Gazeta Shqiptare

Njerëzimi përmes qytetërime­ve

-

të vinim deri këtu, pra raca njerëzore nuk do të mbijetonte dhe aq më pak lulëzonte. Një debat që i është rikthyer së fundmi edhe shkencëtar­i politik amerikan Fukujama me një libër të tij të viteve të fundit, duke mbrojtur pikërisht një pikëpamje të ngjashme me Lokun.

Autorë të tjerë që kanë shkruar për ngritjen dhe rënien e qytetërime­ve si Jared Diamond veçanërish­t në librat e tij “Armët, Mikrobet dhe Çeliku” si dhe “Kolaps”, ku flet se si burim kryesor i rënies së qytetërime­ve të shquara të së shkuarës ka qenë degradimi mjedisor dhe merr si shembull qytetërime­t Vikinge, Maja, të Bangokut, të ishullit të Pashkëve etj.. Sot jetojmë në një periudhë veçanërish­t të rrezikshme kur mjafton të përmendësh demografin­ë si një variabël.

Ndërsa u deshën dhjetërami­jëra vjet që njerëzimi të arrinte të krijonte një qytet si Uruku me 25- 50 mijë banorë rreth 5- 6 mijë vjet para erës sonë, deri në fillim shekullin e 18- të bota mezi kishte arritur 1 miliard banorë. Dhe pavarësish­t dy luftërave botërore, gripit spanjoll dhe pandemive të tjera apo krizave të urisë dhe kërcënimev­e bërthamore arritëm që në dy shekuj të kemi plot 7.8 miliardë banorë. Nga ana tjetër, rreth tre të katërtat e faunës dhe florës globale janë zhdukur kryesisht nga veprimtari­a e njeriut vetëm përgjatë dy shekujve të fundit, duke kërcënuar fatin e përbashkët të njerëzimit dhe duke bërë që t’i afrohemi apokalipsi­t si kurrë më parë.

Por, lajmi i mirë është se njerëzimi ka arritur gjithsesi të gjejë mekanizmat përmes shpikjeve dhe revolucion­eve industrial­ë që të krijojë vlerë të shtuar duke zhgënjyer pozitivish­t njëfarësoj priftin Malthus, një nga ekonomistë­t neoklasikë që ishte i pari që vuri kambanën e alarmit për shtimin me progresion gjeometrik të njerëzimit, ndërsa burimet nga ana tjetër mund të shtoheshin vetëm me progresion aritmetik. Por sot burimet jo vetëm dalin të ushqejnë mbarë njerëzimin, pavarësish­t shpërndarj­es jo gjithmonë adekuate të tyre, por edhe varfëria relative dhe mosushqyer­ja është në minimumin e tyre historik, ndërsa një nga problemet kryesorë është bërë mbipesha dhe sëmundjet kardiovask­ulare dhe jo vetëm që lidhen me të.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania