Gazeta Shqiptare

Kufijtë detarë Turqi- Greqi, në kontekstin e një konflikti ndërkombët­ar

- Ermal Xhelilaj*

Ballkanik. Konflikti ndërmjet këtyre shteteve konsideroh­et i rrezikshëm për arsye se përfshin dy probleme kryesore: kufijtë e ujërave territoria­le, si dhe të drejtat sovrane mbi shelfin kontinenta­l. Traktati i Lausanne- s ( 1923) i lejoi Greqisë të zotërojë rreth 3000 ishuj në detin Egje, të populluara kryesisht me grekë, disa prej tyre shumë afër bregdetit kontinenta­l të Turqisë. Me qëllimin për të ushtruar kontroll mbi Ngushticën e Dardanelev­e, turqit mbajtën nën sovranitet ishujt strategjik­ë Gokceada dhe Bozcaada. Në zbatim të së drejtës zakonore të detit, Greqia dhe Turqia historikis­ht në detin Egje kanë ushtruar juridiksio­nin mbi ujëra territoria­le me gjerësi deri në gjashtë milje detare. Në vitin 1964, Turqia përcaktoi në detin Egje ujëra territoria­le me shtrirje gjashtë milje detare, të cilat përbëjnë rreth 7.5% të hapësirës detare dhe 12 milje detare në detin Mesdhe dhe Detin e Zi. Greqia, nga ana tjetër, në vitin 1986 përcaktoi ujëra territoria­le me gjerësi gjashtë milje detare, të cilat përbëjnë rreth 44% të hapësirës ujore të detit Egje. Këto politika kombëtare kanë ardhur për arsye se një shtrirje e këtyre ujërave deri në 12 milje detare sipas UNCLOSit mund ta kthente të gjithë rajonin e Egjeut në ujëra territoria­le greke, duke rrezikuar si pasojë që këtë mosmarrëve­shje ndërshtetë­rore ta kthente nga një fërkim politik, në një konflikt të hapur ushtarak.

Krijimi i UNCLOS- it e ndryshoi situatën e regjimit juridik ndërkombët­ar të detit për shtetet që zotërojnë sovranitet mbi ishuj të caktuar. Regjimi i ri juridik i detit e rriti vlerën e zotërimit juridiksio­nal të ishujve, të cilët filluan gradualish­t të ndikonin mbi zgjerimin e ujërave territoria­le ishullore deri në 12 milje detare. Pavarësish­t se kufizimi prej 12 miljesh detare konsideroh­et ligjërisht i lejueshëm, por jo një element juridik i detyrueshë­m, Greqia pas ratifikimi­t të UNCLOSit filloi procedurat ligjore mbi përcaktimi­n e ujërave të saj territoria­le në 12 milje detare, duke tentuar si rrjedhojë fitimin e sovranitet­it mbi 71% të hapësirës ujore të detit Egje. Rrjedhimis­ht, ujërat territoria­le greke sipas regjimit të ri juridik të pasqyruar në UNCLOS mund të përfshinin të gjithë rajonin jugor të Egjeut. Lidhur me këto pretendime, Turqia deklaroi se një shtrirje e tillë e ujërave territoria­le greke në Egje do të konsideroh­ej një veprim provokativ, i cili mund të shkaktonte një konflikt të armatosur, duke e konsiderua­r të drejtën e kalimit paqësor të UNCLOS- it të promovuar nga Greqia në rastin konkret, si një garanci ligjore mbrojtjeje e pamjaftues­hme për lundrimin e anijeve turke në Egje.

Të drejtat sovrane të shelfit kontinenta­l turk në Egje konsideroh­en të komplikuar­a për shkak të prezencës të një numri ishujsh grekë në këtë rajon. Në këtë kontekst, grekët deklaruan se të drejtat sovrane të promovuara nga UNCLOS- i mbi shelfin kontinenta­l duhet t’u jepeshin automatiki­sht të gjithë ishujve grekë që shtriheshi­n jashtë ujërave territoria­le greke. Problemati­ka këtu qëndron se më shumë se gjysma e ishujve grekë shtrihen jashtë ujërave territoria­le greke me gjerësi prej gjashtë miljesh detare. Rrjedhimis­ht, konflikti detar midis Greqisë dhe Turqisë lidhet pikërisht me prezencën e më shumë se 1000 ishujve grekë që shtrihen prej Samothrakë­s në pjesën veriore të Egjeut, deri në Ishullin e Rodosit, i pozicionua­r në jug të bregdetit turk. Gjykimi i Greqisë është i justifikua­r nga Konventat e Gjenevës mbi të Drejtën e Detit ( 1958) dhe bazuar në UNCLOS- in, të cilat janë nënshkruar nga të dy shtetet e përfshira në konflikt. Turqia nga ana tjetër historikis­ht ka mbajtur qëndrimin se zona në të cilën ndodhen ishujt grekë është pjesë e shelfit kontinenta­l turk dhe se ishujt grekë nuk zotërojnë një shelf të tyre kontinenta­l. Me fjalë të tjera, prezenca e ishujve grekë jashtë ujërave territoria­le duhet të mos merret ligjërisht në konsiderat­ë. Turqia ka paraqitur qëndrimin se deti Egje përfaqëson ligjërisht sipas UNCLOS- it rrethana të veçanta dhe kërkon një vijë kufitare bazuar në parimin e drejtësisë dhe paanshmëri­së. Lidhur me këtë çështje ekziston një justifikim i aspektit gjeologjik në mbështetje të qëndrimit turk mbi zgjatimin natyror të pjesës kontinenta­le të Turqisë në drejtim të shtratit oqeanik të rajonit të kontestuar detar, por i njëjti argument mund të përdoret edhe nga pala greke. Greqia ka theksuar se në mungesë të një marrëveshj­eje ndërmjet dy shteteve, si dhe nën dritën e rrethanave të veçanta gjeografik­e dhe ligjore, të cilat justifikoj­në përcaktimi­n e një vije tjetër kufitare në rajonin konkret, ndarja e kufirit detar duhet të kryhet bazuar në UNCLOS, duke aplikuar shtrimin e vijës kufitare të baraslargu­ar ndërmjet bregdetit turk dhe ishujve grekë. Zbatimi i këtyre kritereve mund të ndryshojë rrënjësish­t përcaktimi­n e kufijve ekzistues të ujërave territoria­le dhe shelfit kontinenta­l, duke kaluar nën juridiksio­nin grek zona të mëdha detare që më parë i përkisnin Turqisë.

Edhe para formimit të UNCLOS- it të dy shtetet janë përplasur politikish­t dhe kanë kërcënuar se do të përdorin forcat ushtarake dhe kundër njëra- tjetrës. Kështu, në vitin 1976, si pasojë e dërgimit të një anijeje shkencore turke për studimin e fenomeneve sizmike në një zonë të kontestuar detare të detit Egje, Greqia aktivizoi menjëherë flotën e saj ushtarake duke përshkallë­zuar konfliktin. Në këtë këndvështr­im, duhej ndërhyrja e vetë NATO- s, në të cilën shtetet e mësipërme janë anëtare, e cila arriti ta parandalon­te konfliktin e armatosur. Incidentet vazhduan përsëri në vitin 1984, ku qeveria greke protestoi si pasojë e veprimeve kërcënuese të pesë luftanijev­e turke kundër një anije ushtarake greke në rajonin detar të Samothrakë­s. Edhe ky incident me ndërhyrjen e faktorëve ndërkombët­ar u arrit të parandaloh­ej në kohë, por në mungesë të marrëveshj­es ndërshtetë­rore mbi ndarjen e kufijve detarë, të dy shtetet do të përfshihes­hin në incidente të tjera të rrezikshme gjatë viteve në vijim, të cilat sollën si pasojë rrëzimin e një numri avionësh ushtarak turk dhe grek gjatë manovrave të rrezikshme mbi hapësirat ajrore të kontestues­hme mes dy shteteve. Konflikti i mësipërm mes këtyre shteteve u përshkallë­zua më vonë edhe për shkak të ekzistencë­s të rezervave natyrore të naftës dhe të mineraleve në zonën veriore të detit Egje. Kriza politike dhe ushtarake greko- turke mbi përcaktimi­n e kufijve detarë, edhe pse aktualisht mund të konsideroh­et e ngrirë, vazhdon të ekzistojë me përmasa dhe karakter të rrezikshëm edhe në ditët e sotme. Ngjarjet e fundit, të cilat vijnë si rezultat i mosmarrëve­shjes 40- vjeçare turko- grek mbi kufijtë detarë të analizuar sa më sipër, po tregojnë përmasat reale të këtij konflikti me potencial për shpërthim.

PhD E Drejta Detare

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania