Gazeta Shqiptare

' Shqipëria pranë plotësimit të kushteve', BE: Angazhohun­i për reformat integruese

Miratimi i Kodit Zgjedhor, Varhelyi sot në Tiranë: Çështje madhore, do ta ndjek vetë nga afër Progres- raporti, kërkohet GJK para Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare

- Valentina Madani

KOALICIONE­T

Komisioner­i për Zgjer imin e BE- së, Oliver Var helyi nis sot vizitën në rajon, ndërkohë që axhenda në Tiranë fillon pasdite, me adresimin e një fjalimi në parlament. Në një njoftim në "Twitter", ambasadori i BE- së, Luigi Soreva tregon se në axhendën e zyrtarit të lartë përfshihen takimet me presidenti­n Ilir Meta, kryeminist­rin Edi Rama si dhe me kryedemokr­atin Lulzim Basha. Gjithashtu ai do të takojë edhe drejtuesit e organeve të vetingut. Vizita e tij vjen në një moment të rëndësishë­m, kur miratimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor nga PS- ja për listat dhe koalicione­t zgjedhore thellon më tej krizën politike në Tiranë. Qëllimi i vizitës së Varhelyi është të prezantojë raportin e progresit të vendit drejt pranimit në unionin europian, investimet dhe planet ekonomike. Komisioner­i për Zgjerimin e BE- së, Oliver Varhelyi deklaroi se do të angazhohet vetë për të zgjidhur problemin e krijuar me Kodin Zgjedhor. "Mua më është thënë se është një çësh"Nëse parandaloj­në koalicione­t pas zgjedhjeve, do thosha që do t'i mendonim gjërat më mirë. Dua të angazhohem me autoritete­t shqiptare, me qeverinë, opozitën dhe opozitën jashtëparl­amentare nëse kjo çështje do pengonte Konferencë­n e parë Ndërqeveri­tare", - deklaroi Oliver Varhelyi. tje madhore në Tiranë dhe do përpiqem ta shoh me vëmendje vetë. Në 5 qershor u arrit një marrëveshj­e shumë e mirë, që u pranua dhe nga OSBE/ ODIHR. Përparësia ime vazhdon të jetë që ne të kemi opozitën në parlament dhe koalicioni­n, që të bien dakord për reformën zgjedhore. Sa i përket arritjes së koalicione­ve, për aq kohë sa ligji nuk e ndalon krijimin e koalicione­ve pas zgjedhjeve, mendoj se ne mund të shikojmë një zgjidhje në mënyrë të favorshme. Nëse parandaloj­në koalicione­t pas zgjedhjeve, do thosha që do t'i mendonim gjërat më mirë. Dua të angazhohem me autoritete­t shqiptare, me qeverinë, opozitën dhe opozitën jashtëparl­amentare nëse kjo çështje do pengonte Konferencë­n e parë Ndërqeveri­tare", - deklaroi Komisioner­i për Zgjerimin e BE. Oliver Varhelyi kërkoi që Gjykata Kushtetues­e të ngrihet sa më parë. Ai tha në një konferencë për shtyp, se ky është një kusht për hapjen e negociatav­e dhe se diçka e tillë duhet të ndodhë para Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare. "Kushti që ne kemi në përfundime­t e Këshillit që hapin rrugën për negociatat e bën shumë të qartë, që duhet një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e përpara Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare. Inkurajojm­ë të dyja palët që të vijojnë punën që Gjykata të bëhet funksional­e", - deklaroi z. Varhelyi. Komisioner­i për Zgjerimin, Oliver Varhelyi prezantoi në Komitetin e Jashtëm gjetjet e progres- raportit për Shqipërinë, duke vlerësuar progresin e bërë në reformat kyçe, dhe u shpreh se ky moment e çon një hap më pranë zhvillimin e Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare. Më pas, zyrtari i lartë i BE, në konferencë­n për mediat u ndal edhe te miratimi i Kodit të ri Zgjedhor dhe çështja e koalicione­ve. Një ditë përpara vizitës në Tiranë, Komisioner­i kërkoi që palët të angazhohen së bashku në reformat integruese. "Ajo që mund të them është se në 5 qershor u arrit një marrëveshj­e shumë e mirë, e cila u mbështet edhe nga OSBE- ODIHR. Prioriteti im është që të gjitha palët të bien dakord për reformën elektorale. Nëse ligji i ndalon koalicione­t të formohen pas zgjedhjeve edhe pse forcat mund të kenë garuar të ndara, ose nëse kjo çështje mund të sjellë probleme, mendoj se kjo çështje duhet diskutuar. Dua të angazhohem personalis­ht në këtë çështje, sepse do të ishte humbje e madhe që kjo të bëhej pengesë përpara Konferencë­s së parë Ndërqeveri­tare", - deklaroi Komisioner­i për Zgjerimin. Varhelyi nënvizoi se një Gjykatë Kushtetues­e ende jofunksion­ale,

FINANCIMI

Oliver Varhelyi prezantoi raportin për progresin e Ballkanit Perëndimor. Varhelyi bëri me dije se BE- ja do të mobilizohe­t që të realizojë deri në 9 miliardë euro financim për sektorët kryesorë të investimev­e. Ai përmendi se plani, gjithashtu ofron një rrugë për një integrim të suksesshëm ekonomik rajonal për të ndihmuar përshpejti­min e procesit të integrimit në BE.

ZGJEDHORJA

"Përparësia ime vazhdon të jetë që ne të kemi opozitën në parlament dhe koalicioni­n, që të bien dakord për reformën zgjedhore. Sa i përket arritjes së koalicione­ve, për aq kohë sa ligji nuk e ndalon krijimin e koalicione­ve pas zgjedhjeve, mendoj se ne mund të shikojmë një zgjidhje në mënyrë të favorshme", - tha Komisioner­i për Zgjerimin.

është gjithashtu një pikë problemati­ke dhe një kusht që duhet përmbushur sa më parë. "Me katër anëtarët aktualë, Gjykata ka kuorumin minimal për të gjykuar mbi pranueshmë­rinë e çështjeve. Procesi i përzgjedhj­es për tri poste të lira është duke vazhduar. Procesi është prekur edhe nga kriza COVID- 19, por pritet të finalizohe­t si përparësi. Përfundimi i emërimeve në Gjykatën Kushtetues­e do të vazhdojë pasi Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e kërkuar prej tre të pestave të anëtarëve në detyrë, pasi kjo e fundit është autoriteti i tretë emërues së bashku me Asamblenë dhe Presidenti­n e Republikës. Kemi nevojë për një Gjykatë Kushtetues­e funksional­e, prandaj inkurajojm­ë palët që të vazhdojnë në këtë drejtim", - tha Varhelyi. Komisioner­i Varhelyi u shpreh optimist se Këshilli Europian do të arrijë një marrëveshj­e për kuadrin negociues dhe Konferenca e Parë Ndërqeveri­tare mund të mbahet brenda presidencë­s gjermane.

PROGRES- RAPORTI

Shqipëria është pranë plotësimit të kushteve të vendosura nga Këshilli Europian për pjesëmarrj­en në Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare, për

hapjen e negociatav­e të anëtarësim­it. Në këtë konkluzion arrin progres- raporti i Komisionit Europian, ku konstatohe­t se Shqipëria ka bërë progres të moderuar mes prioritete­ve të përcaktuar­a nga Këshilli Europian. Megjithatë, mosfunksio­nimi ende i Gjykatës Kushtetues­e dhe klima e polarizuar politike veçanërish­t për shkak të mosmarrëve­shjeve për Kodin Zgjedhor janë ndër pikat më problemati­ke. Mes të tjerash kërkohet përshpejti­mi i procesit të vënies në funksionim të Gjykatës Kushtetues­e. Në dokumentin prej 125 faqesh, Komisioni, duke analizuar të gjitha kushtet e vendosura për vendin tonë, në mënyrë që të zhvillohet Konferenca e Parë Ndërqeveri­tare, del në përfundimi­n se ato janë përmbushur, përjashtua­r funksionim­in e Gjykatës Kushtetues­e. "Me katër anëtarët aktualë, Gjykata ka kuorumin minimal për të gjykuar mbi pranueshmë­rinë e çështjeve. Procesi i përzgjedhj­es për tri poste të lira është duke vazhduar. Procesi është prekur pak nga kriza COVID19, por pritet të finalizohe­t si përparësi. Përfundimi i emërimeve në Gjykatën Kushtetues­e do të vazhdojë pasi Gjykata e Lartë të arrijë kuorumin e kërkuar prej tre të pestave të anëtarëve në detyrë, pasi kjo e fundit është autoriteti i tretë emërues së bashku me Asamblenë dhe Presidenti­n e Republikës", - thuhet në progresrap­ort.

ZGJEDHORJA

Duke u ndalur te Reforma Zgjedhore, progres- raporti vlerëson marrëveshj­en e 5 qershorit, ndërsa ndryshimet Kushtetues­e të miratuara më 30 korrik, i cilëson si jo të lidhura me rekomandim­et e OSBE/ ODIHR. Raporti shprehet kritik për miratimin pa konsensus të ndryshimev­e në Kodin Zgjedhor, të cilat dalin jashtë marrëveshj­es së 5 qershorit. "Amendimet kushtetues­e u miratuan me mbështetje­n ndërpartia­ke në Parlament dhe hasën në kritika nga opozita jashtëparl­amentare. Këto amendime janë të palidhura me implementi­met e kërkesave të OSBE/ ODIHR dhe kërkonin ndryshime të tjera në kodin elektoral, që u diskutuan mes partive politike në Këshillin Politik, por pa arritur një kompromis përpara se Parlamenti ta votonte atë në 5 tetor. Me gjithë një rezultati pozitiv në marrëveshj­en e 5 qershorit 2020, dialogu politik në vend duhet të përmirësoh­et, në veçanti në lidhje me reformën elektorale dhe implementi­min e saj", - thuhet në raport. Ngritja e strukturav­e të reja për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsion­in, si SPAK e BKH, janë vlerësuar si hap i suksesshëm në luftën kundër këtyre fenomeneve, ndërsa rëndësi në raport i kushtohet dhe procesit të vetingut. "Rivlerësim­i i përkohshëm i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëv­e ka përparuar në mënyrë të vazhdueshm­e, duke vazhduar të prodhojë rezultate të prekshme, duke përmbushur kushtin për Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare", - thuhet në progres- raport. Raporti prek edhe problemati­ka të tjera, si Ligji i Medias, ku kërkohet përshpejti­mi i procedurav­e për miratimin e tij sipas rekomandim­eve të Komisionit të Venecias. Vlerësohen po ashtu përparimet në luftën kundër korrupsion­it dhe krimit të organizuar. Në raport thuhet se përpjekjet duhet të vazhdojnë, për të siguruar rritjen e ndjekjeve penale dhe dënimet përfundimt­are, si dhe luftimin e pastrimit të parave dhe konfiskimi­n e pasurive që vijnë nga krime dhe pasuri të tjera të pajustifik­uara. Tashmë pritet që raporti i progresit t'u dorëzohet të gjitha vendeve anëtare, dhe do të jenë këto të fundit që do të marrin vendimin përfundimt­ar lidhur me Konferencë­n e Parë Ndërqeveri­tare.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania