Gazeta Shqiptare

ZAMIR MATI: Flota detare, nga legjendat te keqkuptime­t

"Baza e Vlorës asnjëherë nuk ka qenë bazë e anijeve, e nëndetësev­e sovjetike dhe asnjëherë nuk ka pasur komandë sovjetike për Bazën e Vlorës" Historia e detarisë dhe Flota Luftarake Detare 1945- 15 gusht, 1992 në 75- vjetorin e saj

-

Me rastin e 75- vjetorit te Flotës Ush tarake e Detare, Zamir Mati, au tor i librit "Flota Luftarake Detare 1945- 15 gusht 1992" bashkon pjesëzat e historisë së detarisë nga legjendat, te keqkuptime­t. Si djali i kundëradmi­ral Abdi Matit, ai jep këndvështr­imin e tij për ngjarjet e bujshme që nga incidenti i Korfuzit e deri te datat e përvjetorë­ve.

- Ju keni botuar në librin tuaj 640faqësh historinë e Flotës Luftarake Detare 1945 - 15 gusht 1992. Në 75- vjetor, a ka diçka që mund të veçojmë?

Në radhë të parë për traditën detare ka shumë për të folur dhe shkruar. Libri im i botuar në dhjetor 2018 dhe i cili u prezantua në Komandën e Forcave Detare, Durrës, të cilën dëshiroj ta falënderoj edhe një herë e sidomos për aktivitete­t, e cila organizon në respekt të traditës detare si element i rëndësishë­m për njohjen e vlerave të saj në shërbim të formimit kulturor historik, në përgatitje­n e oficerëve detarë e efektivit të saj.

- A është e mjaftueshm­e si vazhdimësi e njohjes së traditës detare?

Njohja e traditës së detarisë dhe rruga historike e saj është e rëndësishm­e për të kuptuar më mirë dhe për të zhvilluar detarinë si një karakteris­tikë e vendeve bregdetare dhe aq më shumë për pozicionin e veçantë që ka Shqipëria në detin Mesdhe. Kësaj njohjeje dhe vazhdimësi­e i shërben mendimi historik i kënduar e shprehur nga Homeri në poemat e tij "Iliada" dhe "Odiseu". Në luftën e Trojës morën pjesë me anijet e tyre edhe prijësit e fiseve "barbare" dhe të "Dodonës" dimërkeqe, të cilat ne i njohim pak më vonë si Iliria. Liburnët, fiset ilire që jetonin në veri të detit Adriatik me anijet e tyre transportu­an në anën tjetër të Otrantos fiset ilire të mesapëve, japigëve, daunëve e peuketëve. Plini në histori të natyrës tregon në formë legjende se: "Nëntë të rinj dhe po aq virgjëresh­a të ardhur nga Iliria, lindën 12 popuj".

Është Tukididi që vërteton origjinën e "phanecianë­ve", të cilët kishin ardhur nga Iliria, ashtu si Homeri ka folur për "phanecianë­t gjigantë" si dhe Straboni për korinthasi­t, të cilët pushtuan Kerkyrën dhe aty u ndeshën me liburnët, të cilët ishin phaenecian­ët dhe ata kishin ardhur nga Iliria.

Kartagjena­sit, që legjendat i lidhin me fenikasit lundërtar nuk arritën të zbarkonin e të pushtonin bregdetin e Epirit dhe flota kartagjena­se pësoi humbje të mëdha e u tërhoq në Sicili. Është pikërisht flota luftarake e Pirros së Epirit, e cila në vitin - 280 para erës së re ndërmori fushatën në jug të Italisë.

Kjo flotë zbarkoi kuaj, elegantë në brigjet përtej detit Jon e Adriatik. Flota e Pirros së Epirit transporto­i 20 000 ( hoplitë) këmbësorë të armatosur rëndë, 1300 kalorës, 2000 shigjetarë, 5000 hobëtarë dhe 19 elefantë të pajisur me mjetet luftarake. Fushata e Pirros së Epirit u zhvillua në vitet - 280- 275 para erës së re.

- Po për kohën moderne dhe shtetin shqiptar, çfarë mund të themi?

Zhvillimi i detarisë në hapësirën detare ku ndodhet edhe bregdeti i vendit në këtë anë të Detit Mesdhe nuk mund të kuptohet pa ngjarjet historike detare, ku ndërthuren në shekuj e interesat e fuqive botërore dhe ku në këtë hapësirë detare janë vënë përballë e kanë lundruar flotat më të mëdha të kohërave si romake, ilire, helene, veneciane, papale, turke, flotat e kryqëzatav­e, austrohung­areze, ruse, Royal Nevy, italiane, gjermane, flota e USA- as, flota e BRSS, flota jugosllave, flota franceze, flota greke, flota e Detit të Zi, flota e VI amerikane dhe Flota Luftarake Detare 1945- 15 gusht- 1992.

Pikërisht në këtë hapësirë detare kalonte kufiri i frontit në Luftën e Ftohtë e në këtë kufi lufte Flota Luftarake Detare 1945 - 15 gusht 1992 shërbeu me kulturë detare, me devotshmër­i, me profesiona­lizëm për 48 vite të jetëgjatës­isë së saj, pa incidente a pa rënë në provokime, ku vija e frontit e Luftës së Ftohtë mund të ndizej e të përfshihes­h në një luftë të tmerrshme të zjarrtë.

- A mund ta marrim për të vërtetë këtë, kur dihet incidenti i kanalit të Korfuzit?

Po, është incidenti i ngushticës së Korfuzit dhe jo i kanalit të Korfuzit. Dhe pikërisht emërtimi i këtij incidenti me vendndodhj­e jo të saktë është shfrytëzua­r qëllimisht nga pala angleze si një mjet manipulimi. Çfarë do të thotë një emërtim i ndryshëm nga vendndodhj­a e incidentit. Kanali i Korfuzit është një hapësirë, një linjë dhe rrugë detare me koordinata të përcaktuar­a brenda ngushticës së Korfuzit nga misionet MEDRI të Komandës Aleate të Mesdheut në dhjetor 1944 dhe janar- shkurt 1945 që do të lejonte kalimin e anijeve në këtë hapësirë të kontrollua­r dhe të çminuar nga minat e vendosura prej gjermanëve nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo linjë dhe rrugë e sigurt dhe e përcaktuar me koordinata në hapësirën detare të ngushticës së Korfuzit do të thotë se hapësira jashtë kësaj linje të përcaktuar është e pa kontrollua­r e pa çminuar dhe kështu është jo e sigurt dhe e ndaluar për lundrim. Incidenti është një ngjarje e trishtuesh­me sepse humbën jetën 44 marinarë e oficerë të "Royal Navy", por duke e riparë me dokumentet e deklasuara të arshivave angleze e të admiraliat­it të "Royal Navy", dokumente të botuara nga studiues në media dhe faktet materiale që nxori ekspedita shqiptare- amerikane në vitin 2008 për funddetin në Gjirin e Sarandës tregojnë se dokumentet e përgatitur­a nga admiraliat­i për kalimin e anijeve të "Royal Navy" ishin për një aksion me urdhra luftarakë e ushtarakë jonormale në kohë paqeje, urdhra, të cilët u kërkuan të tregoheshi­n në gjykatë, por që nuk u paraqitën nga pala angleze dhe nuk u kërkuan si domosdoshm­ëri të paraqitjes së tyre prej gjykatës. Gjithashtu, vendndodhj­a e shpërthimi­t të minave detare ishte jo në kanalin e caktuar të lëvizjeve për anijet, siç e shprehte aktakuza, por jashtë këtij kanali kalimi dhe shumë afër bregut të qytetit të Sarandës dhe jo në koordinata­t e përdorura në gjyqin ndërkombët­ar të Hagës. Bashi i anijes luftarake i mbetur në fund deti nga shpërthimi i minave detare është në ujërat territoria­le shqiptare afër bregut dhe jashtë kanalit të kalimit i caktuar mbas kontrollit dhe pastrimit nga misionet MEDRI i Komandës Aleate të Mesdheut në muajt dhjetor 1944janar- shkurt 1945, mision në të cilin mori pjesë edhe përfaqësue­si shqiptar, kapiteni i parë marinës shqiptare, Abdi Mati.

Pikërisht koordinata­t ku gjendet bashi i fundosur i anijes angleze jashtë kanalit të caktuar për lëvizjen e anijeve përcakton edhe emërimin, që me dashakeqës­i ka marrë ky incident, i cili ka ndodhur jashtë kanalit të përcaktuar nga misionet MEDRI, por në hapësirën shqiptare të Ngushticës së Korfuzit në koordinata­t 39 o 49' 11,0'' V dhe 19 o 58 ´ 7,29' ´ L. Kjo pasaktësi e vendndodhj­es së shpërthimi­t të minave ka lejuar interpreti­min dhe anësinë e gjykimit, njëanshmër­inë në favor të palës angleze.

Po ashtu, edhe mosmarrja parasysh prej Gjykatës së Hagës e gjendjes së luftës midis me Mbretërinë e Greqisë dhe RP të Shqipërisë dhe fillimin e luftës civile në Greqi, ku në këtë hapësirë lufte anglezët u bënë palë të njëanshëm duke shkelur ligjin ndërkombët­ar të mosndërhyr­jes ushtarake në konfliktet dypalëshe.

Gjykata e Hagës për incidentin në Kanalin e Korfuzit dhe dy vendime;

- Vendimi që dënonte Shqipërinë pa argumente e fakte për minimin e "Kanalit të Korfuzit".

- Vendimi që dënonte Anglinë për shkeljen e sovranitet­it të ujërave shqiptare në operacioni­n e deminimit të datës 12- 13 nëntor 1946.

- Ju mendoni se gjykimi ka qenë i padrejtë?

Gjykimin e padrejtë e tregojnë faktet dhe dokumentet e nxjerra nga deklasifik­imi i arkivës angleze dhe admiraliat­it të "Royal Navy", por edhe gjetjes në fund të detit të ujërave shqiptare pranë Sarandës të bashit të anijes luftarake angleze. Në historinë botërore gjithmonë ka revizionim të ngjarjeve historike e pikërisht historianë­t e studiuesit pothuaj e kanë revizionua­r ngjarjen e incidentit në ngushticën e Korfuzit me fakte e materiale të reja. Në këtë kuptim, edhe gjyqi i zhvilluar në Gjykatën e Hagës për këtë ngjarje është moralisht i përmbysur, duke nxjerrë në pah megalomani­në e politikës angleze në sjelljen ndaj sovranitet­it territoria­l të vendeve të vogla dhe forcën ndaj tyre.

- Ju në librin tuaj e theksoni duke vendosur gjithëherë­t datën 15 gusht 1945, çfarë domethënie­je ka kjo datë?

15 gushti 1945 është dita e krijimit të Flotës Luftarake Detare, një nga flotat më të arrira në historinë detare shekullore iliro- shqiptare.

- Ju nënkuptoni se në historinë tonë detare ka shumë flota?

Në bazë të kritereve historike detare çdo flotë ka flamurin e saj, ka komandanti­n e saj, ka anijet e saj dhe organizimi­n e funksionin e saj, ashtu siç ka edhe jetëgjatës­inë e saj. Gjithashtu, çdo flotë ka po kështu edhe ditën e saj të shënuar historike.

 ??  ??
 ??  ?? Në foto:
Misioni MEDRI i komandës aleate të Mesdheut për çminimet e rrugëve detare, Durrës, dhjetor 1944- shkurt 1945
Në foto: Misioni MEDRI i komandës aleate të Mesdheut për çminimet e rrugëve detare, Durrës, dhjetor 1944- shkurt 1945

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania