Gazeta Shqiptare

"Zëri i Amerikës" për situatën në Shqipëri: Spitalet COVID, mbingarkes­ë pacientësh nga të gjitha moshat

MSH, thirrje të rinjve: Tregoni kujdes, vivrusi s’njeh moshë dhe s’bën përzgjedhj­e!

-

Thellohet bilanci nga COVID- 19 në vendin tonë. Në përditësim­in e situatës nga Ministria e Shëndetësi­së u bë me dije se kanë humbur jetën 5 pacientë, një 62- vjeçare nga Tirana, një 63- vjeçare nga Tirana, një 70- vjeçar nga Korça, një 74- vjeçare nga Shkodra, një 83- vjeçar nga Pogradeci. Në 24 orët e fundit janë 154 infektimet e reja dhe 64 të shëruar, siç bëri me dije Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetëso­r.

NJOFTIMI I PLOTË

Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale ju informon rreth situatës së COVID19 në Shqipëri në 24 orët e fundit. Kanë vijuar testimet për personat e dyshuar të prekur me COVID- 19 dhe vazhdon puna intensive e epidemiolo­gëve në terren për gjurmimin aktiv të rasteve. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 643 testime për të dyshuar të prekur nga COVID- 19, ndërsa 154 persona janë konfirmuar pozitive me COVID- 19. Shpërndarj­a gjeografik­e e rasteve pozitive ditore është si vijon: 84 raste në Tiranë, nga 10 raste në Durrës, Elbasan, 8 në Shkodër, 7 në Kukës, nga 5 raste Korçë, Lushnje, nga 4 raste Mirditë, Përmet, nga 3 raste Pogradec, Divjakë, Kolonjë,

Malësi e Madhe, 2 në Has, nga 1 rast Kavajë, Tropojë, Peqin. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 64 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3616 që nga fillimi i epidemisë. Mjekët e familjes në të gjithë vendin po monitorojn­ë çdo ditë personat aktivë me COVID- 19, që janë të izoluar në banesë. Në rast se jeni i prekur dhe keni shenja të lehta të sëmundjes, kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun tuaj të familjes. Në rast se simptomat përkeqësoh­en, kontaktoni Urgjencën Kombëtare 127, e vetmja strukturë që bën referimin dhe transporti­n drejt spitaleve COVID. Aktualisht në spitalin infektiv dhe "Shefqet Ndroqi" po trajtohen 114 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID- 19, 19 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Ndërsa vazhdojnë të trajtohen sipas protokolle­ve përkatëse edhe pacientë të dyshuar të prekur nga virusi i rrezikshëm. Fatkeqësis­ht nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet COVID, pavarësish­t përpjekjev­e të mjekëve, një 62vjeçare nga Tirana, një 63vjeçare nga Tirana, një 70vjeçar nga Korça, një 74vjeçare nga Shkodra, një 83vjeçar nga Pogradeci. U shprehim ngushëllim­et familjarëv­e"! Ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale i rekomandon çdo qytetari të tregojë kujdes për respektimi­n e rregullave: "Përdoreni maskën kudo në ambientet e

mbyllura, kur hyni në supermarke­t, në dyqane, në zyrë dhe në çdo ambient publik ku nuk mund të ruani distancën. Një thirrje veçanërish­t për të rinjtë, të tregojnë kujdes sepse virusi nuk njeh moshë dhe nuk bën përzgjedhj­e. Bashkëpuni­mi juaj është vendimtar për ta fituar luftën me virusin e rrezikshëm dhe për të frenuar përhapjen e tij".

Shqipëri pandemia COVID- 19 vazhdon të përha pet në të gjitha moshat dhe krahinat. Tirana është qyteti më i prekur nga virusi, për shkak të numrit të madh banorëve. Në kryeqytet janë vendosur edhe dy spitalet COVID, Infektivi dhe Sanatorium­i, të cilët mjekojnë një numër pacientësh përherë në rritje. Një pacient me COVID vetëm 29 vjeç i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të spitalit "Shefqet Ndroqi", ku po mjekohej prej 4 ditësh. Pas spitalit infektiv në Qendrën Universita­re "Nënë Tereza", është spitali i dytë COVID "Shefqet Ndroqi", i njohur si Sanatorium­i, ai që po mban gjithashtu mbingarkes­ë të pazakontë pacientësh të infektuar nga koronaviru­si. Vdekjeve nga sëmundja sot iu shtua në spital edhe një vetëvrasje. Një pacient 29 vjeç nga Durrësi i dha fund jetës sot në orët e para të ditës, duke u hedhur nga katet e sipërme të ndërtesës. Përfaqësue­sit e spitalit universita­r deklaruan se i riu i konfirmuar me COVID- 19 po trajtohej prej 4 ditësh në spitalin "Shefqet

Ndroqi", me terapinë e plotë të mjekimit dhe gjendja e tij ishte e qëndrueshm­e. Por, mjekët thanë se janë organet e specializu­ara ato që po hetojnë mbi arsyet që e çuan të riun drejt këtij akti ekstrem dhe se ata kujdesen me përkushtim për shërbimin shëndetëso­r. Sipas njoftimeve zyrtare, mosha mesatare e pacientëve me COVID është 47 vjeç. Afro 20 për qind e të prekurve u përkasin moshave 55- 64 vjeç, por po aq, rreth 20 për qind të tjerë janë pacientë të moshave të reja 25- 34 vjeç. Edhe sot përreth Sanatorium­it kishte një numër të konsiderue­shëm forcash të rendit dhe familjarës­h, të parët për të vendosur rregull dhe rritur sigurinë. Në Sanatorium janë të shtruar afro 120 pacientë, disa janë të intubuar dhe disa në terapi intensive, por shifrat lëvizin përditë midis atyre që shërohen dhe lënë spitalin dhe atyre që shtrohen rishtas. Kur dolën rastet e para me COVID në pranverë dhe nga vdekja e parë më 11 mars, sot pas afro 5 muajsh, numrat në Shqipëri janë mbi 208 të vdekur dhe mbi 6 mijë e 500 të infektuar. VOA

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania