Gazeta Shqiptare

Historia/ 67- vjeçari Alush Alla prej 13 vitesh endet dyerve të gjykatave

Ja konflikti me ndërtuesin ku bleu shtëpi dhe dyqan Kalvari i përballjev­e të tij me sistemin nisi në 2007

- Klodiana Lala

Alush Alla, 67 vjeç, që prej 13 vitesh endet dyerve të gjykatave, me shpresën për të gjetur drejtësi. Kalvari i përballjev­e të tij me sistemin nisi në 2007. Asokohe, ai lidhi një kontratë me shoqërinë ndërtuese “F…”, me pronar Anton Pangon, për blerjen e një apartament­i në zonën pranë Kopshtit Zoologjik, në shumën e 135 mijë eurove. Duke qenë se pallati ishte ndërtuar, vetëm karabina, Alla e ka bërë vetë ndarjen e apartament­it. Po me të njëjtën firmë, ai ka lidhur një tjetër kontratë, për blerjen e një dyqani me vlerë 330 mijë euro. Njësia e shërbimit ndodhej ngjitur me pallatin ku Alush Alla banonte.

“Një ditë – shpjegon kallëzuesi – pashë që në pallatin që bleva hyrjen për të banuar, ishte ndërtuar një oxhak, që në fakt nuk ishte në projektin e pallatit”. Ai thotë se u interesua për projektin në komunën e Farkës dhe mësoi se ndërtimi i oxhakut nuk parashikoh­ej. Kjo duket se ka shërbyer si zanafillë e konfliktit mes palëve. “Shkova të prishja oxhakun që ndodhej në ballkonin e apartament­it tim – thekson Alla – pasi nuk ishte në projekt, por pronari i firmës ndërtuese më kallëzoi në prokurori. Sipas kontratës, unë i pagova Pangos shumën prej 120 mijë eurosh dhe pas 18 muajsh ai duhej të më dorëzonte hyrjen. Por, kjo nuk ndodhi”.

Kallëzuesi thotë se u mashtrua nga ndërtuesi, i cili apartament­in ia kishte shitur një personi tjetër. Ai sqaron se, si për apartament­in, ashtu edhe për dyqanet nuk disponon certifikat­a pronësie, pasi Andon Pango nuk i kishte regjistrua­r pronat në emër të shoqërisë ndërtuese, por në emrin e tij si person. Madje, ai thekson faktin se Pango kishte leje vetëm për ndërtimin e pallatit, por duke qenë se kishte bërë shtesa pa leje, i ishte drejtuar ALUIZNI- i me kërkesë për legalizimi­n e ndërtesës. Alush Alla thotë se iu drejtua gjykatës civile, e cila i dha të drejtë. Ndërtuesi Pango iu tha hetuesve se në 2006- ën u njoh me Alush Allën, me të cilin bëri marrëveshj­e që ai të blinte 1 apartament dhe 3 dyqane në shumën 470 mijë euro. Por, sipas tij, mes tyre nisën mosmarrëve­shjet dhe ai i prishi kontratat në mënyrë të njëanshme, pasi Alush Alla po bëhej pengesë në mbarëvajtj­en e punës së firmës ndërtuese. Ai ka pranuar se kishte ndërkohë detyrime përkundrej­t Allës.

Pavarësish­t pretendime­ve, prokuroria ngriti ndaj ndërtuesit Pango, akuzën e mashtrimit. Një vit më parë, prokuroria e Tiranës vendosi ta dërgojë çështjen për gjykim në gjykatën e Tiranës. Ndërtuesi Pango po gjykohet në gjendje të lirë.

Procesi zhvillohet me dyer të mbyllura, dhe këtë gjykatësi Altin Abdiu e justifikon me faktin se “jemi në situatë pandemie”. Pavarësish­t kohës së gjatë, gjykatësi Abdiu ende nuk ka dalë me një vendim për të pandehurin Andon Pango.

 ??  ?? Gjykata e Tiranës
Gjykata e Tiranës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania