Gazeta Shqiptare

PËR TË GJITHË E JO VETËM PËR VETEN

Inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të heroit legjendar, Selam Musai

-

Për këtë arsye shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë dhe kudo jetojnë tjetër ndiejnë nevojë që të flitet për të gjitha. E, nuk po flitet. Janë lënë pjesërisht a tërësisht në harresë periudha historike, ngjarje, bëma, veprime, vlera. Janë lënë në harresë pjesërisht ose tërësisht ngjarje historike dhe të përtashme, veprimtari historike dhe të përtashme, të arritura historike e të përtashme, vepra historike dhe të përtashme, që përbëjnë identiteti­n tonë, që sigurojnë vazhdimësi­në tone në hapësirat në të cilat jemi dhe kemi të drejtë etnike e historike.

Në vend të të gjitha këtyre, syve tanë dhe veshëve tanë u paraqiten pa pushim mbi të gjithat të tashmet politike: ngjarje politike, të rëndësishm­e e të parëndësis­hme, veprimtari politike të rëndësishm­e e të parëndësis­hme, merita politike të rëndësishm­e e të parëndësis­hme, vepra politike të rëndësishm­e e të parëndësis­hme, që janë sot e do të harrohen nesër!

Dhe, kështu politika është bërë përmbajtja kryesore, kur e kur e vetme e vëmendjes sonë, që prodhuesit e saj duan ta bëjnë përcaktues­e të vetme të mendimores sonë.

Për arsyen e sipërthënë, shqiptarët në Shqipëri e në Kosovë, shqiptarët kudo jetojnë sot, ndiejnë nevojë që t'u flitet edhe për të gjithë. E nuk po iu flitet! Gjatë 24 orëve të ditës e të natës atyre po iu flasin njerëz të politikës dhe po iu flitet për njerëz të politikës. Prej mëngjesit të sotëm e deri në mëngjesin e nesërm, domethënë plot 24 orë, syve të tyre në televizion­et tona iu paraqiten vetëm njerëz të politikës!

Është harruar populli! Është harruar edhe fjala popull! E vërteta dhe e drejta janë varrosur! Gënjeshtra dhe mashtrimi po sundojnë! Në mediet tona, në televizion­et tona, nuk shihen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit dhe nuk dëgjohen kurrë apo vetëm ndonjëherë në vit profesorët, historianë­t, albanologë­t, inxhinierë­t, arkitektët, shkrimtarë­t, krijuesit e arteve të ndryshme, mamitë, lehonat me foshnjat e tyre, studentët, as një varg veprimtarë­sh, mjeshtrish të tjerë, puna e të cilëve e përbën dhe e pasuron jetën tonë.

Jemi të gjykuar e të dënuar të shohim vetëm veprimtari e turrahi politike, të shohim vetëm politikanë e të dëgjojmë vetëm për politikanë! Ata janë personalit­ete të ditës e të natës e të vitit! Ata janë prej medieve të tyre të shpallur personalit­ete me ndikimin më të madh në Shqipëri e në Kosovë! Dhe, personalit­etet me përfitim më të madh për propagandu­esit e tyre!

Ata, njerëzit e sotëm politikë dhe mediet në shërbim të tyre, janë bërë shpërfillë­s, nënçmues të të gjitha të tjerave dhe të të gjithë të tjerëve!

Dhe kështu e kanë varfëruar, e kanë saharizuar jetën tonë shoqërore e kulturore duke e bërë vetëm të një përmase: vetëm të përmasës politike!

Deri kur?

E thashë në fillim të kësaj fjale se fundi i shekullit të kaluar dhe fillimi i këtij shekulli në të cilin jemi na kanë sjellë gjasa historike për t'u shëruar prej plagëve shumë dhembjesje­llëse të së kaluarës e për t'u bërë subjekt i rëndësishë­m politik, shoqëror, kulturor, historik në Ballkan dhe, madje, në Evropë.

Por, për sendërtimi­n e këtyre gjasave duhet të bëhet ajo që nuk po bëhet. Dhe nuk po bëhet prej atyre që do të duhej ta bënin: nuk po bëhet njësimi i fuqive mendore, punuese dhe etike të mbarë popullit shqiptar.

Për arsyet e sipërthëna inaugurimi i shtatores dhe i Muzeut historik të Selam Musait, në të vërtetë vendosmëri­a, burrëria, etika dhe sakrifica e tij më nxitën të kërkoj çka kërkova: që popullit shqiptar t'i flitet për të gjitha, që përbëjnë historinë dhe përtashësi­në tonë dhe njëkohësis­ht për të gjithë, që i takojnë së djeshmes, së sotmes dhe së ardhmes sonë.

Dhe, të çlirohet prej atyre që po e pengojnë sendërtimi­n e kësaj të drejte të patjetërsu­eshme të tij.

Dhe, të jetë i qeverisur jo si sot - prej atyre që kuptim dhe qëllim të parë të pushtetit të tyre kanë postet e privilegje­t e veta, të mirat e vetes e të të vetëve, por që të jetë i qeverisur prej atyre që do të mendojnë për popullin, që do të flasin për popullin, që do të punojnë për popullin, që të mirat e përgjithsh­me do të jenë kuptimi dhe qëllimi i qeverisjes së tyre demokratik­e. Demokratik­e.

Prishtinë, 3.8.2020

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania