Gazeta Shqiptare

Plumba në "Lungomare", policia: Arrestuam të riun që qëlloi në ajër

Ish- kreu i Apelit reagon për ngjarjen: Nuk është hera e parë që më arrestojnë familjarët Ish- gjyqtari Alaudin Malaj: Nuk është e vërtetë

-

Policia e Vlorës ka ar restuar në flagrancë një shtetas, i cili dyshohet se ka kanosur me armë një person tjetër për motive të dobëta. "Vihet në pranga shtetasi D. Z., 19 vjeç, banues në Vlorë. Kapja dhe arrestimi i tij u bë pasi gjatë orëve të natës, në ambientet e jashtme të një hoteli në lagjen "Ujë i Ftohtë" Vlorë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur kështu shtetasin T. D, për motive të dobëta. Materialet iu referuan Prokuroris­ë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale "Armëmbajtj­a pa leje" dhe "Kanosja". Ish- gjyqtari Alaudin Malaj ka reaguar pas ngjarjes me të shtëna me armë zjarri, që u raportua se ndodhi në zonën e Lungomares në Vlorë. Sipas Malajt, akuzat e policisë ndaj Daniel Zotajt, të riut që ra në pranga janë ngritur qëllimisht. "Nuk është hera e parë që nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëv­e të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Dukës përbën ngjarje kriminale, për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe Policisë Shtetit", shkruan ai. Në reagim, ai thotë se ka regjistrua­r procedim penal në Prokurorin­ë e Posaçme ( SPAK), ndaj drejtorit të përgjithsh­ëm të policisë, Ardi Veliut: "Për veprimet e paligjshme të kryera në vitet e mëparshme nga strukturat policore ndaj familjarëv­e të mi, tashmë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) është urdhëruar regjistrim­i i procedimit penal kundër Ardi Veliut dhe kujtdo ' xhandari' të tij, i cili ka zbatuar verbërisht urdhrat e kundërligj­shme të eprorit. Ata tashmë po procedohen penalisht për veprimet e dhunshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës në shkelje të ligjit. Në të njëjtën mënyrë janë duke vepruar edhe sot ndaj shtetasit Daniel Zotaj dhe për këtë arsye, ato do të mbajnë përsëri përgjegjës­i penale, pasi në fund të fundit, ligji është i barabartë për të gjithë".

REAGIMI

Nga ana e Policisë së Shtetit është bërë një deklaratë në ditën e sotme rreth mesditës, mbi një ngjarje të ndodhur dje në mbrëmje pranë një hoteli, të ndodhur në Lungomare Vlorë. Lidhur me këtë ngjarje dhe mënyrën e transmetim­it të saj nga ana e Policisë së Shtetit po ju sqaroj se: Para rreth një viti e gjysmë, dy- tre punonjës së Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, bazuar në direktivat e marra nga drejtori Artjon Duka, kanë marrë peng shtetasin Daniel Zotaj, në atë kohë rreth 16 vjeç, të cilin e kanë kërcënuar dhe duke qenë se ai punon roje pranë objekteve në pronësi të familjarëv­e të mi, është përdorur për të dërguar mesazhe në adresën time, duke thënë se do të më vrisnin. Janë pikërisht të njëjtët "agjentë", të cilët kanë arrestuar mbrëmjen e djeshme shtetasin Daniel Zotaj, duke ngritur ndaj tij akuzën për armëmbajtj­e pa leje, ndërkohë që nga pamjet filmike të konfliktit të ndodhur, që janë administru­ar nga vetë kjo drejtori policie, rezulton se ai nuk ka pasur në asnjë moment armë në dorë. Ky fakt madje është deklaruar edhe nga personat e tjerë që janë përfshirë në një konflikt rastësor, të atëçastshë­m.

Nga ana e punonjësve të policisë së është bërë në mënyrë të qëllimshme ngritja e kësaj akuze, pavarësish­t se nga të gjitha provat rezulton e kundërta. Nuk është hera e parë që nga ana e punonjësve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kryhet arrestimi i shtetasit Daniel Zotaj, apo edhe i familjarëv­e të mi. Kryerja e këtyre veprimeve me urdhër të Artjon Dukës përbën ngjarje kriminale, për të cilat duhet të vihen në lëvizje strukturat kompetente si Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar, Prokuroria e Përgjithsh­me dhe instancat përkatëse të Shërbimit Informativ dhe Policisë së Shtetit. Krimi që ka pushtuar komisariat­in e policisë në qytetin Vlorës nën drejtimin e Artjon Dukës, që është krimineli më të madh në radhët e Policisë së Shtetit, i lidhur me bandat e trafikut të narkotikëv­e, për të cilin nuk ka të madh e të vogël në Vlorë që nuk e njeh, duhet të marrë fund një herë e përgjithmo­në. Falangat e Fatmir Xhfajt, Edi Ramës dhe Ardi Veliut nuk do t'i ndihmojnë dot këta persona që shpërdoroj­në detyrën e besuar nga shteti për të dëmtuar familjen time dhe mua, as nga unë dhe as nga familjarët e mi. Për veprimet e paligjshme të kryera në vitet e mëparshme nga strukturat policore ndaj familjarëv­e të mi, tashmë me vendim të formës së prerë të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsion­it dhe Krimit të Organizuar ( SPAK) është urdhëruar regjistrim­i i procedimit penal kundër Ardi Veliut dhe kujtdo "xhandari" të tij, i cili ka zbatuar verbërisht urdhrat e kundërligj­shme të eprorit. Ata tashmë po procedohen penalisht për veprimet e dhunshme të kryera gjatë ushtrimit të detyrës në shkelje të ligjit. Në të njëjtën mënyrë janë duke vepruar edhe sot ndaj shtetasit Daniel Zotaj dhe për këtë arsye ato do të mbajnë përsëri përgjegjës­i penale, pasi në fund të fundit, ligji është i barabartë për të gjithë. Iu bëj thirrje organeve ligjzbatue­se që të merren të pandehur këto persona për falsifikim të provave në vendin e ngjarjes dhe së shpejti këto fakte do të bëhen publike në të gjitha televizion­et në Shqipëri dhe jashtë saj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania