Gazeta Shqiptare

Brenda 24 orëve 140 raste të reja pozitive, 5 pacientë humbën jetën

“Shkon në 124 numri i pacientëve të hospitaliz­uar, 18 në terapi intensive, 4 të intubuar” Në të gjithë vendin, 6676 raste pozitive me COVID- 19

-

Ministria e Shëndetë sisë informoi sot se janë 140 raste të reja me koronaviru­s në vend dhe 5 humbje jete në 24 orët e fundit dr. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik tha sot se “gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 603 testime për të dyshuar të prekur nga COVID- 19, ndërsa 140 persona janë konfirmuar pozitivë. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 72 raste në Tiranë, 14 në Kavajë, 12 në Fier, 10 në Kamëz, 6 në Kukës, nga 4 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, nga 2 raste në Shkodër, Korçë, Elbasan, Tepelenë, Bulqizë, nga 1 rast në Durrës, Lezhë, Lushnje, Vlorë. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 101 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3480, që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojn­ë çdo ditë personat aktivë me COVID- 19, që janë të izoluar në banesë. Aktualisht në spitalin infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 18 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi”, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolle­ve përkatëse. Fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet COVID, pavarësish­t përpjekjev­e të mjekëve, një 46- vjeçar nga Gjirokastr­a pa sëmundje të tjera, një 48- vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera, një 70vjeçar nga Durrësi me sëmundje bashkëshoq­ëruese, një 81- vjeçar dhe një 84- vjeçar, të dy nga Tirana me sëmundje bashkëshoq­ëruese. Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllim­et familjarëv­e dhe të afërmve! Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet me një lutje qytetarëve që të mos e ulin vigjilencë­n për asnjë moment, por të japin kontributi­n e tyre në këtë luftë kundër virusit duke respektuar masat e vendosura. Të ruajnë distancimi­n fizik, të vendosin maskën detyrimish­t në ambientet e mbyllura dhe kudo ku nuk ruhet distanca, të kujdesen për higjienën personale. Bizneset duhet të zbatojnë protokolle­t e miratuara të sigurisë, për të ruajtur shëndetin e qytetarëve. Nëse dyshoni se jeni i prekur ose keni shenja të sëmundjes, duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare 127"

COVID- 19 – STATISTIKA ( 11 GUSHT 2020)

Testime totale 47051 Raste pozitive 6676

Raste të shëruara 3480 Raste aktive 2991 Humbje jete 205 ( Qarku Tiranë 100, Shkodër 33, Durrës 30, Fier 10, Elbasan 7, Korçë 6, Lezhë 5, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 2, Berat 1, Gjirokastë­r 1)

Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 1657

Durrës 360

Shkodër 253

Fier 129

Vlorë 107

Lezhë 104

Korçë 99

Kukës 96

Elbasan 69

Berat 49

Dibër 35

Gjirokastë­r 33

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania