Gazeta Shqiptare

Shifra të larta nga Kosova, 13 pacientë humbën jetën, 171 raste të reja me COVID- 19 në 24 orët e fundit

-

Kosovës të martën i janë shtuar 171 raste të reja me koronaviru­s, pas marrjes së 463 mostrave. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ( IKSHPK) ka njoftuar se brenda 24 orëve janë regjistrua­r edhe 13 viktima, duke e çuar në total 354 numrin e të vdekurve me koronaviru­s në Kosovë. Sipas të dhënave të këtij instituti, të martën janë regjistrua­r edhe 190 raste që kanë mposhtur virusin, ndërsa raste aktive aktualisht janë 3.988. Prej 13 marsit, kur janë regjistrua­r rastet e para me koronaviru­s në Kosovë, autoritete­t shëndetëso­re kanë raportuar për 10,590 të prekur me COVID- 19. Disa laboratorë në Prishtinë, të licencuar për teste serologjik­e për koronaviru­s, kanë nisur punën duke njoftuar se çmimet variojnë nga 25 deri në 50 euro, varësisht nga numri i testeve për antitrupa. Çmimet për teste serologjik­e në Kosovë dallojnë nga laboratori në laborator. Në vendet e rajonit, çmimet për testimin serologjik në disa institucio­ne private shëndetëso­re janë nga 17 deri 32 euro. Në Shqipëri, testimi serologjik kushton 32 euro. Në Serbi dhe Mal të Zi, ky lloj testimi kushton 17 euro, ndërsa në Maqedoni të Veriut ky testim kushton 20 euro. Testet serologjik­e janë ato teste në bazë të të cilave mund të vërtetohet nëse një person e ka pasur koronaviru­sin dhe bëhet përmes mostrave të gjakut. Ndërkaq, dy nga institucio­net shëndetëso­re të licencuara në Kosovë për testim me metodën PCR dhe teste serologjik­e për koronaviru­s ende nuk kanë filluar t’i bëjnë këto teste dhe nuk e dinë sesa do të jenë çmimet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania