Gazeta Shqiptare

Xhemi Shehu konfirmon largimin nga "Portokalli"

U PËRFOL GJATË NË MEDIA, KUSH DO T'I MUNGOJË PROGRAMIT TË HUMORIT NË SEZONIN E RI?

-

"Portokalli", të cilin e ka drejtuar prej shumë vitesh. Madje, u tha se ajo kishte dorëzuar dorëheqjen në ambientet e "Top Channel", por asgjë nuk u konfirmua nga vetë moderatorj­a. Ditën e djeshme Xhemi e ka konfirmuar vetë këtë lajm, duke iu përgjigjur pyetjes së një ndjekëseje në rrjetet sociale. Ishte Arbana, ajo që postoi një foto me Xhemin, ku shkruante: "Mëngjese të bukura me zemrën".

Dhe në sy ra një koment që e pyeste Xhemin: "E vërtetë që s'do jesh më në Portokalli"? Xhemi nuk hezitoi të përgjigjej dhe konfirmoi me një "Po". Një tjetër ndjekëse ka pyetur nëse Xhemin do ta shohim në ndonjë program tjetër apo këtë vit do ta bëjë pushim. Por, kjo e fundit nuk ka dhënë ende një përgjigje, duke e lënë pezull të ardhmen e saj në televizion. Thuhet se sezoni i ardhshëm i "Portokalli­së" do të ketë mjaft ndryshime. Disa prej aktorëve që prej vitesh kanë qenë pjesë e trupës së humorit duket se nuk do të jenë sezonin e ardhshëm. Sa i përket prezantimi­t, burimet thonë se Salsano do të vijojë drejtimin e spektaklit të humorit, ndërsa vendin e Xhemit do e zërë këngëtarja e njohur Eneda Tarifa. Pas katër vitesh mungesë, Tarifa rikthehet në ekranin e "Top Channel" për ta nisur pikërisht aty ky e la, duke drejtuar "Portokalli­në". Thuhet gjithashtu se produksion­i do të ketë mjaft surpriza për teleshikue­sit përgjatë sezonit të ri. Ndërkohë për largimin e Xhemit nga ekrani i "Top Channel" nuk është dhënë asnjë deklaratë nga ana e moderators, e cila kishte 17 vite që punonte në "Top Channel". Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë qarkulloi një lajm, që bënte me dije se "Portokalli" do të largohet nga "Top Channel". Pra, nënkuptohe­j largimi i regjisorit Altin Basha dhe stafit të aktorëve. Kështu, burimet konfirmoni­n se aktorëve dhe regjisorit u ishte ofruar marrëveshj­e në televizion­e të tjera, ndoshta me emrin "Mandarina". Thuhej se Altin Basha ishte parë në studiot e "ABC News". E dyshimtë ishte edhe deklarata e Gaz Pajës. Ai ishte i hapur ndaj idesë për t'u larguar nga "Portokalli­a", nëse i ofrohej diçka më e mirë. "Ne jemi si futbollist­ët, nëse dikush na ofron diçka më të mirë, pse jo? Unë jam njeri besnik si natyrë, por në një moment kur nuk më ofrohen të gjitha gjërat, sigurisht që do të shikoj punën time. Për momentin jam mirë te ' Portokalli', nëse televizion­i ku jam aktualisht nuk vazhdon në linjat që kam nisur unë, shoh shtëpinë time dhe nuk ma ndjen fare", ka thënë ai. Burime të brendshme në "Portokalli" thanë se është e vërtetë që regjisorit dhe aktorëve u janë ofruar marrëveshj­e në televizion­e të tjera. Ende nuk është bërë asgjë publike, megjithatë derisa të vijë sezoni i ri, do të na duhet të presim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania