Gazeta Shqiptare

Meta dekreton ligjin për “Për regjistrin e pronarëve përfitues”: Ka rëndësi themelore

Presidenti: Të mos zvarritet, por të zbatohet menjëherë

-

Presidenti

Ilir Meta dekretoi dje me shpallje ligjin nr. 112/ 2020 “Për regjistrin e pronarëve përfitues”. Për Presidenti­n Meta, ky ligj është me rëndësi themeltare për Shqipërinë dhe duhet të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparen­ca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave, nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementi­mit. Kreu i shtetit argumenton se ky ligj ka rëndësi themelore për Shqipërinë, duke shtuar se duhet që të nisë menjëherë zbatimi i tij, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementi­mit. “Presidenti i Republikës, Sh. T. Z Ilir Meta, ka dekretuar me shpallje ligjin nr. 112/ 2020 ‘ Për regjistrin e pronarëve përfitues’. Ky ligj është një rekomandim i përsëritur për Republikën e Shqipërisë nga Komiteti i Ekspertëve për Vlerësimin e Masave Kundër Pastrimit të Parave dhe Financimit të Terrorizmi­t ( MONEYVAL) të Këshillit të Europës, për identifiki­min dhe regjistrim­in e pronarit përfitues të subjekteve tregtare dhe organizata­ve jofitimpru­rëse, të regjistrua­ra në Republikën e Shqipërisë. Ky ligj është një hap para drejt transparen­cës së zotëruesve të kapitalit të subjekteve tregtare, por që po në funksion të kësaj transparen­ce, mund të kishte përcaktuar edhe më qartë detyrimin për deklarimin dhe regjistrim­in e subjekteve, pa kufizime, në raport me aksionet/ kuotat të kapitalit ose të interesave të pronësisë në një subjekt raportues. Ky ligj nuk duhet të jetë një akt që miratohet vetëm për qëllime raportimi pranë ‘ Moneyval’, por është me rëndësi themeltare për Shqipërinë, të nisë menjëherë zbatimi i tij dhe transparen­ca me zotëruesit e aksioneve, pa u zvarritur nga Këshilli i Ministrave nxjerrja e akteve nënligjore që mundësojnë fillimin e implementi­mit”, - thuhet në njoftimin e Presidencë­s.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania