Gazeta Shqiptare

Kritikët, Pampuri: Pavarësish­t pakënaqësi­ve, në momente kyçe të gjithë bashkohen në PD

“Partitë politike kanë nevojë gjithnjë për qarkullim elitash”

- Valentina Madani

Orjola Pampuri, ishdeputet­ja e PD- së, një prej figurave mjaft aktive brenda opozitës, është ndër më të kuotuarat në Tiranë nga anëtarësia e partisë si kandidate për deputete në zgjedhjet e ardhshme parlamenta­re. Ajo e sheh si një vlerësim dhe kënaqësi që zonjat kanë një zë të rëndësishë­m në Partinë Demokratik­e. Orjola Pampuri thotë për “Gazeta Shqiptare” se në PD nuk ka “luftë” brenda llojit, pasi sipas saj, beteja është me “kundërshta­rin politik dhe nuk mund të kesh luksin që të krijosh luftë brenda llojit në PD”. Sepse në gjykimin e Pampurit, “nuk mund të fitohet duke sulmuar apo luftuar njëra- tjetrën brenda llojit, por duke e mbështetur fort”. Përgjatë kësaj interviste, ish- deputetja demokrate flet për mundësitë e rikthimit në PD të të larguarve, pa përjashtua­r edhe figura si Jozefina Topalli apo Majlinda Bregu. “Politikës do t’i mungonte çdo grua me moral, integritet dhe me një model përfaqësim­i të përkryer. Çdo grua e tillë e cila është, ka qenë e do të jetë pjesë e politikës, sigurisht që do të lërë gjurmë. Por mendoj që partitë politike kanë e do të kenë gjithnjë qarkullim elitash, e kur këto kanë potenciale, duhet të mbështeten e të mirëpriten. Gërshetimi i të resë me të vjetrën gjithnjë krijon harmoni dhe rrit besimin te qytetarët”, - shprehet anëtarja e kryesisë së PD- së.

Zj. Pampuri, gjatë këtij muaji demokratët do të vijojnë procesin e përzgjedhj­es së kandidatëv­e, finalizimi­n e programit qeverisës dhe përgatitje­s së strukturav­e për zgjedhjet. Ku jeni e angazhuar konkretish­t?

Prej korrikut Partia Demokratik­e ka nisur një proces të rëndësishë­m, atë të propozimit të kandidatëv­e për deputetë dhe kryetar bashkie nga anëtarësia. Kjo është një risi, të cilën e implemento­n për

herë të parë Partia Demokratik­e në Shqipëri. Gjatë kësaj faze kam punuar në Shijak, Fushë- Krujë dhe Krujë. Muaji gusht është muaji ku ky proces ka hyrë në një fazë tjetër të rëndësishm­e, atë të përzgjedhj­es së kandidatur­ave nga komisioni, i cili është i përbërë nga figura me kontribut e bashkëthem­elues të Partisë Demokratik­e, si dhe përfaqësue­s të botës akademike, figura me integritet të lartë në fushat e tyre. Ky është një proces që u mirëprit nga anëtarësia, duke u dhënë atyre potenciali­n për të propozuar të preferuari­t e tyre, pra ata me të cilët do të donin të ishin të përfaqësua­r.

Bashkë me Jorida Tabakun dhe Grida Dumën ju jeni ndër më të kuotuarat në Tiranë si të

Partinë Demokratik­e. Beteja jonë është me kundërshta­rin politik, misioni ynë është të justifikoj­më dhe të vlerësojmë besimin që anëtarësia, demokratët na japin me mbështetje­n e tyre dhe për të arritur të gjithë këtë, sigurisht që duhet punë dhe kjo përfshin punë në terren, në media, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim që bëhet në kurriz të qytetarëve e për të bërë të gjithë këtë, sigurisht nuk mund të kesh luksin të krijosh luftë brenda llojit. Zonjat që përfshihen në politikë përballen me shumë sfida, duke nisur që nga fakti që vit pas viti, dekadë pas dekade kanë luftuar fort për të pasur të drejtat, rolin dhe pozicionin e tyre të rëndësishë­m në jetën politike dhe lufta mes tyre nuk ndihmon aspak në këtë “betejë” për të fituar gjithnjë e më shumë terren e për të arritur barazi me burrat në politikë dhe kjo jo vetëm në numër, por edhe në cilësi, aftësi dhe pozicionim politik, ndaj e gjithë kjo “betejë” nuk mund të fitohet duke sulmuar apo luftuar njëra- tjetrën brenda llojit, por duke e mbështetur fort.

A është e vështirë të bësh karriere në Partinë Demokratik­e?

Partinë Demokratik­e e kam parë gjithnjë si tempullin e fjalës së lirë, si mishërim të shpresës dhe të lirisë, dhe ashtu është në fakt. Në një vend ku punohet si një skuadër, ku puna e secilit motivohet e mbështetet nga lideri, ku të gjithë bashkë kemi një zë, një mision, por pa përjashtua­r këtu edhe mbështetje­n ndaj mendimeve ndryshe, të cilat e karakteriz­ojnë një forcë politike të djathtë. Por, që

Kontributi i zonjave në politikë është i vyer, ashtu sikurse edhe figura politike që ato ndërtojnë është e rëndësishm­e dhe kur ndërtohen figura të forta e me integritet, sigurisht që lënë gjurmë të rëndësishm­e kudo, jo vetëm në politikë. Politikës do t’i mungonte çdo grua me moral, integritet dhe me një model përfaqësim­i të përkryer. Çdo grua e tillë e cila është, ka qenë e do të jetë pjesë e politikës, sigurisht që do të lërë gjurmë. Por mendoj që partitë politike kanë e do të kenë gjithnjë qarkullim elitash e kur këto kanë potenciale, duhet të mbësh

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania