Gazeta Shqiptare

Toka në bregdet, shtëpi e makina luksoze, SPAK kërkon pasurinë e Valentin Selajt

Sekuestrim­i, pas kërkesës nga autoritete­t holandeze

-

SPAK- u ka kërkon sekuestrim­in e një numri të madh pronash të familjes Selaj, me kërkesë të autoritete­ve holandeze, në kuadër të hetimeve për trafik ndërkombët­ar të lëndëve narkotike. SPAK- u ka kërkuar sekuestrim­in e pronave dhe parave të Valentin Selaj dhe familjes së tij. Selaj është një emër i njohur për publikun shqiptar, sidomos pas lidhjes së tij me prezantues­en Viola Spiro. Kërkesa e SPAKut ndaj GJKKO- së ka ardhur për shkak se autoritete­t holandeze kanë konstatuar se pasuritë janë vendosur prej trafikut të lëndëve narkotike nga vendet e Amerikës Jugore për në Holandë, e cila shpërndahe­j më pas në shtetet e tjera të BE- së. Operacioni për kapjen e grupit të trafikantë­ve u zhvillua pas hetimeve intensive, që u iniciuan nga dy prokuroret holandeze, policia italiane dhe ajo e Holandës më 16 nëntor 2017 ku u arrestuan 7 persona. Sipas SPAK- ut, një pjesë të pasurive të fituara si rrjedhojë e aktiviteti­t kriminal dyshohet se këta shtetas i kanë transferua­r në Shqipëri duke kryer investime të ndryshme. Sipas letërporos­isë, nga hetimet e kryera në Holandë ka rezultuar se shtetasit Ilirjan Memia, Valentin Selaj, Florenc Guri, Erion Koleci, Ded Pjetri dhe Jorgo Wajtaszczy­k prej disa viteve kanë aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike të llojit kokainë, duke e trafikuar atë nga vendet e Amerikës Latine për në portin e Amsterdami­t dhe me pas në vendet e tjera të Evropës si Angli, Itali etj.. Sipas SPAK- ut, objekti i kësaj letërporos­ie ka qenë kryerja e verifikime­ve pasurore për këta shtetas dhe familjarët e tyre në Shqipëri si dhe kryerja e verifikime­ve dhe mbledhja e të dhënave që mund të çojë drejt zbulimit të pasurive të këtyre shtetasve në shtete të tjera. Mbi këtë bazë është regjistrua­r procedimin pasuror nr. 4 datë 10.07.2019 në ngarkim të shtetasit Valentin Selaj. Nga verifikime­t e kryera ka rezultuar se shtetasi Valentin Selaj dhe personat e lidhur me të Valentin Vasil Selaj, Vasil Gjergj Selaj, ( babai i Valentinit), Leze Kolë Selaj, ( nëna e Valentinit) dhe Aleks Vasil Selaj alias Ardian Vasil Selaj, ( vëllai Valentinit), kanë në Shqipëri disa pasuri të paluajtshm­e dhe të luajtshme që janë banesa, troje, toka bujqësore, llogari bankare dhe mjete motorike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania