Gazeta Shqiptare

Rindertimi, Rama: Thumana do të marrë së shpejti formën e një qyteze moderne

“Jetë e re për familjet e goditura keqas nga fatkeqësia e 26 nëntorit”

- Valentina Madani

Tërmeti i 26 nëntorit fatkeqësis­ht na la pas jetë të humbura dhe dëme të shumta materiale. Një ndër zonat më të goditura nga ky tërmet ishte ajo e Thumanës, ku pati edhe më shumë viktima. Mirëpo ndërkohë që muajt kanë kaluar, kryeminist­ri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale dha dje një lajm të mirë për Thumanën. Rama bën të ditur se Thumana po rilind nga themelet dhe tashmë po merr formën e një qyteze të re. “Mirëmëngje­si dhe me Thumanën që po rilind mbi themele të reja, ku pasi është shtruar e gjithë infrastruk­tura nëntokësor­e, do të nisë së shpejti të marrë formë një qytezë e re, moderne, me një cilësi krejt të re jete për familjet e goditura keqas nga fatkeqësia e 26 nëntorit të shkuar, ju uroj një ditë të bukur”, shkruan kryeminist­ri Rama.

PROJEKTET

Ministri i Rindërtimi­t, Arben Ahmetaj dhe Nënkryetar­i i Bashkisë Tiranë, Arbjan Mazniku, ishin dje ne shtëpinë e Selman Alukës dhe Myrteza Hykës në Kodër Kashar, ku rindërtimi i banesave individual­e ka filluar me ritme të shpejta njësoj si në Farkë, Baldushk e Zall Herr. Ahmetaj theksoi se “kemi filluar me shtëpitë individual­e në Tiranë dhe në 10 bashki të tjera”. Sipas tij, “janë rreth 3400 shtëpi individual­e dhe loti i madh i pallateve që janë në proces prokurimi dhe ndërtimi”.

“Tërmeti erdhi nga Zoti, por gjithë mbështetja po vjen nga kryeminist­ri dhe qeveria, që gjendet edhe në ditë të vështirë, sepse në ditë të mira të gjithë bëjnë sikur punojnë, puna është kush të gjendet në ditë të vështirë. Po bëhet realitet në të gjithë zonën e dëmtuar, ku po mbajmë fjalën për çdo qytetar që është dëmtuar. Këtu për rreth 20 ditë, ju do të futeni te shtëpia e re. Nuk është thjesht fjalë e mbajtur, por është një aksion shpirtëror për t’iu gjendur pranë të gjithë atyre që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019”, tha Ahmetaj. Ministri njoftoi se theksoi se “në zonën e Kodër Kasharit, procesi i rindërtimi­t po ecën me shpejtësi”.“Sot vizituam disa nga shtëpitë e dëmtuara të kësaj zone. Janë banorë midis mijëra familjeve që po përfitojnë nga procesi i Rindërtimi­t. Procesi i Rindërtimi­t është në një fazë shumë të avancuar. Kemi filluar me shtëpitë individual­e në Tiranë dhe jashtë Tirane, në 10 bashki të tjera. Në ditët në vijim do të vizitojmë Shijakun, Maminasin, Kavajën”, tha Ahmetaj. Ai theksoi se “janë gati 3400 shtëpi në proces prokurimi dhe ndërtimi si këto që pamë, ndërkohë që qoftë në Tiranë, qoftë në zonën jashtë Tirane, në 10 bashkitë e tjera, është në proces prokurimi i gjithë loti i madh i pallateve”.“140 milionë dollarë në zonën e Tiranës në dy poliqendra­t, “5 Maji” dhe Kombinat. Në javën e parë të tetorit do të fillojmë themelet në këto territore. E njëjta gjë do të ndodhi në territorin jashtë bashkisë së Tiranës, në bashkitë e tjera ku në fund të shtatorit ose në fillim të tetorit do të hapim themelet e pallateve në të gjitha zonat e tjera”, tha Ahmetaj. Ai theksoi se “vetëm në Durrës, qeveria po shpërndan 34 milionë dollarë për grantet”. “Që do të thotë se gjatë muajit korrik dhe gusht, qeveria ka dhe po shpërndan grante DS1, DS2, DS3, 80 milionë dollarë. Ndërkohë shkollat janë në një proces tejet të avancuar”, deklaroi Ahmetaj.

REAGIMI

“I gënjeu shqiptarët se rruga nuk është zhvillim, pastaj se nuk kishte rrugë të ndërtuara. Në fund të rrugës së tij u thotë shqiptarëv­e se po ndërton rrugë. Cilat rrugë? Ato të nisura përpara vitit 2013, atëherë kur i sulmonte. Bilanci i tij: vetëm 22 km rrugë në 7 vite! Rama është prova njerëzore e gënjeshtrë­s për mbijetesë. Çdo ditë që qëndron, më shumë dëm i bën Shqipërisë dhe shqiptarëv­e”, shkruan Tabaku.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania