Gazeta Shqiptare

"Një filtër i BE- së kundër terrorizmi­t", Rama: Nuk ka kthim pas të vizave

Kthimi? Kryeminist­ri: Predikohet nga ata që duan të përhapin erën e pusetës dixhitale në Lalëz "Prapaskena­t, përse u takova me presidenti­n e Azerbajxha­nit"

- Valentina Madani

Kryeminist­ri Edi Rama shprehet i bindur se në Shqipëri nuk do të kthehet regjimi i vizave. Rama sqaroi dje, se Bashkimi Evropian ka prezantuar një masë të re për shtetasit shqiptarë që duan të lëvizin drejt vendeve të zonës Shengen. Në një konferencë për mediat, kreu i qeverisë theksoi se nuk bëhet fjalë për rikthim të vizave, por për një aplikim online nga banorët e vendeve që s'kanë nevojë për vizë. Ai theksoi se është një filtër në funksion të politikës së sigurisë të BE- së kundër terrorizmi­t dhe krimit të organizuar. Gjatë bashkëbise­dimit me gazetarët, Edi Rama deklaroi se BE- ja synon të vendosë një sistem sigurie për vendet që mund të hyjnë në vendet europiane pa vizë. Kjo lëvizje, sipas Ramës bëhet si filtër në kuadër të sigurisë së BE- së kundër terrorizmi­t dhe krimit të organizuar. "Ka që në 2016- ën që flitej për këtë. Gjithsesi nuk bëhet fjalë për një kthim pas, por për një sistem sigurie të BE- së për të gjitha shtetet joanëtare të BE- së, qytetarët e të cilave duan të hyjnë në vendet e BE- së dhe nuk kanë vizë. S'ka lidhje fare me qytetarët që nuk kanë kartelë kriminale të regjistrua­r si person i lidhur me terrorizmi­n, krimin e organizuar etj. Është e gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE. Nuk është kthim mbrapa te viza, siç me siguri do të predikohet nga gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës digjitale në Gjirin e Lalëzit. Është një masë që prite se kur do bëhet. Për shembull, Turqia ka nevojë për vizë për të hyrë në vendet europiane dhe nuk u kërkohet kjo. Është

SIGURIA

"Ka që në 2016- ën që flitet, s'bëhet fjalë për kthim pas! Është një sistem sigurie në BE, për të gjitha shtetet joanëtare të BE- së, qytetarët e të cilave duan të hyjnë në BE dhe s'kanë nevojë për vizë. Jemi në një shoqëri që s'ka të sharë, me amerikanët, britanikët, japonezët, që sipas këtij sistemi ETIAS, duhet që, para se të nisen për në BE të bëjnë një aplikim online, dhe aplikimi s'është për vizë", - tha z. Rama.

DEKLARATA

"E gjitha për shtetet që nuk kanë nevojë për viza për të hyrë në BE, nuk është kthim prapa te vizat, siç me siguri do të predikohet nga të gjithë ata që duan të përhapin erën e pusetës dixhitale në Gjirin e Lalëzit. Është masë që prite se kur do të bëhet. Kjo është për ata që nuk kanë nevojë për vizë", - deklaroi z. Rama.

thjesht një filtër në kuadër të sigurisë së BE- së kundër terrorizmi­t dhe krimit të organizuar", - theksoi z. Rama.

GREVA

Kryeminist­ri Edi Rama foli dje para gazetarëve edhe për situatën në rafinerinë e Ballshit. Ai u shpreh se kompania private është privatizua­r në mënyrë kriminale. Kreu i qeverisë u shpreh se gjatë gjithë viteve në qeveri, ka bërë maksimumin që puna të vazhdojë normalisht. Për këtë ai është takuar edhe me Presidenti­n e Azerbajxha­nit. Së shpejti, Rama tha se pritet të marrë informacio­n në lidhje me kompaninë e përfshirë. "Sa u përket naftëtarëv­e, ajo është një kompani private, një kompani e privatizua­r në mënyrë kriminale, dhe

janë pasojat e një procesi privatizim­i kriminal, ku ne, dhe unë personalis­ht, jemi përfshirë në mënyrë të vazhdueshm­e për të lehtësuar dhe për të ndihmuar dhe mbështetur ata njerëz që janë aty, duke bërë llojlloj akrobacish, lloj- lloj lutjesh nga më të habitshmet. Do të shkruaja një libër për çfarë kemi bërë dhe çfarë kam bërë personalis­ht në gjithë këto vite që ajo ndërmarrje të mund të vazhdojë normalisht. Jo më larg se pak javë më parë kam vajtur enkas të takoj Presidenti­n e Azerbajxha­nit për të folur për këtë temë. Edhe sot pasdite do të marrim informacio­n se çfarë të reje ka në këtë drejtim me kompaninë që presupozoh­ej që, pasi fitoi një garë për të marrë atë krudin, do të hynte në procesin e ndezjes së rafinerisë", - theksoi z. Rama. Kreu i qeverisë u shpreh se greva e urisë nuk është mjeti i duhur për të sensibiliz­uar atë vetë, pasi është "ultra i sensibiliz­uar" për problemet në rafinerinë e Ballshit. Rama përmendi se aktualisht qeveria është në fazën e kërkimit të zgjidhjes, dhe jo mbylljes së rafinerisë. "Çfarë kemi ndihmuar? Sa kemi mundur, por për të na fajësuar dhe për të thënë që ne jemi përgjegjës për këtë është e tepërt. Do të bëjmë çmos, por është një ndërmarrje që është qysh në krye të herës; nëse kishte një arsye për ta privatizua­r ishte për ta rimëkëmbur përmes investimev­e. Privatizim­i ishte kriminal, dhe në atë ndërmarrje asnjëherë nuk u bënë investime serioze që do të mund ta ripërtërin­in të gjithë strukturën. Ajo rafineri është keqshfrytë­zuar në vijim. Jam shumë i shqetësuar, por pa diskutim e rëndësishm­e është të bëjmë diçka. Më vjen shumë keq për njerëzit atje, pa pikë dyshimi! Jam gjatë gjithë kohës i informuar, por nuk mendoj se ka nevojë për greva urie për të më sensibiliz­uar mua, sepse jam ultra i sensibiliz­uar për atë rafineri dhe grevat e urisë bëhen kur nuk dëgjohet njeri. Ne i kemi ndjekur në vijimësi, kontaktet kanë qenë të vazhdueshm­e, por problemi i asaj rafinerie është në thelb. Ajo rafineri do një investim të madh për t'u rimëkëmbur për të funksionua­r në plan afatgjatë. Ose do një politikë, që ne po bashkëpuno­jmë me BE- në që të mbajmë një ekuilibër në kohë të amortizimi­t social të punonjësve, ndërkohë që rafineria mbyllet përfundimi­sht. Por nuk jemi në këtë fazë, në opsionin e mbylljes, por jemi në fazën e opsionit të kërkimit", - theksoi z. Rama.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania