Gazeta Shqiptare

Emigrantët shqiptarë në Greqi, në kaos e në rrezik nga COVID- 19, radhë të gjata në konsullatë: Shtyrja e afatit të pasaportës, blof

-

Emigrantët

shqiptarë në Athinë e në të gjithë Greqinë po përballen sërish me tmerrin e dokumentac­ionit dhe ankthin e pasigurisë që e njohin mirë prej vitesh. Në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi vijojnë radhët e gjata në temperatur­at e larta të gushtit. Emigrantët janë krejtësish­t të ekspozuar ndaj virusit vdekjeprur­ës COVID- 19, në dyndje të vazhdueshm­e për një sqarim a një përgjigje për dokumentet që u nevojiten. Pandemia e COVID- 19 bllokoi gjithçka si kudo, por në konsullatë­n e Athinës askush nuk mori masat të paktën të parandalon­te kaosin që do të vinte pas rihapjes. Emigrantët thonë se lajmi për shtyrjen e pasaportës deri në fund të vitit nga qeveria shqiptare ishte vetëm një blof, pasi asnjë sistem elektronik nuk njeh datë tjetër skadence veç asaj zyrtares. Probleme të tjera me të cilat ndeshen emigrantët, sipas tyre, është mungesa e njohurisë së përdorimit të kompjuteri­t, vështirësi­të në ndjekjen e procedurës me “e- mail”, sidomos në moshat mesatare e të rritura. Këto probleme janë një tjetër aspekt, që në Athinë çoi në hapjen e zyrave seksere për plotësimin e aplikimit, por jo gjithmonë me korrektesë ndaj emigrantëv­e, pavarësish­t shumave të kripura që dëshmojnë se kanë paguar. Shefi i përgjithsh­ëm i Shërbimeve Konsullore në Greqi, Adi Hoxha, ndodhet në Athinë prej 27 korrikut. Me një ekip të ri dhe mbështetje­n e ekipit që pushohet nga puna zyrtarisht në 31 gusht po bëjnë një maratonë të vërtete për të përballuar kaosin e krijuar, duke shpresuar se pas disa muajsh do të mund të rikthehet disi normalitet­i. Në një interviste për “News 24” Adi Hoxha sqaron emigrantët shqiptarë për situatën reale. “Konsullata punon me orë të zgjatura. Shifra e aplikimeve arrin në 400 në ditë. Gjithashtu, konsullata informon dhe dërgon mesazhet e duhura te komuniteti masiv, në një përpjekje për të ulur tonet dhe për të bashkëpunu­ar me durim e mirëkuptim deri në normalizim­in e situatës”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania