Gazeta Shqiptare

Trafik droge, rrëmbim e organizatë kriminale, OFL u kërkon deklarimin e pasurisë 3 të dënuarve nga Fieri e Berati

-

TIRANË - Operacioni Forca e Ligjit dje u ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë tre personave nga Fieri dhe Berati, të dënuar në Itali e Shqipëri, për vepra penale si rrëmbim, pjesëmarrj­e në organizate kriminale dhe trafik droge.

NJOFTIMI I OFL- së

Vijon pa ndërprerë Operacioni Forca e Ligjit, në zbatim të detyrave të përcaktuar­a në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklar­imin e burimeve të pasurisë, shtetasve: E. S., banues në Berat, i dënuar në Itali për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike dhe mbajtje e paligjshme e lëndëve narkotike me qëllim shitjen”, kryer në bashkëpuni­m, parashikua­r nga Kodi Penal i Italisë; K. Xh., banues në Fier, i dënuar në Itali për veprën penale “Pjesëmarrj­a në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikua­r nga Kodi Penal i Italisë dhe E. B. ( alias E. L.), banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit” në rrethana lehtësuese. Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL- së dhe më pas përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK- ut, për veprime të mëtejshme. OFL- ja është në veprim të pandërprer­ë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrov­e emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëv­e të vetëdeklar­imit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special. OFL- ja do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedural­e dhe operacione­t ekzekutive që do të kryejë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania