Gazeta Shqiptare

Sektori bankar u zmadhua me 7.4% në 12 muajt e fundit, dominojnë investimet në letra me vlerë

Për tremujorin e dytë, stoku i borxhit të brendshëm të qeverisë u rrit me rreth 43 miliardë lekë

-

Madhësia e sistemit bankar shqiptar arriti vlerën e 1.53 trilionë lekëve në mesin e këtij viti, ose gati sa 97% e prodhimit të brendshëm bruto ( PBB) të rishikuar të vitit 2020. Statistika­t e Bankës së Shqipërisë treguan se totali i aktiveve u rrit me 7.4% me bazë vjetore. Krahasuar me tremujorin e parë, aktivet pësuan një rënie me 20 miliardë lekë ose rreth 1.3%, por kjo rënie i detyrohet efektit statistiko­r të mbiçmimit të shkurtër të euros në fund të muajit mars dhe që rriti përkohësis­ht vlerën e konvertuar në lekë të instrument­eve në monedhën europiane. Jashtë rrezes së veprimit të faktorëve kalimtarë, sistemi duket se ruajti ritme të kënaqshme të rritjes, edhe gjatë tremujorit që shënoi pikun e krizës. Rritja e aktiveve u udhëhoq sidomos nga investimi në letra me vlerë, zhvillim ky i pritshëm në një tremujor që solli rritje të fortë të kërkesës për financim nga qeveria. Statistika­t tregojnë se portofoli i letrave me vlerë të sistemit bankar u rrit me 59 miliardë lekë gjatë tremujorit të dytë dhe arriti vlerën totale të 484.6 miliardë lekëve. Në harkun e një viti, vlera e këtyre instrument­eve në bilancin e sistemit bankar është rritur me pothuajse 33%. Në fund të qershorit, letrat me vlerë përbënin 31.7% të aktiveve të sistemit bankar, nga 25.7% që përbënin një vit më parë. Vlerësohet se bankat shqiptare ishin ndër blerësit kryesorë të eurobondi prej 650 milionë eurosh të emetuar nga qeveria në muajin qershor, përveçse ngelet financuesi­t kryesorë të borxhit të brendshëm ( 63.3% të totalit në fund të muajit qershor). Për tremujorin e dytë, stoku i borxhit të brendshëm të qeverisë u rrit me rreth 43 miliardë lekë. Bankat e kanë shfrytëzua­r këtë kërkesë të qeverisë, duke ulur ndjeshëm vendosjet dhe depozitime­t në institucio­net e tjera financiare dhe duke i kanalizuar fondet e lira te titujt e borxhit qeveritar. Titujt e qeverisë janë një alternativ­ë e volitshme, sepse sigurojnë kthime të kënaqshme në një periudhë kur normat reale të interesit, sidomos në valutë të huaj, janë praktikish­t në terren negativ. Sistemi bankar shqiptar ngelet përgjithës­isht likuid, me një raport mes depozitave dhe kredive pranë nivelit të 55%. Sektori privat ende nuk gjeneron mjaftueshë­m kërkesë të shëndetshm­e për kredi për t'iu mundësuar bankave një rritje më të lartë të huadhënies. Përveç kësaj, jo të gjitha bankat po shfaqin oreks për të marrë përsipër rrezik, çka pritet të theksohet edhe më tej pas shpërthimi­t të krizës së COVID- 19. Në banka të veçanta, strategjia për të rritur investimet në letra me vlerë është ndikuar edhe nga nevoja për diversifik­im dhe nga hapësirat e kufizuara të kapitalizi­mit, që nuk mundësojnë rritje shumë të madhe të huadhënies. Pavarësish­t dominimit të investimev­e në letra me vlerë gjatë 12 muajve të fundit, edhe kredia ngelet në rritje. Në terma bruto ( pa zbritur provigjion­et), portofoli i kredisë arriti vlerën e 586 miliardë lekëve, me një rritje vjetore prej 4.8%. Për pjesën që i takon sektorit privat, rritja vjetore e kredisë është edhe më e lartë, me rreth 5.7%. Për periudhën prillqersh­or portofoli është tkurrur me 12.5 miliardë lekë, por edhe në këtë rast kjo i detyrohet kryesisht efektit të kursit të këmbimit te portofoli në valutë. Muaji qershor rezultoi pozitiv për huadhënien. Kredia e re për ekonominë ( dhënë nga të gjithë institucio­net financiare) arriti në 26 miliardë lekë, në rritje me 80% krahasuar me mesataren e pesë muajve të parë, madje më shumë edhe se e njëjta periudhë e vitit të kaluar. Shifrat e larta të qershorit u mbështetën pjesërisht nga skemat e garancisë sovrane, por edhe nga një akumulim i rasteve prej muajve të mëparshëm, kur kreditimi pothuajse u stopua dhe bankat u fokusuan në menaxhimin e procesit të shtyrjeve të kësteve.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania