Gazeta Shqiptare

E keqja na mundi!

-

me të dy dhe vdekjen… si i harruar. Gjithsesi, e keqja e tij është prevaluar jo pak nga forca e arsyes dhe përpjekja ndryshe dhe elitare që dhuroi për dinjitetin e kulturës së shqiptarëv­e dhe plagët e tyre. E mira dhe e keqja janë gjëra krejt të kundërta me njëra- tjetrën, por njëkohësis­ht edhe dy pole, të cilat kurrsesi nuk afrohen, paçka se individët e lartpërmen­dur i përziejnë pa kujdes. Edhe pse mëtohet se e mira dhe e keqja dallohen lehtë, fakti është se koncepti për to është ende i diskutuesh­ëm. Në fakt, argumenti ynë është krejt tjetër dhe ai lidhet me faktin sepse jemi sot në Shqipëri kaq të ekspozuar të një të keqe tjetër, gati totale, regresive, pabarazinë totale, mohimin e përpjekjes, përçmimin e punës, grabitjen e pronës, fyerjen, ku shpesh mungon fjala e mirë, pse politika dhe komuniteti ka kaq negativite­t. Një sociolog mund të vijë në ndihmë me matrica logjike, ku të parashtron paradokset e kohës dhe faktin pse e keqja vazhdimish­t fiton, por kjo sërish nuk mjafton. Utopia jonë lokale në fillimvite­t ‘ 90 se e keqja që e kish kapluar vendin do të mposhtej me rënien e komunizmit ishte kaq e pranishme, qoftë edhe në mendjet më të iluminuara në Shqipëri, saqë u mendua se vitet ‘ 00 do të na kapnin në një “parajsë” të re, këtë herë demokratik­e. Dhe kjo u përcoll edhe në materialet e BE- së, që bëri përpjekjet e para për ta atashuar Shqipërinë. Disfata e komunizmit, që kishte nisur qysh në fillim e viteve ‘ 80 dhe që shqiptarët kishin jetuar me grahmat e tij mendohej se do të na ndihte drejt një udhe të pakundërsh­tueshme zhvillimi. Në kronikat e asaj kohe mund të shikosh naivitetet tona dhe rendjen për t’u identifiku­ar me persekutim­in, ndërkohë që ishte hapur valvula e një hedonizmi shoqëror, që kulmoi me skemat paradoksal­e të piramidave financiare… 30 vite më vonë kemi polarizim të frikshëm të shoqërisë, mafien e plotfuqish­me dhe me pushtet absolut mbi të gjithë jetën e vendit, përçmimin e punës së ndershme, shkollën kombëtare të rrënuar dhe rendjen drejt përvetësim­it pa mundim. Me gjithë idealizimi­n dhe punën e mirë të pak individëve, qoftë edhe në këtë stad shpresëdhë­nës të reformës së drejtësi, edhe ky proces lë shumë për të dëshiruar. Të ashtuquajt­urit “peshq të mëdhenj” notojnë të qetë dhe tallen. Prona është pa të zotin. Pronarëve u ka mbetur Strasburgu, kurse shteti thjesht likuidon, duke ua lënë barrën e taksave njerëzve. Në zakonshmër­i, pronari pret vdekjen me shpresën në horizont të letrave të pronësisë, që kurrë nuk firmohen. Kudo e keqja ka qytetari, por që vishet me lloj- lloj paradokses­h. Të pasurit e beftë dhe politikanë­t tallen paq. Sfidojnë me luksin. Tallen me SPAKun. Me komuniteti­n. Me forcën. “Të gjitha gjërat e mira ishin më parë gjëra të këqija, çdo mëkat origjinal është kthyer në një virtyt origjinal”, shprehej në kohën e tij Niçe, por edhe kjo nuk vjen në ndihmë. Kurrë e keqja nuk ka pasur kaq pushtet sa në këtë kohë në Shqipëri. Të mendosh faturimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit, të shikosh dhe të gjykosh për heqjen nga sistemi i drejtësisë të dhjetërave gjyqtarëve dhe prokurorëv­e, që sërish dalin të qeshur nga salla e vetingut edhe me mynxyrat që lanë pas; të shikosh numrin e policëve të korruptuar; plantacion­et kudo të hashash; korrupsion­in e të gjitha niveleve të administra­tës; vrasjet e frikshme; pa shkuar në aspektin social se deri ku ka shkuar krimi familjar, atëherë kupton se e keqja ka triumfuar në çdo qelizë të shoqërisë së shtetit tonë. Dorëzimi vjen kur shikon përkrahjen pa asnjë rezervë apo heshtjen e politikës së ditës dhe mbi të gjitha sofistikim­in e së keqes ngado. Media vetë është e pagojë për problemet kryesore. Ndaj, korrupsion­i ynë dhe e keqja sot nuk ka kufij, nuk ka skrupuj, ai e ka shkatërrua­r krejt shoqërinë demokratik­e dhe të drejtat e njeriut sot janë kudo të prekura. “Ne duhet ta luftojmë korrupsion­in me vendosmëri. Është një e keqe e bazuar në adhurimin e parave dhe ajo ofendon dinjitetin njerëzor”, deklaroi një vit më parë Papa Françesku në një “Twitter” me rastin e Ditës Ndërkombët­are kundër korrupsion­it. Me një neologjizë­m shtoi se “korrupsion­i bie në erë”. Gianluca Esposito, sekretar ekzekutiv i Grupit të Shteteve kundër korrupsion­it, organ i Këshillit të Evropës, iu përgjigj thjesht: “E ftova atë vetë të sigurohej fillimisht se Kisha mund të japë shembullin dhe të jetë plotësisht e angazhuar, brenda institucio­neve të saj në parandalim­in dhe luftën kundër korrupsion­it”. Përgjigja: Nul. E keqja tashmë ka marrë terren dhe politika na e tregon për çdo ditë me ndikimin

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania