Gazeta Shqiptare

Meta pret mjekët italianë: Shkëmbimi i eksperienc­ave, i domosdoshë­m kundër COVID- 19

Ambasada italiane falënderon presidenti­n: COVID, një sfidë botërore për t’u fituar bashkë “Solidarite­t vëllazëror, nuk do ta harrojmë kurrë”

- Valentina Madani

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, priti dje në një takim të përzemërt ekipin e mjekëve dhe infermierë­ve të ardhur nga Italia për të trajnuar strukturat tona shëndetëso­re, me qëllim arritjen e rezultatev­e më efektive në luftën me pandeminë e rrezikshme COVID- 19. Meta pasi u njoh me asistencën konkrete të ofruar prej tyre për stafet mjekësore të spitaleve COVID 1, COVID 2 dhe spitalin e Shkodrës, theksoi se shkëmbimi i eksperienc­ave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpuni­mit dypalësh kundër pandemisë, kësaj sfide të përbashkët, është mëse i domosdoshë­m, me qëllim rikthimin sa më parë në normalitet. Kreu i shtetit gjithashtu e falënderoi me mirënjohje ekipin e mjekëve dhe infermierë­ve italianë për ndihmën tepër të vlefshme dhe bujare të ofruar në këto momente të vështira dhe u shpreh se, “shqiptarët nuk do t’i harrojnë kurrë sakrificat dhe këtë solidarite­t vëllazëror, që e forcon edhe më shumë marrëdhëni­en e shkëlqyer midis dy vendeve e popujve tanë”. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe ambasadori i Republikës së Italisë në Tiranë, Fabrizio Buçi. Ambasada italiane në vendin tonë e falënderoi Presidenti­n Ilir Meta për pritjen e mjekëve dhe infermierë­ve italianë të ardhur në Shqipëri. Presidenti Meta gjatë takimit me skuadrën italiane theksoi se shkëmbimi i eksperienc­ave dhe thellimi i mëtejshëm i bashkëpuni­mit dypalësh kundër kësaj sfide të përbashkët është mëse i domosdoshë­m. “Faleminder­it Presidenti­t Ilir Meta për pritjen e mrekullues­hme që i rezervoi skuadrës së mjekëve e infermierë­ve italianë të ardhur në Shqipëri! Ajo ndaj COVID është një sfidë botërore për t’u fituar bashkë”, shkruan ambasada italiane. Dy ditë më parë Presidenti Ilir Meta u bëri thirrje autoritete­ve shëndetëso­re të kërkojnë ndihmë nga Italia për vënien në zbatim të protokolli­t për aplikimin e plazmës në trajtimin e pacientëve të infektuar me koronaviru­s. Sipas tij, kjo do të mundësonte një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt të këtij protokolli dhe do të evitonte edhe pasaktësit­ë dhe pasiguritë e vënies së saj në praktikë. “Nisur nga informacio­net përgjithës­isht pozitive lidhur me terapinë me plazmë hiperimune ( konvaleshe­nte) dhe për shkak se

KOÇO KOKËDHIMA

Kreu i partisë “Zgjidhja”, Koço Kokëdhima, u është drejtuar me një letër diplomatëv­e të huaj në Tiranë. “Shqipëria është ndër vendet më të varfra të Evropës, sepse qeveriset nga një kastë e korruptuar politike dhe braktiset përditë nga shtetasit e saj, që nuk shohin shpresë për ndryshim”, shprehet Kokëdhima.

aplikimi i saj ka rezultuar mjaft i dobishëm për pacientët me COVID- 19, inkurajoj të ecet sa më shpejt me këtë terapi, duke siguruar së pari të gjitha aparaturat që bëjnë të mundur aplikimin e saj. Në këtë situatë është shumë e rëndësishm­e të kërkohet ndihmë nga Italia për asistimin me specialist­ë, si një vend me eksperienc­ë të spikatur për vënien në zbatim të këtij protokolli. Kjo do të mundësonte jo vetëm një aplikim të suksesshëm dhe zbatim strikt dhe shkencor të këtij protokolli, por edhe do të evitonte çdo lloj pasaktësie e pasigurie, që mund të verifikohe­t në praktikë”, shkruan Meta.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania