Gazeta Shqiptare

Komisioner­i Publik kundër KPK, ankimon vendimin për 2 gjyqtaret

Valdete Hoxha dhe Etleva Deda dorëzojnë ankim te KPA

-

Komisioner­i Publik ankimon në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetues­e, vendimin e KPK për të konfirmuar në detyrë subjektin e rivlerësim­it, znj. Valdete Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë dhe subjektin e rivlerësim­it, znj. Etleva Deda, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsion­it. Komisioner­i Publik brenda afatit ligjor ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, pranë Gjykatës Kushtetues­e kundër vendimit nr. 269, datë 1.7.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it për subjektin e rivlerësim­it, znj. Valdete Hoxha, me detyrë gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë. Komisioner­i Publik, pasi shqyrtoi vendimin nr. 269, datë 1.7.2020, konstaton se përfundime­t e arritura nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it për konfirmimi­n në detyrë të subjektit të rivlerësim­it, znj. Valdete Hoxha janë rrjedhojë e një vlerësimi jo të drejtë të provave dhe të një hetimi jo të plotë dhe shterues administra­tiv. Komisioner­i Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që të riçelë hetimin gjyqësor për të tria kriteret e rivlerësim­it, pasi vlerëson se subjekti i rivlerësim­it nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimi­n në detyrë. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullore­s së

Institucio­nit të Komisioner­ëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucio­ni: http:// ikp. al/ ankime/ Institucio­ni i Komisioner­ëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/ b dhe aneksit të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/ 2016, “Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”. Komisioner­ët Publikë përfaqësoj­në interesin publik gjatë procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë.

NJOFTIMI

Komisioner­i Publik brenda afatit ligjor ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetues­e kundër vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, për subjektin e rivlerësim­it, znj. Etleva Deda, me detyrë gjyqtare në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsion­it. Komisioner­i Publik vlerëson se, referuar gjendjes së fakteve dhe provave të administru­ara nga Komisioni i Pavarur i Kualifikim­it, vendimi është i cenueshëm në tërësinë e tij dhe për rrjedhojë, subjekti i rivlerësim­it nuk arrin nivel të besueshëm për konfirmimi­n në detyrë. Komisioner­i Publik kërkon që shkaqet e këtij ankimi të merren në shqyrtim nga ana e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe në përfundim të shqyrtimit të çështjes, në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 256, datë 12.6.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikim­it, dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësim­it, znj. Etleva Deda. Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullore­s së Institucio­nit të Komisioner­ëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucio­ni: http:// ikp. al/ ankime/ Institucio­ni i Komisioner­ëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/ b dhe aneksit të Kushtetutë­s së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/ 2016, “Për rivlerësim­in kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë”. Komisioner­ët Publikë përfaqësoj­në interesin publik gjatë procesit të rivlerësim­it kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëv­e në Republikën e Shqipërisë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania