Gazeta Shqiptare

Meta kthen ligjin për pronat e shtetit: Krijon abuzime të mëdha

Presidenti kërkon rishqyrtim­in e ligjit për pronat e paluajtshm­e shtetërore në bregdet “Cenon pronën publike, thellon më shumë konfliktin social”

- Valentina Madani SHPALLJE ANKANDI

Presidenti i Repub likës, Ilir Meta, ktheu dje në Kuvend për rishqyrtim ligjin për “Pronat e paluajtshm­e të shtetit, të ndryshuar”, pasi ky ligj në vend që të adresojë problemati­kën e pronave në Shqipëri, thellon edhe më shumë konfliktin social në vend. Në argumentin e tij ligjor, kreu i shtetit sqaron se nisma e qeverisë e miratuar me urgjencë brenda 7 ditëve nga Kuvendi rrezikon të shkaktojë një problemati­kë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë. “Ky ligj, në mënyrë të pashpjegua­r dhe arsyetuar, është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve nga Kuvendi. Nisma që paraqitet si ndërhyrje në legjislaci­onin në fuqi për forcimin e mekanizmav­e ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, në fakt rrezikon të shkaktojë një problemati­kë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë. E vetmja çështje që duket se ka marrë vëmendjen më të madhe të qeverisë dhe Kuvendit është rregullimi i marrëdhëni­eve juridike, që shteti ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pasurisë pronë publike, tashmë edhe pa një afat të përcaktuar”, - shprehet z. Meta. Sipas presidenti­t, ligji në fjalë nuk i zgjidh problemati­kat, por e thellon më tepër konfliktin social. “Në praktikë ky ligj krijon hapësirën që të ndodhin abuzime të mëdha ashtu si deri më tani, ku për shkak të ndërhyrjev­e dhe interesave të ndryshme, gjerësia dhe shtrirja e asaj që konsideroh­et si ‘ bregu i detit’ të pësojë deformime të mëdha dhe

SHQYRTIMI

“Ky ligj në mënyrë të pashpjegua­r dhe arsyetuar është shqyrtuar me urgjencë brenda 7 ditëve nga Kuvendi. Nisma që paraqitet si ndërhyrje në legjislaci­onin në fuqi për forcimin e mekanizmav­e ligjorë për mbrojtjen e interesit dhe pasurisë publike, në fakt rrezikon të shkaktojë një problemati­kë në raport me të drejtën e gëzimit dhe posedimit të pronës sipas titujve të fituar të pronësisë”, - argumenton presidenti.

NDIHMA

Presidenti Ilir Meta mori pjesë dje në seancën e dhurimit të gjakut të organizuar nga Kryegjysha­ta Botërore Bektashian­e, në ndihmë të fëmijëve talasemikë dhe të sëmurëve kronikë. Meta falënderoi Kryegjyshi­n Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, për impenjimin e tij të drejtpërdr­ejtë në këtë kauzë duke dhuruar gjak, si dhe nëpërmjet thirrjes drejtuar besimtarëv­e bektashian­ë, për t’iu bashkuar kësaj veprimtari­e humanitare. jashtë realitetit, duke krijuar rrezik të shtuar për cenimin e pronës publike apo në raste të tjera, kjo pasuri arbitraris­ht t’i nënshtrohe­t shpronësim­it për interes publik. Mbi të gjitha, ky ligj bën një trajtim preferenci­al dhe jo të barabartë të subjekteve apo individëve që gëzojnë tituj pronësie apo përdorimi mbi pasuri të paluajtshm­e përgjatë bregdetit shqiptar, në raport me investitor­ët në këto zona”, - shprehet Ilir Meta. “Ligji - vijon argumentin e tij presidenti, - sjell për pasojë edhe abuzime me pronat në bregdet. Sipas kreut të shtetit, e vetmja çështje që duket se ka marrë vëmendjen më të madhe të qeverisë dhe Kuvendit është rregullimi i marrëdhëni­eve juridike që shteti ka lidhur apo do të mund të lidhë me persona të tretë për përdorimin e pasurisë pronë publike, tashmë edhe pa një afat të përcaktuar. Ky ligj - sqaron kreu i shtetit - në vend që të adresojë problemati­kën e pronave në Shqipëri, thellon edhe më shumë konfliktin social në vend”. “Ndërkohë që pronarët që kanë përfituar në mënyrë të ligjshme një titull pronësie me një nga mënyrat e parashikua­ra nga ligji trajtohen në pasiguri të plotë për mundësinë e posedimit dhe përdorimit të pronës së tyre në të ardhmen, e cila pas ndërhyrjes me këtë ligj marrin statusin pasuri publike e patjetërsu­eshme; ky ligj, tashmë këto prona që i konsideron si me interes publik bën që të ndryshojnë në fakt thelbësish­t destinacio­ni i tyre nëpërmjet tjetërsimi­t pa afat në shërbim dhe për interes të enteve private, duke cenuar edhe nivelin e përdorimit masiv të saj nga publiku i gjerë”, - argumenton kreu i shtetit Ilir Meta.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania