Gazeta Shqiptare

Miliardat e KE- së, Rama: Paratë që jep bota nuk vijnë këtu me kanoe, janë 7 dete në mes

-

Komisioni Europian synon që, gjatë dekadës së ardhshme, të investojë deri në 20 miliardë euro në Ballkanin Perëndimor, thuhet në një plan investimi që ka parë "Radio Evropa e Lirë". Draft- dokumenti thekson se prioritet do të jenë lidhjet më të mira të ekonomive të Ballkanit Perëndimor, brenda rajonit, por edhe me Bashkimin Evropian. Kryeminist­ri Edi Rama deklaroi se ky investim është hapur falë vizionit të Shengenit Rajonal, por shtoi se për t'i marrë këto investime duhet një rrugë e gjatë. "Kur i dëgjoni këto miliarda, kini parasysh se mes nesh dhe atyre ka 7 dete. Janë, por kanë procese nga më të ndryshmet. Ne po mbarojmë shkollat me buxhetin e shtetit, me paratë tona e kursimet tona për të adresuar një problem që nuk e krijuam ne. Paratë që jep bota nuk vijnë këtu me thes, as me valixhe dhe as me kanoe. Paratë që jep bota vijnë me procedura që jep vetë. I bëjnë vetë studimet. Caktojnë vetë tenderat, i supervizoj­në vetë. Dhe kohën e kanë në dorë ata, jo ne", - deklaroi z. Rama. Po dje, pas mbledhjes me drejtuesit politikë në selinë e PS- së, kryeminist­ri Edi Rama komentoi për gazetarët progres- raportin e KE- së për negociatat për Shqipërinë. "Më vjen mirë që progres- raporti është një pasqyrë krejt e ndryshme nga pasqyra që përpiqen çdo ditë t'u vënë përpara shqiptarëv­e ata që flasin në emër të Evropës dhe janë të etur për pushtet. Më vjen mirë edhe që deklarata e BE- së lidhur me reformën zgjedhore ishte krejt e kundërta nga çfarë u tha dhe u predikua duke paralajmër­uar re të zeza mbi Shqipërinë, duke hedhur një helm dhe një tym që ' ta kapë kush ta kapë' dhe ' të çoroditet kush të çoroditet' dhe ' të humbasë rrugën kush të humbasë rrugën' ata që duan t'i çojnë njerëzit në një rrugë qorre", - deklaroi z. Rama.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania