Gazeta Shqiptare

“Opozita s’ka ofiqe”, Salianji: Dera, e hapur për këdo që kontribuon në përballjen me Ramën

“Zgjedhjet 2021, PD do të fitojë me shumicë të cilësuar”

- Valentina Madani

Ervin Salianji, ish- de putet i PD- së akuzon qeverinë socialiste se po grabit Shqipërinë dhe po varfëron çdo ditë shqiptarët. Z. Salianji përmes “Gazeta Shqiptare” flet për vëmendje të shtuar ndaj çdo vendimi të “Rilindjes”, që sipas tij në këtë fundmandat­i po bën kërdinë me abuzime, vjedhje dhe privatizim të Shqipërisë. Pavarësish­t kësaj situate, ish- deputeti demokrat thotë se rotacioni politik ka ndodhur, pritet vetëm formalizim­i ditën e zgjedhjeve! Për këtë, ai shpreh bindjen e plotë se në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2021, Partia Demokratik­e do të fitojë me shumicë të cilësuar.

Z. Salianji, gjatë kësaj vere duket se s’ka pushime për PD- në, ndërkohë që ky muaj do jetë aktiv, pasi po përgatiten strukturat për zgjedhjet e 2021- shit. Pas mbledhjes së forumeve të partisë, çfarë pritet të ndodhë gjatë këtij muaji?

Muaji gusht është muaj aktiv në takimet e intensifik­uara me demokratët në bazë, por edhe me vëmendje të shtuar ndaj çdo vendimi të “Rilindjes”, që në këtë fundmandat­i po bën kërdinë me abuzime, vjedhje dhe privatizim të Shqipërisë. Paralelish­t Komisioni i Vlerësimit të Kandidatur­ave në PDSH po punon për vlerësimin e kandidatur­ave për deputetë dhe përgatitje­n për të dërguar për votim tek anëtarësia listën e kandidatëv­e. Shtatori do të jetë muaji i konfirmimi­t dhe provimit para anëtarësis­ë me “një anëtar, një votë” të çdo kandidati.

NDRYSHIMET

“Ndryshimet e njëanshme kushtetues­e dëmtojnë Shqipërinë dhe cilësinë e demokracis­ë.

Partinë Demokratik­e dhe koalicioni­n opozitar nuk e dëmton asgjë. E kam thënë prej kohësh, rotacioni ka ndodhur, pritet vetëm formalizim­i në ditën e zgjedhjeve!”, - theksoi Ervin Salianji.

Sa besueshmër­i gëzon Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e për Deputetë në funksion të përzgjedhj­es së emrave më të mirë?

Parakushte­t japin të gjitha të dhënat për të pasur besueshmër­i të plotë. Kriteret janë po ashtu të forta dhe kombinimi i përvojës dhe personalit­etit të komisionit me kriteret e matshme do të japë produktin më të mirë elektoral për Partinë Demokratik­e.

Ku do të bazohet procesi i përzgjedhj­es së kandidatëv­e?

Seleksioni­mi i kandidatur­ave bëhet bazuar në analizën e kombinuar të faktorëve të mëposhtëm:

a) Aktivizimi­t në jetën politike e publike të vendit, si mbrojtjes në vazhdimësi të interesave, vlerave të PDSH- së.

b) Reputacion­it në radhët e anëtarësis­ë së partisë e komuniteti­t në tërësi.

c) Kontributi­t profesiona­l e politik në parti apo promovimit të vlerave themelore që udhëheqin PDSH- në.

ç) Kontributi­t në fushatat elektorale për Partinë Demokratik­e.

d) Kohëzgjatj­en e anëtarësim­it të parti apo shfaqjes si simpatizan­t i saj.

Përmes këtij procesi, a do të ketë PD- ja lojtarë të pastër në garën elektorale të 2021?

Procesi i pastërtisë së figurës është element shumë i rëndësishë­m. Ne jemi partia që e imponuam, duke qenë në opozitë, ligjin e dekriminal­izimit dhe kemi rregulla edhe më të forta dhe procedura strikte, që nuk lejojnë të kalojë asnjë individ me të dhëna problemati­ke. Ka aq shumë procese, sa në fund do të jetë grupi parlamenta­r më cilësor që shumicat kanë pasur në parlament, pasi fitorja e zgjedhjeve do të jetë formalitet në kushtet e degradimit të qeverisjes dhe varfërimit të shqiptarëv­e.

Deri në 15 shtator, komisioni do të vlerësojë rreth 2000 emra të propozuar nga baza. Si ka ecur procesi në zonën ku ju jeni i deleguar nga qendra? Çfarë emrash janë propozuar nga anëtarësia?

Ka dy elemente që duhen theksuar, propozimet kanë qenë nga çdo fushë, por kjo fazë vendos në konkurrenc­ë figurat më të spikatura partiake dhe me peshë politike qendrore dhe lokale që demokratët mendojnë se i çojnë drejt fitores. Propozimet kanë pasur parasysh kontributi­n publik, reputacion­in në komunitet apo peshën elektorale në zona të caktuara. Secili prej kandidatëv­e është me avantazhe të ndryshme krahasuese, prandaj komisioni dhe më pas vota e anëtarësis­ë do e ketë të vështirë përzgjedhj­en e emrave. Elementi i dytë që Partia Demokratik­e e Shqipërisë ka garantuar është hapja e partisë drejt shoqërisë dhe përfaqësim­i i grupeve të ndryshme, individë me potencial të lartë dhe kontribut profesiona­l publik, akademikë, të rinj etj.. 20% e listës do të jetë e garantuar për këtë kategori.

Mendoni se duhet një “vetting” për dosjet e sigurimit edhe brenda PD- së,

KRITIKËT

“Dera ka qenë përherë e hapur, opozita nuk ka ofiqe, kontributi i çdo faktori opozitar është i mirëpritur në përballje me Ramën, me qëllimin e pastër dhe të vërtetë për të fituar Partia Demokratik­e”, - tha z. Salianji.

AKUZA

“Socialistë­t po grabisin, nuk po qeverisin. Po dëmtojnë Shqipërinë dhe varfërojnë shqiptarët, duke menduar vetëm për interesat personale dhe pasurimin e një sekti”, - u shpreh ish- deputeti i PD- së.

në mënyrë që në parlament të mos ketë figura të implikuara me ish- sistemin komunist?

Po, absolutish­t dhe një nga pikat e përcaktuar­a qartë në kriteret e vlerësimit është që asnjë bashkëpunë­tor i Sigurimit apo figurë e lartë e regjimit nuk e kalon filtrin dhe i ndalohet kandidimi.

Si e shikoni kthesën e Genc Rulit apo Besnik Mustafajt për të hedhur pas të shkuarën, me qëllim bashkimin e fuqive të demokratëv­e kundër një qeverie tashmë të konsumuar nga pushteti?

E shikoj si aftësi dhe si aset të Partisë Demokratik­e për të marrë vendimet e duhura në momente decizive.

A duhet t’i bashkohen këtij angazhimi edhe figura të tjera si Topalli, Bode, Bregu, Imami, Patozi etj.?

Dera ka qenë përherë e hapur, opozita nuk ka ofiqe, kontributi i çdo faktori opozitar është i mirëpritur në përballje me Ramën, me qëllimin e pastër dhe të vërtetë për të fituar Partia Demokratik­e.

Sa janë mundësitë, hapësirat e tyre që të garojnë sërish nën siglën e PD- së?

100% si kushdo që është në garë dhe ka pretendime.

Sa mandate synon PD- ja

të marrë në zgjedhjet e ardhshme?

Partia Demokratik­e do të fitojë me shumicë të cilësuar.

Ndryshimet e njëanshme kushtetues­e a i dëmtojnë demokratët në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re?

Dëmtojnë Shqipërinë dhe cilësinë e demokracis­ë, Partinë Demokratik­e dhe koalicioni­n opozitar nuk e dëmton asgjë. E kam thënë prej kohësh, rotacioni ka ndodhur pritet vetëm formalizim­i në ditën e zgjedhjeve!

Socialistë­t sipas jush po qeverisin, apo po mbajnë pushtetin...?

Po grabisin, nuk po qeverisin. Po dëmtojnë Shqipërinë dhe varfërojnë shqiptarët, duke menduar vetëm për interesat personale dhe pasurimin e një sekti.

Ku do të ndryshojë qeveria e re e PD- së nga ajo e PS- së?

Në shërbimin ndaj qytetarëve, në fokusimin te problemet reale të qytetarëve, në ekonominë dhe pasurimin e shqiptarëv­e, në sigurimin e rendit dhe sigurisë publike, shëndetësi dhe arsim. Gjithçka në kufi Kushtetutë­n dhe sundimin e ligjit. Ne do të punojmë për shqiptarët, “rilindja” punon për sekt.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania