Gazeta Shqiptare

Nëntë ditë izolim për shkak të COVID- 19, këshilltar­i tregon për gjendjen e kryeminist­rit Hoti: Vetëm pak kollë e lodhje

-

Prej nëntë ditësh kryeminist­ri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjendet në izolim pasi ka rezultuar pozitiv me COVID- 19. Për gjendjen shëndetëso­re të Hotit ka dhënë detaje këshilltar­i i tij për media, Xhavit Beqiri. Sipas tij, gjendja e kryeminist­rit është e mirë. Beqiri ka treguar për “Gazetën Express” edhe për takimet virtuale që ka zhvilluar sot shefi i ekzekutivi­t. “Mirë është, siç e keni parë, tërë ditën e ka pasur aktive me takime virtuale nga banesa e tij. Ka pasur më herët takim me krerët e sigurisë, po ashtu me kryetarët e komunave dhe drejtorët e departamen­teve komunale për shëndetësi, pastaj një takim tjetër me kryetarët e komunave dhe drejtorët komunalë për arsim. Në këto dy takime kanë qenë të pranishëm edhe dy ministrat përkatës, ku është diskutuar për opsionet për fillimin e vitit shkollor”, ka thënë Beqiri. Ai shprehet se përveç kollës dhe lodhjes, Hoti nuk ka simptoma të tjera. “Ai do të kalojë atë 14ditëshin, pra do t’i përmbahet protokolli­t, më pas kur të dalë negativë, do t’i kthehet punës. Kemi biseduar vazhdimish­t dhe nuk ka simptoma të tjera, pak një lodhje të lehtë, por përveç kollës, nuk ka ndonjë simptomë tjetër. Këto ditët e fundit sidomos sot i ka pasur plot me angazhime”, ka deklaruar këshilltar­i i Hotit. Përveç kryeminist­rit, për COVID19 janë testuar edhe gjashtë anëtarë të kabinetit të tij, derisa pjesa tjetër e stafit është izoluar për gati tetë ditë. Në mesin e atyre që janë izoluar ka qenë edhe vetë Beqiri. Ai ka treguar se dje ka dal nga izolimi. “Prej stafit të kryeminist­rit janë testuar gjashtë anëtarë të kabinetit, të cilët kanë pas kontakt me intensiv, por të gjithë kanë dalë negativë, ndërsa ne pjesa tjetër kemi qenë për 7- 8 ditë në vetizolim dhe kur nuk kemi pasur asnjë lloj simptome. Kemi filluar të dalim në zyrë. Unë për vete kam dal sot 9dje), meqenëse e kemi marrë konfirmimi­n që mund të dalim”, ka thënë Beqiri. Hoti ka njoftuar se është infektuar me koronaviru­s më 2 gusht. Ai ka bërë me dije se përveç kollës, nuk ka simptoma të tjera dhe se do të jetë në izolim për dy javë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania