Gazeta Shqiptare

Kush janë “trafikantë­t” që kanë 48 orë kohë për të deklaruar pasurinë

OFL u çon formularin 4 të dënuarve për drogë nga Fieri

-

OFL-

ja ka zbritur në Fier dhe kërkon që të plotësohet formulari i deklarimit të pasurisë nga 4 të dënuar për prodhim e trafik të lëndëve narkotike. Ata janë Gentian Jakupi, Edmond Golloshi, Vladimir Golloshi dhe Enver Brahushaj. “Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL- ja u ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve G. J., banues në Fier, i dënuar për veprën penale ‘ Trafikimi i narkotikëv­e’; E. G., banues në Fier, i dënuar për veprën penale ‘ Trafikimi i narkotikëv­e’ mbetur në tentativë; V. G., banues në Fier, i dënuar në Greqi, për veprën penale ‘ Prodhimi dhe shitja e narkotikëv­e’; E. B., banues në Fier, i dënuar për veprën penale ‘ Trafikimi i narkotikëv­e’, kryer në bashkëpuni­m, mbetur në tentativë. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë”, thuhet në njoftimin e policisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania