Gazeta Shqiptare

Shtatë të arrestuar në dy operacione në Fier, shkatërroh­et grupi i grabitësve të gomave, mes të prangosurv­e dhe babë e bir për trafik droge

-

FIER - Policia e Fierit ka arrestuar 7 persona në dy operacione. Gjatë operacioni­t antidrogë të koduar “Mërtishi” ranë në pranga 2 shtetas, të cilëve iu gjet dhe sekuestrua rreth 10 kg lëndë narkotike gati për shitje. Ndërsa, gjatë operacioni­t “Shëtitësit”, u godit një grup që kryente vjedhjen e gomave të makinave në Lushnjë, Fier e Durrës. Vihen në pranga 5 autorët e dyshuar si dhe sekuestroh­en një pjesë e gomave të vjedhura.

NJOFTIMI I PLOTE

Specialist­ët për Hetimin e Narkotikëv­e në DVP Fier, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë operative dhe falë veprimeve të shpejta operaciona­le, organizuan dhe finalizuan operacioni­n antidrogë të koduar “Mërtishi”, gjatë të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: J. Dh., 71 vjeç dhe M. Dh., 42 vjeç ( babë e bir), banues në Mërtish, Divjakë, pasi gjatë kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale rreth 10 kg lëndë narkotike kanabis sativa të bëra gati për shitje. Nga specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Lushnjë, në bashkëpuni­m me specialist­ët për Hetimin e Krimeve në Komisariat­in e Policisë Fier, falë një pune të mirorganiz­uar është finalizuar operacioni policor i koduar “Shëtitësit”, si rezultat i të cilit është bërë i mundur zbulimi dhe dokumentim­i ligjor i disa ngjarjeve kriminale në fushën e vjedhjes dhe krimeve kundër pasurisë.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: E. H., 27 vjeç, banues në Patos dhe K. Sh., 21 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e kryer në bashkëpuni­m më shumë se një herë”;

E. Xh., 19 vjeç, banues në Roskovec, për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpuni­m më shumë se një herë” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”; P. A., 53 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Përvetësim­i i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari­a kriminale”; E. E., 34 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtari­së kriminale”. Nga veprimet hetimore të kryera dhe provat e grumbullua­ra ka rezultuar se shtetasit E. H., K. Sh. dhe E. Xh., në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, janë autorë të 5 rasteve të vjedhjes së gomave të automjetev­e të ndryshme në qytetin e Lushnjës, Fierit dhe Durrësit. Gjatë kontrollit në gomisterin­ë e shtetasit P. A., në Patos, dhe në gomisterin­ë e shtetasit E. E., në Sheq, Fier, janë gjetur dhe sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale disa nga gomat e vjedhura.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në oborrin e banesës së shtetasit E. Xh., në Roskovec, gjetën të mbjella disa bimë narkotike kanabis sativa. Materialet i kaluan Prokuroris­ë, për veprime të mëtejshme procedural­e.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania