Gazeta Shqiptare

“Dështim i qeverisë”, PD: Reforma territoria­le, një katastrofë e vërtetë financiare

“Qëllimi i reformës ishte reduktimi drastik i shpenzimev­e”

- Valentina Madani

Për demokratët, refor ma territoria­le ëshë një nga dështimet më të mëdha të qeverisë së Edi Ramës. Përmes një deklarate publike, eksperti i PD- së Mateo Spaho përmendi se vetëm 2 vitet e fundit, kjo reformë u ka kushtuar rreth 92 milionë euro qytetarëve. Kjo sipas tij është kundër qëllimit të reformës, që ishte reduktimi drastik i shpenzimev­e. Për selinë blu është bërë e kundërta dhe janë punësuar militantë në administra­tën lokale. Ekonomisti i PD- së, Mateo Spaho, tha se kjo reformë është keqpërdoru­r për punësimin e militantëv­e të pushtetit. Spaho evidentoi se vetëm në dy vjet, 20172019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërish­t në pushtetin lokal. Sipas tij, nga taksat e shqiptarëv­e shpenzohen 46 milionë euro në vit për pagat e tyre, që të mund të bëjnë ‘ like’ dhe ‘ share’ në “Facebook”- un e Edi Ramës dhe të keqpërdore­n në fushatë elektorale. Më tej, ai shton se në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialist­ë dhe se është rritur gati me 15% numri i

STRATEGJIA

“Strategjia e qeverisë për të blerë vota me vende pune që paguhen nga taksat e qytetarëve më të varfër dhe më të vjedhur të Europës ka çuar në një rezultat dështimi spektakola­r. 70% e financave vendore shkojnë për paga për administra­tën dhe vetëm 30% në investime në qytete dhe fshatra. Kjo do të thotë më pak shërbime për qytetarët, më pak zhvillim”, - tha eksperti i PD- së.

nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. “Përveç largimit të shërbimeve nga qytetari, rritjes së taksave dhe ryshfetit për të mbaruar një punë, reforma territoria­le është një katastrofë e vërtetë financiare. Vetëm në dy vjet, 2017- 2019, janë paguar nga taksat e qytetarëve rreth 92 milionë euro për më shumë se 8100 punonjës shtesë me kontratë të përhershme, veçanërish­t në pushtetin lokal. Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT, çdo i punësuar i ri kushton rreth 580 mijë lekë në muaj. Një nga arsyet madhore të reformës territoria­le ishte reduktimi dras

tik i shpenzimev­e, por punësimi i militantëv­e në administra­tën lokale ka sjellë rritjen me 92 milionë euro në 2 vjet të kostos së rrogave të tyre”, - deklaroi eksperti i PD- së. Mateo Spaho akuzoi se reforma territoria­le është keqpërdoru­r për punësimin e militantëv­e të pushtetit. “Në raport me 2 vite më parë ka 3% më pak teknikë dhe specialist­ë. Është rritur gati me 15% numri i nëpunësve të lartë dhe drejtuesve. Këta janë njerëzit që ngrohin karriget e zyrave, nuk bëjnë asnjë punë dhe sjellin njerëzit vërdallë. Ne harxhojmë 46 milionë euro në vit për pagat e tyre që këta parazitë

të pushtetit të bëjnë ‘ like’ dhe ‘ share’ në ‘ Facebook’- un e Edi Ramës dhe të keqpërdore­n në fushatë elektorale. Në vend që në bashkitë e Shqipërisë të kishim më shumë teknikë që zgjidhin probleme konkrete, kemi militantë partie. Kemi më shumë drejtorë dhe më pak specialist­ë. Strategjia e qeverisë për të blerë vota me vende pune që paguhen nga taksat e qytetarëve më të varfër dhe më të vjedhur të Europës ka çuar në një rezultat dështimi spektakola­r. 70% e financave vendore shkojnë për paga dhe administra­tën dhe vetëm 30% në investime në qytete dhe fshatra. Kjo do të thotë më pak shërbime për qytetarët, më pak zhvillim”, - u shpreh z. Spaho.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania