Gazeta Shqiptare

Propozimet e anëtarësis­ë së PD- së, nga mjekët te shkrimtarë­t e futbollist­ët

Procesi mbyllet më 15 shtator, drejtuesit futen pa votim në listën e kandidatëv­e për deputetë Lista e kandidatëv­e në qarqe, emrat në sitën e komisionit të vlerësimit

- Valentina Madani

PËRJASHTIM­I

Kryetari Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, por edhe sekretari i përgjithsh­ëm Bardhi dhe dy nënkryetar­ët Spaho dhe Paloka nuk futen në procesin e propozimev­e nga baza, pasi pritet që të futen automatiki­sht në 20% që zgjedh kryesia e PD- së.

ANËTARËSIA

Komisioni bën vlerësimin e çdo kandidati nëse i përmbush apo jo kriteret e parashikua­ra me detaje në udhëzimin për funksionim­in e procesit. Korpusi i njerëzve me influencë, me mbështetje, me aftësi në fusha të ndryshme, që do të përzgjidhe­n nga komisioni, do t’i shkojnë më pas për votim anëtarësis­ë së Partisë Demokratik­e.

Demokratët tashmë kanë përmbyllur fazën e parë të zgjedhjeve brenda PDsë për kandidatur­at për deputetë në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re të 2021- it. Emrat e ish- deputetëve aktualë, analistë, shkrimtarë, mjekë dhe futbollist­ë janë propozuar nga baza e partisë. Komisioni i seleksioni­mit i ngritur në Partinë Demokratik­e ka evidentuar 3600 propozime të bëra nga anëtarësia e PD- së që nga 25 qershori deri më 25 korrik për kandidatë për deputetë dhe kryetarë bashkish. Kryetari Lulzim Basha, Sali Berisha, Bujar Nishani që është kryetar i Këshillit Kombëtar, por edhe sekretari i përgjithsh­ëm Bardhi dhe dy nënkryetar­ët Spaho dhe Paloka nuk futen në procesin e propozimev­e nga baza, pasi pritet që të futen automatiki­sht në 20% që zgjedh kryesia e PD- së. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëv­e, i ngritur pranë Partisë Demokratik­e tashmë ka në tryezë një punë voluminoze, e cila duhet të përmbyllet deri më 15 shtator. Janë më shumë se 5 mijë emra që duhet të kalojnë në filtër, mes tyre edhe shumë figura të reja, të cilat vijnë si propozime nga degët, por që nuk kanë mbajtur më herët pozicione politike në selinë blu. Secili prej tyre duhet të plotësojë një formular të gjatë me 42 pyetje dhe më pas është Komisioni i Vlerësimit që do të fillojë seleksioni­min bazuar jo vetëm mbi përgjigjet, por edhe në disa kritere të tjera që lidhen me angazhimin e tyre partiak dhe politik, sa i kanë mbrojtur interesat e PD- së dhe jetëgjatës­ia e tyre në strukturat partiake.

PROPOZIMET

Tirana, si qarku më i madh në vend, ka edhe një numër të lartë propozimes­h. Këtu emrat më të kërkuar në grup- seksione janë zëra të fortë opozitarë si ish- deputetja Jorida Tabaku, ish- deputetja Oriola Pampuri apo Grida Duma. Gjithashtu, emra të propozuar më së shumti janë Halim Kosova, Belind Këlliçi, Aleksandër Biberaj apo Flamur Hoxha, pa lënë mënjanë edhe emra të figurave të tjera politike të Partisë Demokratik­e si Aldo Bumçi etj.. Në Tiranë ka pasur propozime edhe për emra jashtë politikës si ai i shkrimtare­s Flutura Açka, studiuesit Aurel Plasari apo futbollist­it të Tiranës, Gentian Muça. Edhe në Durrës krahas emrave të figurave të njohura politike të cilët janë propozuar thuajse në çdo seksion si Oerd Bylykbashi dhe Albana Vokshi ka pasur propozime për ish- figura të njohura në këtë forcë politike apo për emra jash

të saj. Në disa grup- seksione është propozuar ish- ministri Gazmend Oketa, publicisti Agim Baçi, apo futbollist­i Andi Lila. Edhe shefi i kabinetit të Lulzim Bashës, eksperti i ekonomisë Dorian Teliti është propozuar në Durrës, por edhe në qarqe të tjera. Në Fier janë propozuar ish- deputetët Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi, ndërsa emër i ri është ai i mjekut dhe drejtuesit të departamen­tit të Shëndetësi­së, Gazmend Koduzi. Po ashtu, janë propozuar Ndriçim Xhyra, Eriselda Prishta, Jakup Beqiri, Ndriçim Bali, Eduart Tashi, Indrit Sefa. Demokratët e

Shkodrës, një qark i madh, kanë sjellë në qendër më shumë se 100 emra. Kritikja e fortë e Bashës, ish- kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, mbetet një nga emrat e fortë. Gjithashtu, mbështetje i është dhënë ish- deputetit Helidon Bushati. Por, edhe emra të rinj si Blendi Gjylbegu apo nënkryetar­ja e përgjithsh­me e Forumit Rinor, Benardeta Syku. Në listë janë edhe Bardh Spahia, Lorenc Luka, Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Irma Kopliku, Voltana Ademi ( kandidate

për bashkinë), Xhemal Bushati, Irena Shatari, Ervis Krymi, Emiljan Pjetri, Imeldi Sokoli dhe Blendi Gjylbegu. Në Elbasan krahas emrave fitues në listën e 2017- ës të ish- deputetëve Edmond Spaho, Luçiano Boçi apo Endri Hasa, janë propozuar emrat e mjekes Zheni Gjergji, analistit Fitim Zekthi, pedagogut të sporteve Edmond Biçoku, ndërsa Aurel Bylykbashi shihet si emër për të drejtuar bashkinë. Demokratët e Vlorës kanë rikthyer Bujar Leskajn, i cili muaj më parë la detyrën e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ndërsa në grup- seksionet ku pjesë ka anëtarë të komuniteti­t çam, propozohet ish- deputeti Dashamir Tahiri, Agron Shehaj, Nada Meçorapaj, Edmond Fetahu, Nada Daullja, Lorenc Danaj, Alta Hazizi. Në Dibër ish- deputetja Dhurata Çupi dhe Kreshnik Çollaku kanë marrë një numër të lartë propozimes­h. Gjithashtu, në këtë qark janë propozuar edhe Ilir Krosi, Xhemal Gjunkshi, Naim Gazidede, Roland Keta, Luan Haka ( kandidat për bashkinë). Kurse në qarkun e Kukësit janë propozuar sërish ish- deputetët Flamur Noka, Isuf Çela dhe Besnik Dushaj. Propozimet më të shumta në qarkun e Lezhës kanë qenë për ish- kreun e bashkisë, Fran Frrokaj, por të propozuar janë edhe Mark Marku dhe Agron Gjekmarkaj. Demokratët e Gjirokastr­ës krahas ish- deputetëve të listës së vitit 2017ës, kanë propozuar këshilltar­in e Presidenti­t Ilir Meta, Ylli Asllani. Në këtë qark kërkohet kandidimi i Arben Ristanit, Dashamir Alikos dhe Tritan Shehut. Të propozuar janë Roland Bejko, Arben Kashahu, Genc Ruli, Ivi Kaso, Niko Shupuli ( kandidat për Bashkinë Përmet) është edhe shkrimtari Bardhyl Londo. Në Korçë propozimet më së shumti janë fokusuar tek emrat e listës së 2017- ës, ndërsa disa demokratë të Devollit kërkojnë rikthimin e Ridvan Bodes, i cili aktualisht është anëtar i mbikëqyrje­s në Bankën e Shqipërisë. Po ashtu, demokratët e Korçës kanë propozuar edhe ish- deputetët Edmond Spaho, Ervin Salianji, apo ish- kreun e këshilltar­ëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, Leonard Olli. Në Krujë janë propozuar Ndriçim Babasi, Aulon Kalaja, Vullnet Topalli, Agron Loka. Në Berat janë propozuar emrat e Eduart Halimit, Juvina Qejvanit dhe Namir Lapardhaja. Në Sarandë janë propozuar Liljana Elmazi, Leonard Demi apo Besnik Aliaj, Lina Vaso, Arben Guga, Gentjan Zera e Armando Magllara.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania