Gazeta Shqiptare

“Rama me pushime”, Strazimiri: Situatë alarmante nga COVID- i, vdekjet janë 5- fishuar

-

Për

ish- deputetin e PD- së, Gent Strazimiri, ndryshe nga vendet e tjera, në Shqipëri nuk po merren masa përsa i përket pandemisë së COVID- 19. Strazimiri shprehet se edhe pse në vend vdekjet janë 5- fishuar e bizneset po falimentoj­në, kryeminist­ri Rama është me pushime. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë shkurtim shpenzimes­h për PPP dhe asnjë ndihmë lidhur me këtë situate. Strazimiri krahasoi strategjit­ë që ka ndërmarrë Europa në përballimi­n e pandemisë së COVID- 19 me ato që po bën vendi ynë. Sipas Strazimiri­t, në Shqipëri rastet janë 5fishuar dhe nuk ka asnjë shkurtim shpenzimes­h për PPP e asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria. “Megjithëse numri i rasteve COVID është nën kontroll dhe vdekjet kanë rënë, Evropa zien nga debati se me nga sa miliarda euro dhe cila shtresë apo cili biznes duhet ndihmuar më shumë… Sa duhet të jetë ulja e taksave dhe ndaj cilit biznes apo shtresë… Mbulimi i shpenzimev­e fikse të bizneseve duhet të jetë 75%, 85% apo 100%… Cilat shpenzime dhe deri në çfarë mase duhet të shkurtojnë qeveritë për të përballuar situatën dhe me ç’shumë do të kontribuoj­ë BE- ja për të arritur maksimumin… Qeveritë e kryeminist­rat janë në kulmin e punës! Këto janë lajmet në secilin prej vendeve të njerëzillë­kut! Në Shqipëri ku rastet janë 5- fishuar vdekjet, janë jashtë kontrollit, bizneset falimentoj­në çdo ditë: asnjë shkurtim shpenzimes­h për PPP dhe koncesione… Koncesione e PPP të reja për rrugë e tunele që s’i duhen askujt… Asnjë ndihmë as edhe indirekte nga qeveria madje as debat mediatik mbi situatën… I vetmi lajm është se kryeminist­ri është me pushime?”, - shprehet Strazimiri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania