet e mësipërme nuk vërtetojnë se ne gratë jemi mendjeleht­a, por thjesht se jemi të padjallëzu­ara tek ajo që na intereson, burrat. Emancipimi i gruas kufizohet vetëm në kuadrin e punës. Përpiqemi të jemi të sakta dhe produktive në punën tonë dhe luftojmë që të na njihet mundi ynë. Prezantohe­mi autoritare dhe dinamike, kur faktikisht presim miratimin nga seksi tjetër. Ëndërrojmë se do të vijë princi që të na rregullojë jetën.

E vërteta është se bazojmë të gjitha shpresat, përgjegjës­itë te shoku i ardhshëm dhe kërkojmë që t’u përgjigjet kërkesave tona. Aq më keq, kur ai nuk u përgjigjet kërkesave tona, atëherë jemi ne që fantazojmë të kundërtën.

Në të vërtetë, ajo për të cilën kemi nevojë është që ky njeri i përkryer të ekzistojë në realitet dhe jo vetëm në fantazinë tonë. Por e thëna nga e bëra është larg.

JU KËSHILLOJM­Ë:

Mos iu trembni vetmisë. Më i keq është boshllëku që ndien kur jeton me dikë që nuk të kënaq.

Mos lejoni që ëndrra juaj për një jetë të bukur të shfrytëzoh­et nga të tjerët, duke rënë pre e mashtrimit.

Në qoftë se një dashuri e re nuk ju kënaq dhe nuk është ajo që ju e prisnit nga një lidhje, nuk është nevoja që të humbni rastet e tjera dhe kohën që është aq e vlefshme. Mos harroni! ASNJËHERË NUK ËSHTË VONË!

Mos shpresoni se do të ndryshojë. Në qoftë se dëshiron që lidhja juaj të mbijetojë, pranoje ashtu siç është.

Kini besim tek vetja juaj. Kujdesuni që të merreni me gjëra me vlerë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania