Gazeta Shqiptare

Miratohen ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, Lleshaj: Përgjimet ambientale kërkohen vetëm nga komisarët

Përplasje në Komisionin e Ligjeve, ‘ nxehet’ Manja: Si s’e mësove mor burrë këtë votim “Policët mund të ‘ zhvishen’ nga statusi i policit për t’u punësuar si civilë”

-

Komisioni i Ligjeve ka miratuar ditën e djeshme, me 13 vota pro dhe 1 kundër, ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit. Me ndryshimet e reja ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj sqaroi se përgjime ambientale do të kërkojnë vetëm komisarët.

“Keni draftin e vjetër që tashmë tek i riu nuk figuron më. Ligji aktualisht sot siç është në përgjithës­i flet për përgjim ambiental. Ligji i ri është ndryshim tërësor. Nuk flet më për përgjim. Është superrregu­lluar dhe është modifikuar në ekstremin e mundshëm. Vetëm komisarët mund të kërkojnë përgjim ambiental. Përgjimet ambientale nuk janë përdorur nga policia”, - tha Lleshaj. Po kështu, punonjësit e policisë do kenë mundësi të ngrihen në detyra shtetërore, me kushtin për të hequr dorë nga statusi i policit, për t’u punësuar si civilë.

“Iniciativa për të hapur një mundësi transferim­i nuk ka të bëjë me ndëshkimin. Ne besojmë që kjo do bëhet përmes rregullimi­t me vendim të qeverisë. Ne mund ta vendosim veten në kushte fantazie për të parë se çfarë mund të shkojë keq. Ligji i sotëm për Policinë e Shtetit ka një nen që shumë pak e dinë, neni që përcakton statusin e Policisë së Shtetit. Aty thotë ‘ punonjësi i Policisë së Shtetit gëzon statusin e nëpunësit civil’. Nuk është ushtarak. Nuk është se do të ketë humbje ose rrezikim nga ky nen”, - shtoi Lleshaj.

Ndërkaq, ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në Komisionin e Ligjeve ka thënë se të gjithë punonjësit e policisë që janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla si punonjës sigurie. “Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, - u shpreh ministri.

Ky vendim është marrë pas incidentev­e të ndodhura së fundmi në shkolla.

PERPLASJA

Mbledhja në Komisionin e Ligjeve, ku u miratuan me 13 vota pro dhe 1 kundër ndryshimet në ligjin për Policinë e Shtetit, ka pasur një përplasje mes deputetit Adriatik Alimadhi dhe drejtuesit të komisionit Ulsi Manja. Në momentin që Manja ka qenë duke bërë procedurën e votimit, është nxehur nga ndërprerja e Alimadhit. Në fakt kjo nuk është hera e parë, pasi edhe në mbledhjet e tjera të Komisionit, Alimadhi ka ndërhyrë duke krijuar përplasje mes tyre.

PJESË NGA DEBATI:

Manja: Po një sekondë, se s’kam mbaru votimin mor burrë, si s’e mësuat këtë votim. Unë në votim, ky më thotë... Zoti Alimadhi, të lutem mor 1 sekondë, nuk do e shpjegoni. Të mbaroj unë e do merrni fjalën. Atëherë votohet me 13 pro, 1 kundër.

Alimadhi: Kam një vërejtje! Mos u nxehni, se kjo është detyra jonë! Mos u nxeh, se s’ka ndonjë problem kaq të madh. Mos bërtisni, jam njeri i zakonshëm. Manja: Po ti mor zoti Alimadhi më ndërpret në mes të votimit...

POLICET, ROJE NE SHKOLLA

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në Komisionin e Ligjeve ka thënë se të gjithë punonjësit e policisë që janë në një moshë të thyer, do të zhvendosen nëpër shkolla si punonjës sigurie. “Kemi shumë punonjës që janë të vjetër në moshë dhe shërbejnë në ruajtjen e objekteve. E dimë se kemi pasur incidente në shkolla. Ndaj ata do të kalojnë në ruajtjen e këtyre objekteve”, - tha ministri. Ky vendim është marrë pas incidentev­e të ndodhura së fundmi në shkolla.

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania