Gazeta Shqiptare

Sulmi me armë në hotelin e Tushemisht­it, arrestohen në Tiranë edhe 2 persona të tjerë

Shkon në 7 numri i të prangosurv­e në lidhje me ngjarjen në Pogradec Në pranga edhe Anterio Kaloshi, shoku i Erges Bilbilit

-

Dy persona të shpallur në kërkim për sulmin me armë në hotel “Voloreka” në Tushemisht të Pogradecit në 1 dhe 8 gusht janë prangosur dje nga policia e Tiranës. Mësohet se dy të arrestuari­t janë transportu­ar drejt Pogradecit, ku dhe do të merren në pyetje në lidhje me sulmin me armë zjarri, ku shënjestra e të cilit rezultoi se ishte djali i pronarit të hotelit “Voloreka”, Jetmir Muçollari. Sipas burimeve policore, njëri nga personat e arrestuar është Meard Berberi, i dënuar më parë për kanosje, pasi ka kërcënuar me jetë kreu e Ujësjellës­it në Pogradec. Berberi u vu në pranga në Tiranë, gjatë një aksioni policor që është zhvilluar në Qesarakë. Bashkë me Berberin është arrestuar edhe Anterio Kaloshi, miku i Orges Bilbilit që kërkohej për masakrën e Lushnjës. Ndërkohë, identiteti i personit tjetër të arrestuar në lidhje me të shtënat me armë zjarri në hotelin “Voloreka” nuk dihet ende. Dy ditë më parë, forcat RENEA dhe policia e Pogradecit vunë në pranga edhe 4 persona të tjerë, si të përfshirë në këtë ngjarje Ilir Berberin, Ilir Meçollin, Ardian Xhutin, Elvir Haxhian dhe Mariglen Topuzin. Koka e këtij grupi është Berberi, i njohur ndryshe si “Lili i Rrushkës”. Ai bashkë me të arrestuari­t e tjerë qëlluan me armë rreth 100 herë në drejtim të hotelit, teksa në shënjestër kishin djalin e Muçollarit. E njëjta familje ra pre e një tjetër atentati më herët, më datë 1 gusht, që dyshohet se ka gisht i njëjti grup. Ndërkaq, “Dosja. al” ka zbardhur detaje në lidhje me të shkuarën dhe profilin e Meardi Berberit, një prej personave që u vu dje në pranga për atentatin ndaj familjes Muçollari në Tushemisht, që kanë në pronësi hotel “Volorekën”, ku ndodhi edhe sulmi me armë. Meardi Berberi rezulton se është një person i njohur për Policinë e Shtetit. Ai është futur edhe në sitën e Operacioni­t Forca e Ligjit dhe më datë 22 maj të këtij viti ka marrë pusullën me anë të së cilës i është kërkuar vetëdeklar­imi i pasurisë. Berberi me origjinë nga Pogradeci rezulton i dënuar për veprën penale “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”, e kryer në bashkëpuni­m. Ai ka qenë i punësuar pranë strukturav­e vendore të Bashkisë së Pogradec, konkretish­t në institucio­nin e Ujësjellës Kanalizime­ve, si drejtor juridik. Në vitin 2016, Meard Berberi u përfshi në një konflikt me kreun e Ujësjellës­it, pasi ky i fundit e uli në detyrë dhe kërkoi që ta linte si punonjës të thjeshtë. Për pasojë, Berberi e kërcënoi me jetë. Tashmë Berberi do të japë llogari për sulmin me armë në Tushemisht.

 ??  ?? Pamje nga sulmi me armë në hotelin e Tushemisht­it
Pamje nga sulmi me armë në hotelin e Tushemisht­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania