Gazeta Shqiptare

Kushtetues­ja gati deri në dhjetor? Vitore Tusha ngre dyshime: Verifikimi i kandidatëv­e proces kompleks, varet nga vetingu

-

TIRANE - Ngritja e Gjykatës Kushtetues­e është një ndër pesë kushtet për hapjen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian. Politika në vend u zotua se Kushtetues­ja do të jetë funksional­e brenda muajit dhjetor. Gjasat janë që njerëzit e politikës, nuk do të mund t’i mbajnë premtimet publike. Kjo, pasi procesi për verifikimi­n e emrave që synojnë një post në këtë institucio­n, është kompleks dhe zgjat në kohë. Kryetarja në detyrë e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Vitore Tusha shpjegoi arsyet e vonesave. Në një reagim zyrtar, ajo rendit disa nga faktorët që ndikojnë në marrjen e vendimeve në lidhje me kandidatët. Ajo sqaron se nevojitet një kohë relativish­t e gjatë për të bërë një hetim të thelluar për kandidatët, përderisa përfshihen një sërë institucio­nesh dhe agjenci ligjzbatue­se. Zonja Tusha shpjegon se, ecuria e punës e këshillit varet edhe nga shpejtësia me të cilën punojnë institucio­net e vetingut. Sepse në respekt të rekomandim­eve të Komisionit të Venecias, për kandidatët që vijnë nga brenda radhëve të sistemit, duhet të pritet përfundimi i procesit të vetingut.

Një tjetër arsye që duket se ka zvarritur procesin, është edhe vonesa për pajisjen me certifikat­ë sigurie të anëtarëve të Këshillit, çka i pengonte këta të fundit të kishin akses në informacio­nin e klasifikua­r për kandidatët. Një propozim i bërë në korrik 2020 nga Avokati i Popullit, që kandidatët të hetoheshin edhe në lidhje me kriterin e mospërfshi­rjes në veprimtari politike, duket se është bërë shkak që procesi të kërkojë më shumë kohë. Vitore Tusha sqaron se, për të kryer verifikime të plota për kriterin politik, iu drejtua me shkresë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, më pas 53 partive, të cilave u kërkoi informacio­n për secilin kandidat. Fajtore për vonesat, kryetarja në detyrë e Këshillit bën edhe pandeminë. “Situata e imponuar nga gjendja e krijuar nga përhapja e virusit COVID- 2019, solli pezullimin e veprimtari­së së institucio­neve. Në këtë periudhë u konsiderua mundësia e komunikimi­t elektronik apo e zhvillimit të mbledhjeve online, por u vlerësua se kjo nuk garantonte kërkesën ligjore që mbledhjet të mbahen të mbyllura”, - thekson Tusha. Pavarësish­t problemati­kave, Këshilli informoi se puna ka vijuar, dhe për vendin e veçantë të shpallur nga Presidenti i Republikës ka kualifikua­r dy kandidatët, Eugen Papandile dhe Sonila Bejtja, dhe do të vijojë me shqyrtimin e mëtejshëm të dosjeve. Ndërsa, informoi se përjashtoi nga gara kandidatët Sergjio Mazreku, Sinan Tafaj, Shaqir Hasanaj dhe Zhaklina Peto.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania