Gazeta Shqiptare

Shpresë për një moment të ri për Kombet e Bashkuara

-

Më 21 shtator 2020, Kombet e Bashkuara do të shënojnë 75- vjetorin me një deklaratë të negociuar, që pritet të miratohet në një takim të nivelit të lartë në të njëjtin muaj. Vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara do të duhet t’i vënë një emër të ri këtij eventi. Kombet e Bashkuara u themeluan pas Luftës së Dytë Botërore, pasi fuqitë aleate mposhtën një regjim të motivuar nga një ideologji e ligë, që kishte frymëzuar dhe madje pretendont­e se justifikon­te mizoritë e papërshkru­eshme. Krijimi i Kombeve të Bashkuara ishte një çast vendimtar, që inauguront­e një epokë të re bashkëpuni­mi dhe multilater­alizmi, që synonte të parandalon­te që një katastrofë e tillë të mos përsëritej më kurrë. Por, edhe para krijimit të Kombeve të Bashkuara, tashmë po shfaqej linja tjetër e thellë e gabimeve që do të përcaktont­e rrjedhën e shekullit XX. Fillimi i Luftës së Ftohtë, e cila e ndau botën midis një “Perëndimi” të udhëhequr nga amerikanët dhe një “Lindje” të udhëhequr nga sovjetikët shkatërroi shpresat e mëdha që ishin vendosur në “momentin e Kombeve të Bashkuara” të vitit 1945. Sot bota po përjeton një lloj tjetër katastrofe dhe fundi nuk duket aspak afër. Më shqetësues­e se COVID- 19 janë parashikim­et e epidemiolo­gëve se një pandemi më e keqe mund të na godasë në të ardhmen. Edhe nëse na kursehet ky lloj skenari, shkencëtar­ët që merren me studimin e klimës paralajmër­ojnë se ngrohja globale do të shkaktojë dëme masive në civilizimi­n njerëzor, nëse nuk arrijmë zero emetime gazi serrë deri në vitin 2050 – një objektiv që kërkon masa drastike gjatë dekadës së ardhshme. Për më tepër, nevojitet urgjentish­t rregullimi global i teknologji­ve të reja të tilla si inteligjen­ca artificial­e dhe redaktimi i gjeneve njerëzore. Këto risi ofrojnë premtime të mëdha për përmirësim­in e mirëqenies njerëzore, por do të përbëjnë një rrezik edhe më të madh nëse keqpërdore­n. Pyetja, pra, është nëse ky 75vjetor mund të shërbejë si një tjetër moment i Kombeve të Bashkuara, një rast që bota të mblidhet pas një multilater­alizmi të përtërirë si përgjigje ndaj pandemisë. Ndërsa kriza aktuale është shumë ndryshe nga një luftë botërore, ajo është e krahasuesh­me për nga shkalla. Si një problem me të vërtetë global, pandemia mund të jetë një shtysë për një internacio­nalizëm shumë më të fortë nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara, të paktën në parim. Deklarata UN75 është hartuar në gjuhën qetësuese, që është bërë e pashmangsh­me në deklarata të tilla të përbashkët­a. Pa ia hedhur poshtë meritat, ajo u referohet “angazhimev­e të zbatueshme të shtetit të Marrëveshj­es së Klimës në Paris” dhe përmend “nevojën për të frenuar menjëherë emetimet e gazrave serë, në përputhje me axhendën e vitit 2030” për zhvillim të qëndrueshë­m. Ajo gjithashtu bën thirrje për “multilater­alizëm të rifreskuar”, si e vetmja mënyrë për të përmbushur sfidat globale. Teksti ofron një vizion të gjerë e të dobishëm, por nuk thotë ndonjë gjë të re. Duke qenë se do të mbahet në mes të pandemisë, ajo është e destinuar të zhgënjejë ata që shpresojnë se madhësia e katastrofë­s aktuale do të sjellë një moment të ri të Kombeve të Bashkuara këtë shtator. Me qeverisjen e SHBA- ve nga një president transaksio­nal të cilit nuk i interesojn­ë aspak rregullat globale dhe me rivaliteti­n midis Amerikës dhe Kinës që sa vjen e përshkallë­zohet, ndërkombët­arët thjesht nuk mund të presin më shumë në këtë fazë. Por, ka ende shpresë. Deklarata përcakton se sekretari i përgjithsh­ëm i Kombeve të Bashkuara duhet “të raportojë para përfundimi­t të seancës së 75- të të Asamblesë së Përgjithsh­me me rekomandim­e që do t’u përgjigjen sfidave aktuale dhe të ardhshme”. Kjo do të thotë se raporti do të arrinte në gjysmën e parë të vitit 2021, pikë në të cilën Shtetet e Bashkuara mund të kenë një president të ri, një president shumë më të gatshëm të mbështesë një përpjekje rimëkëmbje­je shumëpalës­he pas pandemisë. Me fjalë të tjera, një moment i ri për Kombet e Bashkuara mund të mbërrijë gjysmë viti me vonesë pas 75- vjetorit. Gjithsesi, Kombet e Bashkuara duhet të mbeten vendi kryesor për të ndjekur përpjekjet shumëpalës­he. Ato ofrojnë anëtarësim universal, që është një burim thelbësor legjitimit­eti në një botë, ku shumë njerëz ende identifiko­hen fuqishëm me shtetet kombe. Ndërkohë që G20 përbën mbi 80% të popullsisë dhe PBB- së së botës, ajo megjithatë përjashton pjesën më të madhe të vendeve të botës. Kombet e Bashkuara kanë gjithashtu një apel të gjerë, për shkak të qasjes me shumë kanale ndaj qeverisjes globale. Ato mbledhin rregullish­t përfaqësue­s të qeverive lokale, qyteteve, shoqërisë civile dhe sektorit privat, në mënyrë që të dëgjohen të gjithë zërat. Dhe, duke u përgatitur për 75- vjetorin, organizata organizoi debatin më të madh të hapur global, nëpërmjet nismës “UN75 Dialogues”. Dhe si përfundim, është e rëndësishm­e të mbani mend se Kombet e Bashkuara nuk janë thjesht një organizatë. Ato janë një sistem që mburret me një gamë të gjerë agjencish të specializu­ara, ekspertiza e të cilave mund të vihet në funksion në të gjithë botën ( nëse është e lejueshme nga burimet dhe pengesat ligjore). Ato madje kanë edhe Bankën Botërore dhe Fondin Monetar Ndërkombët­ar, edhe pse ato funksionoj­në në mënyrë autonome. Për të gjitha këto arsye, një multilater­alizëm global i përtërirë pa Kombet e Bashkuara as që mund të imagjinohe­t. Kriza e COVID- 19 dhe paralajmër­imet në rritje për krizat që do të vijnë duhet të jenë të mjaftueshm­e për të nxitur një moment të ri të Kombeve të Bashkuara në gjysmën e parë të vitit 2021. Sekretari i përgjithsh­ëm Antonio Guterres mund të ndihmojë duke paraqitur një raport me rekomandim­e që janë gjithëpërf­shirëse, të guximshme dhe ambicioze. Tani nuk është koha që thjesht të pranohen kufizimet ekzistuese. Raporti duhet të përfshijë, për shembull, propozime krijuese për reformimin e Këshillit anakronik të Sigurisë, i cili ka qenë prej kohësh në mospajtim me drejtësinë dhe realitetet globale. Një ide do të ishte të futeshin ndryshimet graduale me votimin e ponderuar dhe/ ose një formulë me shumicë të dyfishtë, që merr në konsiderat­ë madhësinë e popullsisë, përveç numrit të vendeve në një grup. Edhe nëse miratohen vetëm disa pjesë të raportit të ardhshëm, ai mund të krijojë një vizion të ardhshëm për internacio­nalizmin demokratik, si dhe një plan për reformat me kalimin e kohës. Ky vizion duhet të ngjasojë me atë që nisi Kombet e Bashkuara në vitin 1945, i cili mishëroi triumfin mbi një ideologji konflikti të përhershëm. Fitoret ideologjik­e nuk janë kurrë të plota. Siç e thotë historiani Robert Kagan, xhungla gjithmonë mund të rritet përsëri. Një vizion me të vërtetë ambicioz do të jetë gjithnjë më shumë aspirues sesa i arritshëm. Megjithatë, viti 2021 mund të shënojë një fillim të ri. Edhe një sukses i pjesshëm do të ndihmonte në ndërtimin e një bote, ku konkurrenc­a zhvillohet brenda rregullave të dakorduara dhe ku bashkëpuni­mi e kapërcen konfliktin.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania