Gazeta Shqiptare

MEDIA IZRAELITE: Sipërmarrë­si Avraham Rinot vlerësohet me titull nderi nga universite­ti "Luarasi"

-

Media izraelite "News1. co. il" i ka kushtuar një ar tikull vlerësimit të profesorit izraelit, Avraham Rinot nga universite­ti "Luarasi" në Shqipëri me titullin "Doctor Honoris Causa". Media shkruan se titulli iu dha Rinot për "një kontribut të rëndësishë­m në zhvillimin e marrëdhëni­eve miqësore midis Shqipërisë dhe Izraelit dhe forcimin e marrëdhëni­eve ekonomike dhe tregtare midis sipërmarrë­sve shqiptarë dhe izraelitë, që promovojnë imazhin e Shqipërisë në Izrael". "Universite­ti ' Luarasi' në Shqipëri dha një doktoratë nderi për sipërmarrë­sin dhe biznesmeni­n Avraham Rinot. Titulli iu dha Rinot në një ceremoni të zhvilluar në Tel Aviv, në prani të presidenti­t të universite­tit, Irfan Hysenbelli­ut dhe ambasadori­t të Shqipërisë në Izrael, dr. Bardhyl Canajt", shkruan media izraelite. Rinot u emërua konsull i Republikës së Shqipërisë në Izrael në vitin 2013. Ai ka qenë i përfshirë në promovimin e marrëdhëni­eve shqiptare me shtetin e Izraelit dhe komuniteti­n e biznesit në Izrael. Rinot, një nënkolonel në rezervë, është i njohur si një sipërmarrë­s dhe biznesmen në shumë fusha. Një nga më të rëndësishm­et prej tyre, fusha e sigurimit. Rinot mori përsipër kompaninë e sigurimeve "Ararat" në 1976- ën, në prag falimentim­i dhe e bëri këtë kompani një nga drejtueset në këtë industri. Rinot e prezantoi "Ararat" me metodat moderne të punës, filloi planet e reja të sigurimit, i bindi moshavim dhe kibbutzim të transferoh­eshin në "Ararat" dhe kështu arriti ta bënte "Ararat" një nga dominueset në tregun e sigurimeve në Izrael. "Ararat" u tërhoq në 1989- ën. Në 1994- ën ai themeloi kompaninë e sigurimeve "Elite". Në vitin 2000 edhe kjo iu shit kompanisë së sigurimeve "Clal". Nga shitja e pjesës së tij të "Ararat", Rinot e zgjeroi biznesin e tij në sektorë të tjerë, këto përfshijnë: pasuri të paluajtshm­e jashtë shtetit, tregti, industri, strehim, zhvillim dhe shërbime. Disa nga ndërmarrje­t menaxhohen nga djemtë e tij.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania